Posted by: altruisti | Shtator 30, 2008

Persiatje rreth synimit tonë

Persiatje rreth synimit tonë…

 

Shkruan: Mirsim Maliqi[1]

           

Bismilahirr-rrahmenirr-rrahim[2]

 

            “Paqja qoftë mbi atë që pason udhën e drejtë. Unë adhuroj Allahun, i Cili është i Vetmi që duhet adhuruar. Ai është Zot i gjithë universit. Ai është i Madhërishëm. Vetëm Ai është strehim i paqes dhe sigurisë.”(Hadith)[3]

“A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?” (Kur’ani: El-Muminun: 115) Read More…

Posted by: altruisti | Shtator 21, 2008

Kush mund të bëhet mbartës i dijes

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Kush mund të bëhet mbartës i dijes

Shkruan: Justinian Topulli

Dija për të cilën Allahu dhe i Dërguari i Tij na flasin shpesh, është dija për të cilën njeriu ka nevojë më tepër, dije që të mëson se nga ke ardhur, pse jeton dhe ku do të shkosh. Dija që i jep kuptim jetës së njeriut, dija që rregullon marrëdhëniet në mes Zotit e krijesës dhe në mes krijesës e krijesës. Dija e epërme, për të cilën ka nevojë çdo njeri, ajo që në gjuhën fetare quhet fardul-ajn (obligim individual), status që asnjë dije tjetër nuk e ka.

E cila dije mund të jetë kjo veç dijes së fesë?!

Mbivlerësimin kjo dije e merr edhe për një shkak tjetër, dhe ai është burimi i saj. Nëse dijet e tjera burimin Read More…

Posted by: altruisti | Gusht 24, 2008

Irfan Salihu – Ligjërata rreth diturisë

            Selamun Alejkum!

 

            Po postojmë këtu disa linqe të një seri ligjëratash të hoxhës së nderuar Irfan Salihut, hafidhehullah, të mbajtur shumë vite më parë, në lidhje me diturinë.

            Prej të gjithë ligjëratave, po veçoj këtë ligjëratë:

 

Leximi i librit – KLIKO

           

            Dersin e sipërveçuar inkurajoj me shumë këmbëngulje që ta dëgjoni, madje me shumë vëmendje, me që është tejet interesant dhe motivues. Madje, nëse dikush ka kohë, le ta përshkruaje për hir të Allahut dhe ta dërgoje për ta postuar (bashkëveproni në sevabe!).

 

            Janë 15 ligjërata rreth vlerës së diturisë. Duke mësuar vlerën e diturisë, ju bëheni nxënës i saj.

           

            15 ligjërata mbi diturinë – KLIKO

           

            Wesselamu alejkum,

            Mirsimi

Posted by: altruisti | Qershor 13, 2008

Çfarë vendosa të bëj para 18 viteve

            Esselamu alejkum!

             Linku qe hapet, ne fillim te se ciles, qendron titulli krenar “Cfare vendosa te bej para 18 viteve”, ju drejton drejt nje teme, e cila ne vete perban disa margaritare vezullues, qe nxisin roberit e Zotit te mesojne permendesh fjalet e Krijuesit te tyre, Read More…

Posted by: altruisti | Prill 23, 2008

Shqiptari, emigrimi dhe identiteti i tij

Shqiptari, emigrimi dhe identiteti i tij

Botuar në: Revista Albislam, Viti VI nr. 56, 1 Prill 2008, f. 42-46

 Shkruar nga: Mirsim Maliqi

 Çfarë na ofrohet?

Duke shfletuar faqet e historisë sonë kombëtare, do të vëresh pa dyshim se populli ynë është përpjekur gjithnjë që të ruajë të pacenuar identitetin kombëtar dhe të mbrojë integritetin e trojeve të veta, ato të Shqipërisë Etnike. Sakaq, shfletim i historisë kombëtare nuk përkon  aspak me ndjekjen e një filmi ‘historik’ me brumim të natyrës komuniste-sovjetike rreth Shqipërisë së para gjashtë shekujve, në të cilën Read More…

Posted by: altruisti | Prill 17, 2008

Këshilla e mualimit!

Këshilla e mualimit!

 Një ditë mualimit

nxënësi i ishte afruar

shenjat e shqetësimit

fytyrën e tij e kishin mbuluar.

Shumë hadithe sot

ai s’kishte mësuar

ishte penduar te i Madhi Zot

pasi që kishte mëkatuar.

Mësuesi i mençur,

e vëren me kujdes,

nxënësin e tij të hutuar,

që kishte ardhur për ders.

Ashtu si duhet,

ai s’ishte përgatitur,

pasi që siç thuhet,

në haram syri i kishte ikur.

I kanë kujtuar: talebul ilm ti je,

të gjithë të kanë këshilluar,

përqëndrohu në fe,

në Xhennet ke për të shkuar.

I afrohet mësuesi,

o nxënësi im, ai i thot’,

në sytë e tu pakënaqësi,

unë po shoh sot.

Ç’farë ke kështu,

ti mua më trego,

unë jam për ty këtu,

të të këshilloj.

O i dashur mualim,

Jam fort i shqetësuar,

Disa hadithe unë kam harruar,

a mos ndodh kjo pse kam mëkatuar?

Mualimi i qetë,

mendjeprehtësi të madhe tregoi,

nxënësin e tij të urtë,

e mori dhe e këshilloi.

Ai me plot urtësi,

e mori e ia tha ca fjalë,

nxënësit të tij,

që do jetë një thesarë.

O biri im! Këtë që ti mëson,

Allahu gjithëkujt s’ia dhuron.

I tha: Mësuesit tanë,

kur na kanë mësuar,

një këshillë na kanë lënë,

e kur për të mos e harruar.

Ata ngritnin zërin me plot ton,

thonin dituria është dritë,

E mëkatari atë s’e meriton.

O nxënësi im,

që hadithit i shërben,

fytyra jote plot shkëlqim,

një mësim më len.

Te Allahu duhet penduar,

Ai ka për të na mëshiruar.

Allahu robërve të Vet të sinqertë,

shpërblime i ka premtuar,

Xhennetet në Përjetësi,

e fytyra të ndritura me plot nur e shkëlqësi.

 

Nga: Mirsim Maliqi, Kumanovë më 31.10.2007

 

P/S: Inspiruar nga ngjarja e Imam Shafiut dhe këshilla e mësuesit të tij, Vekiut… Me disa ndryshime, kështu si më lartë ngjajshëm qe rasti i Imam Shafiut, Allahu e pastë në mëshirën e Tij! Aty ku kam gabuar, lus Allahun azze ue xhele të më falë!

Posted by: altruisti | Mars 11, 2008

Nje propozim rreth perkthimeve islame

 Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Es-Selāmu álejkum!

Para se të shfaq propozimin, paraprakisht po inkurajoj ndonjë prej përkthyesve që të hape një ‘yahoo group’, e cila i kushtohet përgjithësisht botimeve islame, e përkatësisht përkthimeve nga gjuha arabe, angleze, boshnjake, etj. me tematikë islame, në gjuhën shqipe, në mënyrë që të dihet se ç’po përkthehet, sa është përkthyer dhe kush çka po përkthen, e që kjo i ndihmon të gjithëve, si shtëpive botuese, botuesve privat, përkthyesve (në mënyrë që  të mos përkthejnë një libër që veçse po përkthehet), pastaj edhe atyre që bëjnë shkrime-analiza-esse-libra, e që duke i frekuentuar bibliotekat kombëtare (Shkup-Tiranë-Prishtinë) apo libraritë t’i referohen librave inshaAll-llahu teála, etj.

Propozimi ka të bëjë në lidhje transkribimin e alfabetit arab në tekstet shqipe, gjë që e shoh shumë të nevojshme, si rrjedhojë e asaj që shoh parregullësi të shumta gjatë përpilimit të teksteve islame, sidomos në ato ku tregohen hadithe, lutje (duá), edhkāre, të cilat tregohen të përkthyera me shoqërimin e origjinalit.

Një ditë më ra në dorë një libër i profesorit të nderuar, Feti Mehdiut, kontributi i të cilit sa i përket gjuhës arabe në letrat shqipe është shumë i madh; Allahu ázze ue xhel-le e shpërbleftë. Gjeta “Flasim arabisht” të (në atë kohë Mr.) Dr. Feti Mehdiut, i botuar nga (në atë kohë) “Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës”, më vitin 1987, libër ky i cili vlen të ribotohet, duke pasë parasysh vlerat që ka.

Transkribimin e alfabetit arab profesori e ka bërë mjaft mirë, gjë që më pëlqeu tej mase. E shoh shpesh, bie fjala, fjalët-fjalitë: “salallahu alejhi ue selem, xhele shanuhu, azze ue xhel, subhanehu ue teala, xhezakallahu hajren, es-selamu alejkum, etj.” që përdoren më shpesh janë përplot me gabime gjatë shqiptimit, dhe kur ndalem të dëgjoj dikend që i ka mësuar këto pa e njohur alfabetin, shoh se është larg shqiptimit të drejtë, e të mos flasim për duátë apo dovat (suret), të cilat mjerisht i kanë mësuar përmendësh me shumë gabime.

Prandaj po çeli një temë, që të diskutojmë në lidhje me këtë çështje, dhe duke e lutur Allahun ázze ue xhel-le që të na jep sukses, në mënyrë që të gjithë përkthyesit e teksteve islame të kenë një qëndrim se si të shkruhen fjalët arabe të transkribuara me shkronjat tona.

U mundova t’i gjej (tek Symbol…) të njëjtat karaktere që ka përdorur profesori Dr. Feti Mehdiu, porse qe e vështirë ta bëj një gjë të tillë, porse po sjelli diçka të përafërta a të ngjajshme, e disa edhe të njëjta.

Ai propozon që, zanoret e gjata të shënohen me një vizë përmbi shkronjë ā ī ū. Pastaj, edhe -siç thotë profesori- (citoj): “zanoren ā e gjeni edhe si ä. Ndryshimi i këtyre në të folur qëndron aty se kjo e dyta ä, paraqet një mesozanore ndërmjet a-së dhe e-së, por që më shumë anon kah a-ja”.

Lexoni në vijim disa fjalë, të cilat i nxjerra nga libri (fq. 8), porse symbolet i përzgjedha vet (sipas dëshirës sime), sa për të treguar idenë, e më pas mund të vijnë edhe vëllezërit e tjerë me propozimet e tyre. I keni të ngjyrosura me të kuqe për t’i dalluar më lehtë dhe njëherit edhe me font të zmadhuar:

Ĥ p.sh. ĥal-lākun, ĥalībun, ĥasanun (apo me shkronja të mëdha: Ĥal-lākun, etj.)

Ħ p.sh. ħidmätun, ħaraxha, muħrixhun, etj. Kjo është h-ja grithëse, e që me shkronja të mëdha (më tej: Sh. M.): Ħaraxha, etj.

Ş p.sh. şadrun, şabrun, şihhatun, etj. Sh. M.: Şadrun, etj.

Ð p.sh. marīđun, đaraba, đajfun, etj. Sh. M.: Ðaraba, etj.

Ţ p.sh. ţālibun, ţābikun, ţa’āmun, etj. Sh. M.: Ţālibun, etj.

Ź p.sh. źuhrum, źahrum- źanna, etj. Sh. M.: Źuhrum, etj.

Á p.sh. ájnun, ákilun, áfvan, etj. Sh. M. Ájnun, etj.

Ķ p.sh. ķalbun, ķalamun, ķalīlun, etj. Sh. M. Ķalbun, etj.

Pra bëhet fjalë për këto shkronja: ĥ (Ĥ), ħ (Ħ), ş (Ş), đ (Ð), ţ (Ţ), ź (Ź), á (Á), dhe ā ī ū ä, të cilat me ju kërkoj t’i diskutojmë. Fundja, nëse është kërkesë ekstreme kjo që po bëj, që të gjithë përkthyesit dhe autorët të kenë një qëndrim gjatë transkribimit, atëherë të paktën, bile të kemi të njëjtën metodë gjatë shkruarjes së disa fjalëve-fjalive që pordoren më shpesh, si p.sh., salallahu alejhi ue selem, që duhet të jetë (sipas propozime që bëra më lartë) salAll-llahu álejhi ues-Seläm, apo shumë fjalë të tjera të cilat i përdorim vazhdimisht në çdo shkrim a libër, të cilat mund t’i përmendni në vijim.

Si mendoni ju??? (Vini re, s’po kërkoj formimin e ndonjë kongresi të drejtëshkrimit, :D , porse thjesht disa rregulla)

Sinqerisht e vëllazërisht… Ues-Selämu álejkum!

Juaji në Islam, Mirsimi!

Posted by: altruisti | Mars 1, 2008

Kendim Kur’ani… Nga sureja: Err-Rrahman (Meshiruesi)

Kendon, hafizi i njohur e i nderuar per shumicen e besimtareve mysliman, te cilet zemra i kane te mbushura plot me dashuri ndaj Kur’anit FJALES SE ALLAHUT TE MADHERISHEM, Abu Bakr el Shatri, Allahu e ruajt dhe e befte te dobishem per mbare Ummetin…

Hafiz Esh-Shatry, mbetet nje nder hafizet qe me se shumti e percjelli, kendimi i te cilit me kenaq… Allahu azze ue xhel e shperblefte me Xhennetin e Firdeusit! Amin!

http://youtube.com/watch?v=mTH5E-da3QU

Vizione 10

Shkup , janar  2008

www.inteligjencashqiptare.org

                                          

Doc.sc. Nazmi Maliqi§

Gjepolitika shqiptare ballkanike –

dhe njohja ndërkombëtare e pavarsisë së Kosovës

Hyrje

Faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan do të ndodhë vetëm me institucione shtetërore stabile që duhet të ndërtohen në Shqipëri dhe Kosovë. Duhet të pranohet fakti se faktorizimi i një kombi mund të ndodhë vetëm me ndërtimin e vlerave, që i japin kuptim rregullave dhe funksonimit institucional të brendshëm, duke u ndërtuar në vlerat e ndërvarësisë në kultivimin e marrëdhënieve ndërkombëtare (bilaterale dhe multilaterale).

Faktorizimet e një kombi mund të ndodhin vetëm me lobime, me hulumtim të miqve, kërkimi i alencave me popujt e tjerë në ndërtimin e vlerave reciproke, në ndërtimin e një stabilitetit të qëndrueshëm, të brendshëm dhe regjional. Ndërsa për ndërtimin e poltikave të llobimeve dhe miqësive, të qenurit konkurent, me vlera, të qëndrojë vlersëmi se je domethënës. Kjo domethënie e ndërvarsisë bazohet edhe në vlerat e integrimit, ku deri diku gërshetohen vlerat që krijojnë një interes reciprok, në mes dy apo më shumë shteteve. Faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan do të ketë kuptimin, nëse arrijmë të jemi konkurent në standardet integruese evro-atlantike.

Gjeopolitika nënkupton “qasjen ndaj politikës”,që vënë në dukje nje veprimtari, me të cilën njerëzit organizojnë, ruajnë dhe ndryshojnë rregullat e veprimit. Në thelb bëhet fjalë për një aktivitet shoqëror, i cili nga njera anë është i lidhur në mënyrë të pandashme me ekzistencen e dallimeve dhe kundërshtimin e interesave, dhe në anën tjeter me nevojën për bashkëpunim dhe veprim kolektiv, në një rrugtim strategjik teorik dhe praktik, për të krijuar ndikimet, duke ndërtuar pozicion kombëtarë dhe fetar në një regjion të caktuar.

•1.       Faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan

       përmes shpalosjes diplomatike të fakteve

Shqiptarët ndodhen në një shtrirje gjeostrategjike, ku janë kryqëzuar gjithmonë rrugët ndërmjet Perëndimit e Lindjes si edhe ato që zbresin nga Evropa qendrore. Sikur të ekzistonin partnerite të llobimeve me shtetet që kanë pasur interesin në Gadishullin Ballkanik, apo sikur të parët e tonë të kishin mundur të organizoheshin në një shtet, ku do të përfshiheshin tokat e banuara me shumicë shqiptare, mund ta kishin ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve politike dhe ushtarake, duke e bërë vetë faktorizimin në Ballkan e në Mesdheun e Lindjes.

Për këte arsye, sot në kohë të pritjes të njohjes ndërkomëtare të shtetit të Kosovës, diplomatët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, shtresat intelektuale shkencore dhe populli i Kosovës, nuk duhеn ta ndjejnë vetën të lodhur nga negociatat për definimin e statusit final për pavarësinë e Kosovës. Këtë moslodhje, duhet ta mbështesim në faktin se në anën e Kosovës qëndrojnë faktet historike shekullore, qëndrojnë faktet, për gjendjen e shqiptarëve pas Kongresit të Berlinit (1878), koha e shpërnguljeve masive me dhunë e mbi 612 katundeve shqiptare prej Krahinës të Nishit, Leskovcit, Prokupjes etj.  Zbardhja e fakteve për periudhën e okupimit serb të tokave shqiptare në mes dy luftërave botërore, periudha  pas vitit 1945 e integrimit të dhunshëm të shqiptarëve me krijesën shtetërore të quajtur Jugosllavi, fakte edhe të kohës më të re të viteve 1981, 1987 – 1998 dhe sidomos ato të viteve  ‘98-99, kur Serbia ushtroi gjenocidin në popullin e pambrojtur shqiptar në Kosovë, kur kishte hаrtuar një strategji për “një tokë të djegur” dhe pa shqiptar.

Katastrofa humanitare në Kosovë (1998 – 1999) ishte nga pasoja e dhunës që ushtroi pushteti serb, mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë.[2]  Në fakt, me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve nga pushteti serb, u sëndërtua parimi i së drejtës ndërkombëtare se: “kur shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut, kur ushtrohen format e represionit të gjenocidit, aty edhe përfundon sovraniteti shtetëror”.[3] Qeveria serbe njëherë e përgjithmonë, duhet t’i bindet fakteve historike, dhe t’i bindet faktit se me “Marrëveshjen ushtarako – teknike të Kumanovës”[4] për tërheqjen e forcave ushtarake – policore dhe paramilitare serbe nga toka e Kosovës, definitivisht me këte e ka nënshkruar edhe kapitulimin si okupator, dhe prej atëherë Serbia e sotme nuk ka më asgjë të përbashkët në elementin e sovranitetit shtetëror me Kosovën. Serbia nëse pranon realitetin e krijuar në gjepolitikën ballkanike, apo rolin e ri të shqiptarëve në Ballkan, duhet t’i bindet të derejtës ndërkombëtare, se si duhet të krijohen rrethanat diplomatike për arritjen e marrëveshjeve fqinjësore me Kosovën.

Këto janë argumentet e elitës shqiptare, për lobim për njohjen nderkombëtare të pavarsisë së Kosovës. Jemi dëshmitarë se këto argumente i dëgjojmë edhe në vokabularin diplomatik edhe të “liderëve të shteteve”[5] të cilat janë të rradhitura në mbrojtje të velerave univerzale mbi të drejtat e njeriut, në këte pjesë të Evropës. Sot, duhet një mobilizim apo një një ngritje e mënyrave të komunikimit ndërkombëtar, se këto fakte, duhet të jenë retorikë e përditshme në analet diplomatike, intelektuale dhe politike mbarë shqiptare, gjithandej ku do të vien në shprehje paraqitja e përfaqësuesve të Kosovës, në njohjen ndërkombëtare të pavarsisë se Kosovës.

Të gjithë këto aktiviteve diplomatike duhet të përcillen me motiv, dashuri atdhedashëse dhe kureshtje nga populli i Kosovës, duke e ruajtur besimin dhe duke qenë të kujdeshëm ndaj institucioneve të Kosovës, sidomos ndaj bartësve të punëve diplomatike të udhëheqësve shqiptar. Këto aktivitete duhet të jenë edhe pikësynim i partive politike në ndërtimin e koalicioneve stabile qeveritare. Në këto situate, politika nuk duhet të kuptohet vetëm si “art i së mundshmës”, por edhe si “synim për ta kuptuar politikën si art për të bërë të pamundshëm”. Pa idelogjizim të panevojshëm, mosmarrëveshjet të shëndrrohen në projekte të marrëveshjeve. Koalicioni stabil ndërpartiak, me një Qeveri stabile, me një bashkëpunim të ngushtë me partitë opozitare dhe partitë jashtë parlamentare, bashkëpunimi i ngushtë me universitetet, me sektorin jo qeveritar, me afaristët legal (që respektojnë ligjet e Kosovës), do të ngrit kuptimin e faktorizimit të shtetit më të ri në Evropë. Për elitat  politike parlamentare dhe qeveritare, është koha e fundit, që të rrumbullaksojnë Kushtetutën e shtetit të Kosovës dhe të gjitha ligjeve, normat juridiko – kushtetuese dhe implementimi i tyre, të cilat do ta definojnë rendin shtetëror demokratik të Kosovës.

Në krijinimin e marrëdhënieve shtetërore të Kosovës, në modalitet për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, sikur më i afërt është koncepti diplomatik për njohjen ndërkombëtare, pasise Kosova, e ka shpalljen defakto të pavarsisë, këte e ka legjitimuar edhe me referendumin plebishtitar në vitin 1991. Mandej ekzistojnë konstatime edhe të zyrtarëve të BE-së, se edhe marrëveshja teknike e Kumanovës por edhe “Rezuluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”[6] përmbajnë një  bazë të mjaftueshme e bazuar edhe në të drejtën ndërkombëtare, për njohjen ndërkombëtare të pavarsisë, apo të shtetësisë së Kosovës. Politikanët, liderët e partive politike të pozitës dhe opozitës, intelektualët dhe qytetarët e Kosovës, me siguri se varijanti i pranimit të ndërkombëtar i pavarsisë së Kosovës, pa rishpallje të pavarsisë nga Kuvendi i tashëm, duhet të kuptohet si fitore diplomatike, ndaj gjithë atyre që në mënyra të ndryshme tentojnë të nivelizojnë të veçantën qe e ka Kosova, me disa krahina në disa vende të ish BRSS-së, apo edhe me serbët e B dhe H dhe gjetiu. Kosova dallon nga të tjerët, deri në finalizimin e shtetësisë, është i njohur fakti se Krijimi i kontuinitetit shtetëror të Kosovës duhet ndërtohet në themelet e Kushtetutës së Kaçanikut të vitit 1991.

Pavarësia ka të bëjë me forcimin e besimit të qytetarëve të Kosovës, dhe të gjitha subjekteve të saj, të sëndërtojnë në praktikë fillestare, me pakon ligjore bazuar në dokumentin e Ahtisarit, si dokument më të favorshëm për të bërë një promovim diplomatik edhe me shtetet e tjera për të pranuar pavarësinë e Kosovës.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës apo rishpallja dhe pastaj njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës, të përcillet me vullnetin dhe ndërgjegjën, që të gjithë shqiptarët e miqët e tyre të jenë në shërbim të pavarësisë: politikanët, profesorët, biznismenët, dhe të gjithë ata të cilët e duan një Kosovë të pavarur dhe faktorizimin e natyrshëm të shqiptarëve në Ballkan. Dëshira për pavarësi si synim shekullor mbarshqiptar, e drejtë legjitime e popullit të Kosovës për pavarësi, e ndërtuar me përmbajtje të sakrificës të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për Kosovën, për krijimin e legjitimitetit shtetërorë, do të eliminonte dilemat dhe brengosjet, se dëshira për pavarësinë e Kosovës, do të jetë e kërcënuar edhe nga projekte të cilat nuk do të krijojnë mirëqenie dhe ardhmëri të lumtur për qytetarët e Kosovës.

2. Pavarësia e Kosovës dhe çka pas pavarësisë

Duhet të inkurajohen fuqishëm të gjithë ata studiues që afirmojnë interesin e sigurisë nacionale, që Kosova të jetë e gatshme që menjëherë posa të zgjidhet statusi i saj, të krijojë strategjinë themelore gjithëpërshirëse nacionale për “sigurinë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”[7]. Kosova si shtet do të ketë mundësi për bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare nga fusha e sigurisë, çka do të ndikonte në rritjen e stabilitetit në vend dhe rajon. Shkalla e suksesit në realizimin e kësaj politike varet nga arritja e stabilitetit të brendshëm dhe e konsolidimit të shoqërisë demokratike dhe të drejtave të njeriut, të zhvillimit ekonomik, konsolidimit të institucioneve dhe instrumenteve të sigurimit, ngritje e besimit për t’u investuar në Kosovë nga kompanit ndikuese të biznesit të BE -së, SHBA-së, Japonisë etj., duke e afirmuar Kosovën në vazhdimësi si një faktor progresi e kontribues në proceset e politikave rajonale dhe globale.[8]

Arritja e vijave diplomatike që të përgatitet Kosova, që pas njohjes ndërkombetare të pranohet edhe anëtare e OKB-së, të fillojë procedurat për pranim në BE dhe NATO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, politike dhe ekonomike. Synimet e krijimit të diplomacisë stabile për ndërtimin e shtetit, duke u inkorporuar në projekte të bashkëpunimit regjional, duhet të fokusohen në projekte të konsultuara me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n. 

Mandej, aktivitet për ndërtimin e shtetit të Kosovës, në marrëdhëniet ndërkombëtare, për krijimin e raporteve diplomatike të marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale për bashkëpunim diplomatik, ekonomik, kulturor, sportiv e etj., shqiptarët e Kosovës, duhet të orientohen më bindshëm në krijimin e idenditetit shtetëror kosovar, që mos ta përjetojnë fatin e marrëveshjeve paqësore të rrugëtimit të diplomacisë evropiane për njohjen e pavarsisë të Shqipërisë.[9]

Me siguri se edhe pas fillimit të njohjes ndërkombëtare të Kosovës, në valën e lojërave politike për kundërshtimin e njohjes ndërkombëtare, që e bën Federata Ruse dhe aleatët e saj, do të veçoja për këte rast dy deklarata të mbështetura me fakte, ajo e Brus Xheksonit, kryetari i organizatës joqeveritare “Projekti për demokracinë në tranzicion”  (30 tetor 2007) kur thotë se, statusi i pazgjidhur i Kosovës e bën situatën e tensionuar në Maqedoni, Bosnje dhe në tërë Evropën Lindore. I njëjti afron argumente se izolimi i Sërbisë nga Bashkimi Evropian do të bëhet nga vetë ajo, duke mbetur në pozicionet në kundërshtim të statusit të pavarësisë së Kosovës dhe lejimit të rregullave (te ekonomisë informale) të kapitalit rus, jashtë standardeve që ofron BE-ja për shtetet që janë aspirate.

Në këte drejtim mund të veçohet edhe Deklarata e dytë, ajo përfaqësuesit slloven Jellko Kacin (1 nentor 2007), ku shteti i tij nga fundi i dhjetorit ka pranuar mandatin e kryesuesit të Bashkimit Evropian, për të përditshëm austriake “Standard” thotë se: “Sërbia sa më shumë të bëhet e pjekur politikisht dhe e vetëdijshme për ta pranuar pavarësinë e Kosovës si realitet, Serbia mund te bëhet epiqendër e ndryshimeve pozitive ne Ballkan”.

Përkundër fakteve, se pavarësimi i Kosovës e stabilizon rajonin Ballkanik, megjithëatë ekzistojnë konstatime të përpunuara mirë, se nuk ka gjasa reale, qe elitat politike serbe (të motivuara nga ato ruse) të ndryshojnë qëndrimin e tyre, për një kohë kundër, për pavarsinë e Kosovës. Si duket, shumica e politikanëve dhe intelektualëve serb, nuk dëshërojnë t’i vejnë në përdorim përvojat për krijimin e një regjioni Ballkanik të stabilizuar, ashtu siç vepruan me politikat e tyre pajtuese gjermanët dhe francezët, që ishte edhe baza për krijimin e BE -së.  Elitat politike serbe, për një kohë shumë të shkurtër, do t’i binden faktit për fajësinë dhe dëmin që me shekuj ia kanë shkatuar serbët shqiptarëve. Gjeneratat e ardhshme politike serbe nuk do të krenohen me shembujt e miqësisë që kanë krijuar parardhësit e tyre, pasi se pushtetet serbe historikisht njihen si okupator dhe ndërtues të pozitave serbe në Ballkan në dëm të shqiptarëve dhe boshnjakëve musliman. Pas njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, krahas ndërtimit të politikave për bashkëpunim regjional, bazuar në standardet evro – atlantike, duhet të vjen në shprehje një “detant” [10] ballkanik, apo edhe një detant shqiptaro – serb. 

Elitat politike të Kosovës, pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, me siguri se  do të përballen me sfida të reja. Është e qartë se periudha më shumë se 60 vjetë e një rezistence për të konkretizuar shtetësin, shqiptarët e Kosovës nuk do ta çvlerësojnë. Pastaj nëse e kemi parasysh faktin se Kosova ka kaluar përmes veprimeve luftarake drejt pavarësisë dhe është në kërkim të përshtatshmërisë së funksionimit të të gjitha institucioneve dhe organizimit të shoqërisë, në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës që, është që sa më pak të reflektohen pasojat që i ka shkatuar lufta. Kosova ka potenciale institucionale dhe intelektuale të cilat mund të ofrojnë zgjidhje për situatat e krizave, ndërsa, përmes zhvillimit të bashkëpunimit dhe integrimit, ajo do të zhvillojë kapacitetet e veta institucionale. Institucionet e Kosovës, krahas kritereve politike, ekonomike dhe të sigurisë si NATO dhe standarde të BE-së, do të ndërmarrin aktivitete të nevojshme dhe të përshtatshme për ngritjen e aftësisë së sigurisë, ekonomisë, rendit etj,

3. Gjendja aktuale politike e sigurisë në Kosovë:

Definimi i statusit politik përfundimtarë të Kosovës dhe faza që do ta shoqërojë, pas pavarësisë, pritet që të hap mundësi të reja për të dizajnuar një sistem efektiv të “kulturës politike”[11], sigurisë nga institucionet vendore në bashkëpunim me ato organizma ndërkombëtare, që do të kenë prezencë të qëndrueshme në Kosovë edhe pas përcaktimit të statusit siç janë NATO-ja dhe misioni i BE-së. Ndërtimi i poltikave të sigurisë shtetërore në Slloveni, Hungari, Çeki, shteteve të Baltikut, të cilat tani janë anëtare të NATO-s dhe BE-së, duhet t’i shërbejnë si përvojë edhe qeverisë së Kosovës. 

Shqetësime për kontroll institucional, për punën e strukturave udhëheqëse është i arsyeshëm. Është i nevojshëm bashkëpuni me institucionet ndërkombëtare, për zhvillimin e politikës shtetërore, me prioritetet e përcaktuara: aktivitete diplomatike për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, promovimi i programeve të qarta ekonomike për zhvillimin ekonomik; sigurinë sociale dhe prosperitetin kulturor; zhvillimin demokratik të institucioneve; lirinë dhe barazinë nacionale; respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Bashkëpunimi ndërkombëtar i Kosovës dhe institucioneve të saja, duhet te jenë të  bazuara në agjendën e standardeve të BE-së dhe NATO-s.  Bashkimi Evropian, në përshpejtimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, duhet të korigjojë gabimin për dëmin, që ia shkatoi Kosovës, në vitin 1991-1992[12]. Do të ishte me rëndësi të madhe për adaptimin e përgjithshëm të shoqërisë dhe institucioneve të saj me standardet dhe procedurat e botës së zhvilluar. Duke u mbështetur në analizat e formulimit të interesave shtetërore (nacionale), si dhe në bazë të vlerësimeve për një zhvillim strategjik, veçanërisht në aspektin e sigurisë së Kosovës.

4. Çka paraqet Marrëveshja e Ohrit në R. e Maqedonisë –

    cila është lidhshmëria me Kosovën ?

Marrëveshja paqësore e Ohrit, me implementimin e amandamenteve kushtetuese, në masë të konsiderueshme e ndryshoi kornizën demokratike të sistemit të mëparshëm të vendit. Si pasojë e konfliktit luftarak të vitit 2001, dhe nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare,  me marrëveshjen e Ohrit është rivendos modeli i cili duhet të krijojë paqë ndëretnike, më tepër  stabilitet dhe siguri në vend.  Me këto ndryshime u krijua rasti që edhe teoria shoqërore tek ne, të merr hapin me kohën në sqarimin e fenomeneve politike, ekonomike, sociale të sigurisë etj. Kjo marrëveshjeje e pranuar ndërkombëtarisht, me të drejtë njihet si dokument i paqes dhe e kompromisit, me vizion për mirëqenjen e qyterëve të Maqedonisë, si pjesë e dialogimit që jetësoi vlerat diplomatike si kuntribut për kthimin e paqes. Nëse analizohet rëndësia e Marrëveshjes së Ohrit, në ndërtimin  e shtetit të ri të RM-së, faktet që ofrohen janë shqetësuese për vonesën e implementimit të një dokumenti i cili llogaritet si dokument që i ka dhënë vlerë fundamentale  Kushtetutës së Maqedonisë, që të njëjtën ta pranojnë edhe shqiptarët. Ky shqetësim bazohet në vonesën e sjelljeve të ligjeve që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe, Ligji për përdorimin e flamurit shqiptarë si dhe inkuadrimi i shqiptarëve sipas përqindjes proprcionale. Partitë politike maqedonase që përbëjnë kolacionin qeveritar, sikur dëshirojnë të manipulojnë me këte Marrëveshje, apo sikur dëshirojnë të harrojnë se kjo marrëveshje i dedikohet ndërtimit të raporteve shtetërore shqiptaro – maqedonase.

Edhe pas gjashtë viteve të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, parashtrohet pyetja, sa u ngritë niveli i mirëbesimit reciprok shqiptaro – maqedonas? A mjaftojnë vetëm ndryshimet kushtetuese dhe sjellja e ligjeve apo realizimi i disa pikave nga anekssi C, që të kemi vlerësime reale për besueshmërinë ndërnacionale, për kulturën shtetërore, për kulturën politike, për kulturën për paqen dhe për një stabilitet të qëndrueshëm institucional në Maqedoni. Me keqardhje mund të konstatohet edhe fakti se kësaj marrëveshje i mungoi komponenta ekonomike, që është natyrë e historisë së marrëveshjeve paqësore. Ky hendikep ekonomik më së tepërmi hetohet në mungesën, apo në mosinvestimin në vendet të përfshira në konflikt, dhe në mos risocializimin e invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve dhe pjestarëve të tjerë të UÇK-së.

Edhe në Maqedoni, projektet e bashkëpunimit regjional të bazuar në standardet e BE-së dhe NATO-s mund të implementohen vetëm nëse ekzistojnë elita politike që janë të prirë të nxisin procese pozitive (dhe përkrahja e tyre). Në vtin 2007, bartësit e funksioneve në Qeverin e Maqedonisë, më tepër kishin aktivite mediale promivuese, dhe më pak sëndërtim të implementimit të standardeve, që e shpejtojnë rrugën për antarësim në BE dhe NATO. Ndërsa sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, Qeveria e Maqedonisë duhet më bindës t’i përkushtohet paraqitjeve publike që mund të jenë pajtuese, që do të krijojnë hapësirë për realitetin e konstelacionit të ri, të një Maqedonie të re, me jetësimin e kësaj marrëveshjeje.

Në vigjilje të pritjes së ftesës për antarësim në NATO dhe për fillimet e bisedimeve për antarësim në BE, në cilësinë e shtetit kandidat, Qeveria e Maqedonisë ndërmorri disa aktivitete që prishen ekuilibrimin e prioriteve politike, ekonomike apo edhe të projekteve që kanë të bëjnë me mirëqenjen e qytetarëve. Rasti tragjik i intervenimit policor në Brodec, pastaj vendimi i Gjyqit kushtetues për abrogimin e disa neneve që kishin të bëjnë me përdorimin e flamurit shqiptar, në kohë kur pritet të fillojnë procedurata ndërkombëtare për njohjen e pavarësisë së Kosovës, krijohet dyshimi se në formë të tërthortë me dije apo pa dije, qeveria e Maqedonisë i kontribuon situatave konfliktuoze. Kësaj situate konfliktuoze politike (shtator 2007), me sjelljet e tyre i kontribuan edhe disa deputet dhe disa qeveritar shqiptar, me rastin e rrahjes së tyre në mes veti në lokalet e parlamentit. Këto sjellje konfliktuoze, me zënka ndërpartiake të tyre, vazhdojnë të jenë aktivitet i përditshëm, vërehen edhe me prononcimet e tyre publike, që shpeshherë ndjellin urrejtje brenda shqiptare, dhe janë jashtë çdo norme të etikës politike.

Sipas shumë vlerësuesve dhe njohësve të politikave të sigurisë shtetërore, me rastin e Brodecit, dhe disa raste tjera, konstatohet se Qeveria  e Maqedonisë,  iu ka shmangur parimeve të Marrëveshjes së Ohrit, parimeve kushtetuese dhe rregullave të përalajmërimit te hershëm për menaxhimin paqësor me krizat.

Nga përvojat e shteteve në trazicion, por edhe nga përvojat me të cilat u ballafaqua Republika e Maqedonisë, në katermbëdhjetë vitet e fundit u dëshmua fakti se për stabilitetin e shtetit dhe për sigurinë e tij nuk janë vendimtare forcat represive, ushtria e fort dhe policia, por se ndikimin për krijimin e një shoqërie stabile me një siguri të qëndrueshme janë disa parametra të tjerë si: ngritja e nivelit të demokracisë, respektimi i të drejtave të njeriut, ekzistimi i partive stabile, kultivimi i raporteve të mira ndëretnike, mirëqenja ekonomike dhe sociale etj . Stabiliteti politik, ekonomik dhe i sigurisë i Maqedonisë ka një ndëvarësi reciproke edhe me zhvillimet në Kosovë, qofshin ato zhvillime pozitive apo negative.

5. Integrimet euro-atlantike; Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria në

   marrëdhëniet ndërkombëtare me refleksion në Ballkan;

Proceset e integrimit evroatlantik janë të lidhura ngushtë me bashkëpunimin regjional. Republika e Maqedonisë dhe Shqipëria, përmes Kartës së Adriatikut (projekt i NATO-s) dhe standardeve integruese të BE-së, për jetësimin e interesave strategjike për antarësim në strukturat evroatlantike në NATO dhe BE, ështe bazuar në modelet e bashkëpunimit regjional. Me këto interesa definohen vlerat, edhe për bashkëpunimin me fqinjët, si nxitje themelore e bashkëpunimit regjional, e cila mund të arrihet përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, kulturor, arsimor dhe lloje të tjera të bashkëpunimit si të atij bilateral dhe regjional. Në këto zhvillime politike, ekonomike, kulturore etj, shqiptarët ku do që shtrihen në regjionin balkanik, duhet të kenë një pikë (qendër) të përbashkët kordinuese ndërshqiptare. Me këte do të vendosej dialogu shqiptar me popujt e tjerë, në disa nivele dhe në më shumë fusha, dhe do të krijohen më tepër mundësi për besimin më të madhë në ofrimin e popujve që jetojnë në shtetet e Evropës Juglindore. Kjo nënkupton aktivitetin diplomatik, për dialogim në definimin e vlerave të përbashkëta të cilat do të krijonin ambijentë për stabilitet të brendshëm dhe bashkëpunimim regjional. Shpallja e pavarsisë së Kosovës dhe njohja ndërkombëtare, stabilizimi institucional i brendshëm i Shqiperisë dhe i Maqedonisë dhe pranimi i ftesës për antarësim në NATO, do të ishte kontributi më i çmueshëm për faktorzimin e politikave ndërkombetare të këtyre tre shteteve në Evropën juglindore.

Për hulumtimin e problemit të sipërpërmendur me rëndësi të veçohen disa aspekte, siç janë:

  • fizionomia e re politike e zgjerimit të NATO-s, sidomos në Evropën Juglindore;
  • çështjet politike dhe rrethanat ekonomike dhe të sigurisë në Maqedoni dhe Kosovë, dhe në rajon pas vitit 1999;
  • ndryshimet në organizimin e brendshëm të Republikës së Maqedonisë me Marreveshjen kornize te Ohrit të vitit 2001,
  • rritja e rolit të NATO-s dhe BE-së në zgjidhjen e problemeve nacionale dhe regjionale në Ballkanin perëndimor, si dhe
  • një komponentë që duhet bindshëm te ngritë nivelin e bashkëpunimit regjional, është definimi i statusit të pavarësisë së Kosovës, apo krijimi i raporteve të reja nderfqinjësore pas statusit.

Në këte drejtim nuk duhet të mungojë qasja serioze e strukturave qeveritare dhe joqeveritare, partive politike në pozitë dhe opozitë që në procesin e integrimeve Evroatlantike në kuadër të projekteve që ofrohen nga NATO-ja dhe BE-ja, secili shtet ndaras dhe bashkarisht  shtetet e Ballkanit perendimor  të obligohen:

  • Të punojnë në kuadër të Bashkësisë ndërkombëtare që të zhvillojnë strategji të përbashkët për shpejtimin e zhvillimit demokratik dhe ekonomik në regjion.
  • Të angazhohen për paqë të qëndrueshme dhe afatgjate, prosperitet dhe stabilitet në Evropën juglindore,
  • Të i vazhdojnë reformat demokratike,
  • Lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe
  • Të krijohet koncepte dhe politika pajtuese me elemnte të kuptueshme për një ndërvarshmëri fqinjësore e mbështetur në vlera bashkëkohore, për krijimin e rrethanave për një stabilitet më afatgjatë të marrëdhenieve fqinjësore.[13]

Nga fakti i bashkëpunimit regjional dhe ndërfqinjësor, duke e respektuar edhe integrimin e gjithëmbarshëm të brendshëm, brenda shtetit, me inicijativat që burojnë nga strukturat evroatlantike, nga strukturat qeveritare dhe çarqet akademike, duhet të favorizohen idetë e hapjes së kufinjëve. Duke i zëvendësuar burimet e djeshme të konflikteve ballkanike me format bashkëhore të bashkëpunimit rajonal në një model të ri gjeopolitik të mirëqenjes dhe paqes, sigurisë dhe prosporitetit Ballkanik. Unë mendoj se dy shtetet Kosova dhe Maqedonia e kanë një rast ideal, që pas definimit të statusit të pavarësisë së Kosovës, të bëjnë sëndërtimin e raporteve të mirëfillta fqinjësore.  Mendoj,  se për herë të parë në historinë e maqedonasve,  interesi i tyre si komb, lidhet edhe me interesin shqiptar. Keto interesa janë shumë të ndërvarura, dhe tani aspak nuk mund të vehet në dyshim se pavarësia e Kosovës, njëherit stabilizon drejteperdrejtë edhe Maqedonin.

5.1. Kurtha e diplomacisë serbe në krijimin e problemit ndërkufitar

       Kosovë – Maqedoni

Kurtha e problemit ndërkufitar e bazuar në një marrëveshje famoze e nëshkruar në Shkup, më shkurt të vitit 2001, nga Kryetari i ndjerë i Maqedonisë Boris Trajkovski dhe Koshtunica si kryetar i Jugoslavisë së mbetur (që sa vite një shtet i tillë nuk ekziston në kartën politike të botës), herë pas here krijon edhe mosmarrëveshje ndërshetërore. Por kjo kurthë e çarqeve serbe nuk u vlerësua drejtë atëherë nga Qeveria e koalicionit e vitit 2001 (VMRO – DPMNE dhe PDSH si parti qeveritare). Me keqardhje mund të konstatohet se në disa momente edhe mjaft të ndieshme të sigurisë rajonale, sikur dëshirohet të riciklohen marrëdhënie të tendosura ndërfqinjësore, të bazuara në mos shënimin e vijës kufitare. Ndryshimi i vijës kufitare në vitin 2001, nuk duhej të pranohej, aq me naivitet nga qeveritarët e Maqedonisë, nëse merret parsysh fakti se një Jugosllavinë e cunguar vetëm me Serbinë dhe Malin e Zi, nuk e kishin legjitimitetin shtetëror të përcaktojnë vijën kufitare edhe për pjesën me Kosovën, në kohë të statusit të saj, me një protektorat ndërkombëtar.

Ekzistojnë vlerësime reale se, Maqedonia duke ndërtuar qëndrimin konstruktiv ndaj Kosovës, duke e ndërtuar qëndrimin për pavarësinë e Kosovës, konformë politikave të diplomacisë të SHBA-së, BE-së dhe NATO-së, me siguri se do gjenden modalitet diplomatike që Qeveria e Maqedonisë, nuk do të pranoj që edhe më andej të mbetet pengë e kurthave diplomatike serbe, sa i përket situatave të krijuara me definimin e vijës kufitare Kosovë – Maqedoni,

6. Partneriteti shqiptaro-turk pjesë e politikës gjepolitike shqiptare

Ekzistojnë arsye të pakontestueshme, se çarqet shkencore shqiptaro – turke,  me prioritet duhet të nisin inicijativat për rishikimin e historisë shqiptaro – turke.  Pasqyrimi i raporteve politike, kulturore nuk duhet të bazohen në vlerësime të bazuara në  literatura kvazi shkencore, ku Turqinë dhe popullin turk e paraqesin në forma më të zymta, në raportet shiptaro turke. Ka ekzistuar një vakum një shekulli, thuajse të pakujdesie dhe çthurrje të hulumtuesve të ndryshëm edhe ndër shqiptar, që në forma më ekstreme të paraqesin popullin turk dhe perandorine osmane si armiq te shqiptarëve. Eshtë koha që akademitë turke dhe shqiptarë, apo edhe institucione të pavarura intelektuale turko – shqiptare, të veprojnë me projekte të perpunuara mirë, që me hulumtime konkrete t’i japin kuptim meritor historiografisë shqiptare, duke filluar prej kohës së Skenderbeut deri në kohën e sotshme. Duhet të pranojmë faktin se ka nevojë për studime të mirëfillta të turkulogëve dhe albanologëve të cilët, do të kenë një persiatje shkencore mbi perandorinë osmane dhe ndërtimin apo kultivimin e vlerave te lidhshmërise turko – shqiptare.  Studimet e mirëfillta do paraqesin edhe realitetin shkencor në marrëdhëniet turko – shqiptare, nga kjo ka arye të mjaftueshme për të rishkruar historinë e marrëdhënieve shqiptaro – turke [14]. Një institucion i përbashkët shkencor turko – shqiptar per hulumtime të së kaluarës shqiptare nën perndorinë osmane, do të jetë një themel në ndërtimin e raporteve vëllazërore turko – shqiptare.

Është koha që në ndërtimin e politikave për faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan, në ndërtimin e politikave evro – integruese, “partneriteti dhe bashkëpunimi”[15], duhet te pranohet lidhja e natyrshme e lidhshmërisë të qëndrueshme në mes shqiptarëve dhe turqëve. Kjo vijë e natyrshme mund të deshmohet edhe më shumë, nëse e shohim në forma të një statistike të përpunuar mirë, për vendin dhe rolin që kishin shqiptarët në ndërtimin e shtetit turk. Në kohën e sotme shqiptarët krahas faktorizimit të tyre me orientime proamerikane dhe properëndimore, duhet të ndërtojnë vija të llobimit të përbashkët të një aleance turko shqiptare në promovimin e vlerave stabilizuese në regjionin e Evropës juglindore.  

Duhet të pranojmë faktin se në pesëmbedhjetë vitet e fundit Turqia, vazhdon të luan një rol paqedashës në regjionin ballkanik. Ndëron raporte politike të miqësisë me Shqipërinë, Maqedonin, Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën dhe më gjërë. Në këte drejtim dalin në sipërfaqe diplomatike edhe arsyet për një porosi miqësore, Turqia duhet të ketë një rol më aktiv diplomatik për njohjen ndërkombëtare të pavarsisë së Kosovës.  

6.1. Aspekti politik, ekonomik, kulturor dhe fetar

Sa i përket muslimanëve të Evropës juglindore duhet të pranohet realiteti i lidhjes të natyrshme të tyre me Turqinë. Kjo lidhje, me asgjë gjerë më tani nuk ka qenë në kundërshtim me realitetin e pranimit të dallimeve që i kanë njerëzit në mes veti, Turqia në raportet diplomatike me shtetet e Ballkanit ka dëshmuar një rol shumë konstruktiv. Në aspektin fetar Turqia mbetet shëmbull i mirë për ndërtimin e raporteve ndërfetare duke e afirmuar kuptimin e një tolerance ndërfetare.

Duhet të pranohet fakti se shqiptarët musliman kanë disponim pro – turk, por  ekzistojnë fakte të pamohushme se edhe shqiptarët që i takojne fesë katolike dhe ortodokse në kohën e sotme, por edhe më herët nuk kanë qenë të rënduar me dukuri të disponimit antiturk. Kjo dëshmon edhe për një kulturë brenda shqiptare në krijimin e miqësive. Shembujt ku popujt e feve të ndryshme me shekuj të tërë jetojnë afër njëri-tjetrit, pa shënuar kurrfarë përplasjesh mes tyre. Këtë mund ta ilustrojmë edhe me shembuj të shumtë të multikonfesionalitetit të popullit shqiptar, pjesëtarë të islamit, të katolicizmit dhe orthodoksisë, mes ithtarëve të të cilëve historikisht nuk është shënuar ndonjë fërkim ose mosmarrëveshje.

Në këtë drejtim, sa i përket përvojave integruese mund ta kujtojmë edhe politikanin gjerman Volker Ruhe, ku thotë: ,,Sa i përket zhvillimit të  islamit në Evropë, anëtarësimi i Turqisë (si shtet anëtare e NATO-s) në BE mund të ketë ndikim pozitiv”. Turqia dhe poppulli shqiptar, me një përvojë të mirëkuptimit ndërfetar që e posedojnë mund t’i shërbejnë edhe popujve të tjerë të Evropës. Keqpordorimi apo serviliteti dhe manipulimi i masave duke prekur në ndjenjat fetare për synime politike apo qëllime të tjera, është veprim i shëmtuar. Pa mëdyshje turqit, shqiptarët muslimanë, dhe muslimanët e tjerë në Gadishullin Ballkanik i kanë pranuar vlerat për integrime evro-atlantike dhe sipas këtyre standardeve dhe konkurence, do të ndërtohet edhe perspektiva me një qytetrim të ndërtuar përmes disa vlerave të interesit të përbashkët, duke e mbrojtur dhe kultivuar edhe idenditetin fetar islam. Nëse kemi prasysh se koncepti i ndërvarshmërisë në krijimin e raporteve ekonomike, politike, të sigurisë, sociale, kulturore në mes njerëzve, shteteve, afarsistëve është paradigmë e kohës, atëherë patjetër, projektet integruese duhet t’i nënshtrohen domosdoshmërisë për të bashkëvepruar duke u mbështetur në interesa reciproke ashtu dhe të tillë, si qenie njerëzore të mvarur njëri me tjetrin, ashtu si na ka krijuar Zoti i Madhërishëm.  

6.2. Historia e defaktorizimit të shqiptarëve në Ballkan

    

Pak histori. Historia gjenocidale greke ndaj Çamëve. Kjo pjesë e popullit shqiptar mbrenda kufijve te Greqisë, por në troje të veta autoktone, përjetoi një politikë eleiminuse greke, përshkak se ishin shqiptar dhe se i takonin fesë islame. Ndërsa për shqiptarët ortodoks të pëkasaj toke, dominuan masa të tjera poshtu të vrazhda asimiluese.[16] Fatin e njejtë e përjetuan shqiptarët e krahinës së Nishit dhe Leskovcit, me faktet që ofrohen, për katastrofën humanitare të shqiptarëve gjat dhe pas Kongresit të Berlinit (1878), ndodhi shpërnguljeve më masive e dhunshme e mbi 612 katundeve shqiptare prej këtyre vendeve historikisht të banuar me shqiptar.[17]

Në anën tjetër, po në të njejta kohëra kishte edhe projekte serbe slave, jo vetëm për shpërngulje, por për asimilimin e shqiptarëve të fesë orthodokse. Shqiptarët e fesë orthodokse përveç anës të Dibrës dhe Gostivarit jetonin në numër të konsiderushëm edhe në rrethinën e Strugës, Kërçovës, Ohrit, Prespës dhe Manastirit. Në këtë kontekst ndoshta historianët, do t’i zbardhin edhe faktet se shumë vendbanime që ishin të banuara me shqiptarë në Maqedoni, edhe me shpërnguljet për në Turqi, tani ato vendbanime janë pa shqiptarë, duke përfshirë shumë vendbanime në Veles, Prilep, Manastir, Krushevë, Kratovë[18]  Kriva Palankë, Sveti Nikollë dhe Shtip.67

Zbardhja e fakteve për periudhën e okupimit serb të tokave shqiptare në mes dy luftërave botërore, periudha  pas vitit 1945 e integrimit të dhunshëm të shqiptarëve me krijesën shtetërore të quajtur Jugosllavi, dhe shpërngulja e dhunshme për në Turqi që zgjati deri në vitin 1968 (Elaborati i Cubriloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve musliman për në Turqi)[19]. Fakte edhe të kohës më të re të viteve 1981, 1987 – 1998 dhe sidomos ato të viteve  ‘98-99, kur Serbia ushtroi gjenocidin në popullin e pambrojtur shqiptar në Kosovë, kur kishte hаrtuar një strategji për “një tokë të djegur” dhe pa shqiptar.

Katastrofa e fundit humanitare në Kosovë (1998 – 1999) ishte nga pasoja e dhunës që ushtroi pushteti serb, mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë.[20]  Në fakt, me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve nga pushteti serb, u sëndërtua parimi i së drejtës ndërkombëtare se: “kur shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut, kur ushtrohen format e represionit të gjenocidit, aty edhe përfundon sovraniteti shtetëror”.[21] Qeveria serbe njëherë e përgjithmonë, duhet t’i bindet fakteve historike, dhe t’i bindet faktit se me “Marrëveshjen ushtarako – teknike të Kumanovës” për tërheqjen e forcave ushtarake – policore dhe paramilitare serbe nga toka e Kosovës, definitivisht me këte e ka nënshkruar edhe kapitulimin si okupator, dhe prej atëherë Serbia e sotme nuk ka më asgjë të përbashkët në elementin e sovranitetit shtetëror me Kosovën. Serbia nëse pranon realitetin e krijuar në gjepolitikën ballkanike, apo rolin e ri të shqiptarëve në Ballkan, duhet t’i bindet të derejtës ndërkombëtare, se si duhet të krijohen rrethanat diplomatike për arritjen e marrëveshjeve fqinjësore me Kosovën.

Defaktorzimi mbrenda shqiptar, në përiudha të ndryshme historike, prej Lidhjes së prizrenit e drei në vitin 1997 janë histori e veçntë dhe e dhimshme Brenda shqiptare.

Përfundim

Kur trajtohen tema te marrëdhenieve ndërkombetare për shqiptarët në Ballkan, patjetër se duhet të hulumtohet hisoria politike e ndodhive pas rrënimit të murit të Berlinit (1989). Ekzistojnë mendime nga çarqe intelektuale shkencore, se pavarësia e Kosovës ngritet në një nivel të ngjarjes historike të rrënimit të murit të Berlinit. Kur vazhdojnë të krijohen rregulla të reja të ndërvarësisë në krijimin e marrëdhënieve diplomatike, me ndryshimet shoqërore-politike, ekonomike dhe të sigurisë që ndodhën në Evropë e që ndikuan edhe në rregullat e “Rendit të ri botëror”. Në këte kohë vazhdojnë të imponohen edhe rregulla të reja të ndikimeve dhe konkurrencës në mes popujve. Tani krijohet rasti që edhe elitat intelektuale shqiptare më guximshëm të promovojnë rregulla të qëndrueshme për ekuilibrimin paqësor, ku perspektiva e sigurisë (nacionale apo shtetërore) nuk mund të shikohet edhe më tej me alternativat e garave në armiqësi.

Në këte drejtim, do të ishte dezekuilibrim paqësor, apo edhe brengosje për stabilizim të marrëdhënieve rajonale, nëse nga elitat udhëheqëse shtetërore nuk kuptohen vlerat integruese si pikënisje për zgjërimin e mirëfilltë të konceptit paqësor të bashkënimit ndërfqinjësor.

Shqipëria, Kosova, dhe shqiptaret e R. së Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi, duke e ndërtuar identitetin e tyre shtetëror, ndërtojnë një pamje reale në ballafaqimet dhe konkurencat që mund të krijohen në kuadër të rendit bashkëkohorë ekonomik, politik dhe të sigurisë edhe në rajon. Roli i shqiptareve si trup i përbashkët me këto idenditete shteterore, do të zënë  vend të rëndësishem për ndërtimin e raporteve të ndërvarësisë, që e kanë popujt në mes veti. Aleatet e shqiptarëve SHBA, BE dhe NATO, të cilët bëjnë angazhime për njohjen ndërkombëtare të pavarsisë së Kosovës, presin një rol më aktiv të shqiptarëve në arenën e marrëdhënieve bilateterale dhe multiratelare në ndërtimin e politikave ndikuese ekonomike dhe të sigurisë në regjionin e Evropës Juglindore.

 


§ Ligjerues ne Fakultetin e shkencave politike dhe marredhenieve nderkombetare, Univresiteti FON Shkup dhe Fakultetin e Administratës publike UEJL – Tetovë

[2] Me negociatat fillestare në Rambuje afër Parisit nga 6 deri më 23 shkurt (1999), të pasuara nga raundi i dytë në Paris nga 15 deri më 18 mars. Në fund të raundit të dytë të bisedimeve, delegacioni i shqiptarëve të Kosovës e nënshkroi marrëveshjen e propozuar të paqes, por bisedimet u ndërprenë pa nënshkrimin e delegacionit serb. Fill pastaj, forcat ushtarake dhe policore serbe shtuan intensitetin e operacioneve të tyre kundër shqiptarëve etnikë në Kosovë, duke sjellë trupa shtesë dhe tankse në regjion, duke thyer qartë detyrimet e marrëveshjes së tetorit. Dhjetëra mijëra njerëz filluan t’i lëshonin shtëpitë përballë kësaj ofensive sistematike.

Më 20 mars 1999, Misioni Verifikues i Kosovës i OSBE-së u tërhoq nga regjioni, duke u pasë përballur me obstruksione nga forcat serbe deri në atë masë sa që më nuk mund të vazhdonin ta kryenin detyrën e vet. Ambasadori i SHBA-së Holbruk (Holbrooke) pastaj fluturoi për Beograd për një përpjekje të fundit për ta bindur Presidentin Millosheviq t’i ndalte sulmet mbi shqiptarët e Kosovës ose të përballej me goditjet e pashmangshme ajrore të NATO-s. Millosheviqi refuzoi ta përfillte këtë, dhe më 23 mars u dha urdhëri për ekzekutimin e goditjeve nga ajri (Operacioni Forcat Aleate). (NATO – Doracakk, Bruksel, 2001)

[3] Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, konstaton se më shumë se dhjetë vjet shkilen në mënyrë më të vrazhdë të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, nga pushteti i RF të Jugoslavisë. ((Raport I Amnesti International, qershor 2000, f.4 (http://www.amnesty.org/)

[4] Më 10 qershor, pas një fushate ajrore që zgjati 77 ditë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana njoftoi se ai e kishte udhëzuar Gjeneralin Uesli Klark (Wesley Clark), Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropë, t’i pezullonte goditjet e NATO-s nga ajri. Ky vendim ishte marrë pas konsultimeve me Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe me konfirmimin e Gjeneralit Klark se tërheqja e plotë e forcave jugosllave nga Kosova kishte filluar. Tërheqja ishte në përputhje me Marrëveshjen Ushtarake Teknike të arritur midis NATO-s dhe Republikës Federale të Jugosllavisë në mbrëmjen e 9 qershorit. Marrëveshja ishte nënshkruar nga Gjeneral-lejtnanti Sër Majkël Xhekson (Sir Michael Jackson) në emër të NATO-s, dhe nga Gjeneral-koloneli Svetozar Marjanoviq nga Armata jugosllave dhe Gjeneral-lejtnanti Obrad Stevanoviq i Ministrisë së Punëve të Brendshme në emër të qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe të Republikës së Sërbisë. (NATO – Doracak, Bruksel, 2001)

[5] Në Raportin e OSBE-së prej 900 faqeve, për gjendjen e të drejtave në Kosovë, nga tetori i vitit 1998  deri në qershorin e vitit 1999, nxjerrin akuza të argumentuara, për varrezat masive dhe ekzekutime të shqiptarëve kosovar. 

[6] Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244, duke mirëpritur pranimin jugosllav të parimeve për një zgjidhje politike, përfshirë përfundimin e mënjëhershëm të dhunës dhe tërheqjen e shpejtë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare jugosllave. Rezoluta poashtu njoftoi për themelimin e “pranisë ndërkombëtare civile dhe të sigurimit në Kosovë” që do të operonte nën kujdesin e OKB-së. Forca e Kosovës e Udhëhequr nga NATO (KFOR), e krijuar për të përmbushur pjesën e sigurisë së këtij mandati, hyri në Kosovë më 12 qershor dhe e kompletoi stacionimin fillestar më 20 qershor. Si rrjedhojë e konfliktit në Kosovë, pikat më urgjente në agjendën e Aleancës ishin zbatimi i marrëveshjes për përfundimin e konfliktit, rivendosja e paqes, kthimi i refugjatëve dhe mbrojtja e popullit të Kosovës, pa marrë parasysh origjinën e tyre etnike. Shih më gjërësisht: NATO Handbook, NATO Office of information and Press, Brussels, 2001, fq. 93-94

[7] Me problemet që kanë të bëjnë me funskionimin e shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare lidhet gjithmonë edhe çështja e sigurisë kombëtare, si interes më i lartë i shtetit. Përderisa të ekzistojë sistemi ndërkombëtar dhe brenda tij një numër kaq i madh shtetesh të ndryshme, është e kuptueshme që siguria e secilit shtet është relative, pra nuk mund të ketë një siguri si kategori absolute. (shih më gjërsisht: R. Vukadinoviç, Međunarodni poltički odnosi, f.256 – 270.

[8] Shih më gjërësisht: B. Gashi, referat i paraqitur në “Konferencën e Shoqatës atlantike të Kosovës”,  Prishtinë, 2007

[9] Në mbledhjen e 29 Korrikut 1913, Konferenca e Londrës e njohu shtetin shqiptar të pavarur dhe vendosi mbi statutin e tij. Shqipëria do të ishte një principatë autonome e sovrane dhe do të kishte në krye një princ me të drejta trashëgimore, i cili do të caktohej prej fuqive të mëdha. Shteti i ri shkëputej fare nga Turqia dhe do të ishte asnjërës, nën garantinë dhe kontrollin e gjashtë fuqive të mëdha. Administrata civile dhe financat e Shqipërisë, për një periudhë dhjetëvjetshe, do të ishin nën mbikqyrjen e një Komisioni ndërkombëtar, i përbërë prej delegatëvet të gjashtë fuqive të mëdha dhe prej një delegati shqiptar.

[10] Detanta (koekzistencë paqësore) është një relaksim i qendrueshëm për marëdhëniet ndërkombëtare, gjatë periudhës së luftës së Ftohtë, ndryshe nga periudha e parë e kësaj lufte. Në fakt paraqiste një status quo, të balancit mes mënyrave diplomatike, politike në njërën anë dhe luftës për zgjedhjen e mosmarveshjeve në anën tjetër. Në fakt u përdor forca e politikës e jo politika e forcës. Detantën e sollën konfliktet maksimale mes Bashkimit Sovjetik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës (1947-1989) për plane gjepolitike dhe gjeostrategjike. Shih më gjërsisht: Henri Kisinxher, Diplomacia, Geer, Tiranë 1999, fq. 749-752

[11] Në shkencën politike koncepti kulturë politike përdoret si koncept analitik për të shënuar dimenzionin te realitetit politik dhe si qasje studimore e shkencës politike me të cilin do të duhej të kapeshin orientimet psikologjike, teresia e vlerave, normave, njohurive etj., që percaktojnë sjelljen politike ndaj sistemit politik.

[12] Çështja e parë që duhej të bëjë në dobi të paqes dhe për krijimin e raporteve më të qëndrueshme të dialogimit të mundshëm të Kosovës me Serbinë, do të ishte riaktualizimi i Komisonit të Badenterit. Riktualizim apo edhe riformulim të ndonjë komisioni tjetër të ngjashëm me atë të Badenterit i mbështetur nga Komisioni Evropian, që urgjentisht të merret me zhvlerësimin e vendimeve të Komisionit të Badenterit, të nëntorit të vitit 1991, kur Kosovës i është mohuar kontuiniteti i së drejtës jurdiko – kushteuese që e kishte Kosova, si pjesë konstituive e ish fedaretës së Jugosllavisë. Nëse në vtin 1999, pas sjelljes Rezulutës 1244 të OKB-së,  do të zhvlerësohej vendimi i Badenterit dhe i pranohet Kosovës e drejta kontiunitetit kontiuniteti juridiko – kushtetues, që e kishte me Kushtetutën e RSF të vitit 1974, do të lehtësohej procesi, që edhe Kosova të të ketë të drejtën për vetëvendosje, ashtu si e kishin edhe njisitë e tjera federale. Një proces i tillë, tërësisht do të ishte në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, si dhe do të verifikonte edhe më tepër rolin konstruktiv dhe dometthënës, që e kishte BE-ja për përkrahjen e NATO-s, kundër politikës gjenocidiale që kishte Sllobodan Milosheviqi me pushtetin e tij ndaj shqiptarëve në Kosovë. (N.Maliqi, Gjurmë politike, IASDC, f. 67-70, Shkup, 2001) 

[13] NATO – Doracaku, NATO Office of information and Press, Brussels, 2001

[14] Misioni diplomatik shqiptare ne krye me Abdul Frasherin, pas situates së krijuar pas Lidhjes së Prizrenit, ballfaqoheshin drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e kabineteve të Fuqive të Mëdha, që këto të hiqnin dorë nga zbatimi i Protokollit 13 të Kongresit të Berlinit (1878), në të cilin rekomandohej që të rishikohej vija e kufirit turko-grek (kjo tregon një fakt se shqiptarët Turqinë e kanë llogaritur më ndryshe, nga ajo që me vite na servonte historia), për ta çuar atë deri në lumin Kalama. Në këtë mënyrë do t’i aneksoheshin Greqisë territoret shqiptare të Shqipërisë së Jugut ose të Epirit, Janina me rrethet e saj, Preveza, Arta, Margëlliçi, Parga, Paramithia etj., domethënë pjesa më e madhe e Çamërisë dhe vise të tjera në lindje të saj.

[15] Nevoja për harmonizimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve me sisteme të ndryshme politiko-shoqërore ka qenë prej kohësh e pranishme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Teoricientët e marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilët merren posaçërisht me çështjet e bashkekzistencës, u referohen shpesh shembujve të shumtë nga e kaluara, kur ekzistonin forma bashkekzistence të shteteve të ndryshme dhe kur, në të vërtetë, ishin vënë themelet e mundësive për komunikime paralele ndërshtetërore të subjekteve të ndryshme shtetërore. (Shih më gjërësisht: R. Vukadinoviç, Međunarodni poltički odnosi, f.263-270)

[16] Qëndrimet shoviniste të fqinjës sonë të jugut nuk mund të mos ngjallin kundërshtimin dhe nacionalizmin e shqiptarëve, të cilët përkundrejt mëtimeve territoriale të Athinës zyrtare s’kanë si të rrinë duarkryq. Nëse grekët nuk ndruhen të kërkojnë atë që është e të tjerëve, atëherë a nuk kemi të drejtë ne shqiptarët të mbrojmë atë që është jona? Megjithatë, midis nesh dhe grekëve ka një ndryshim të madh: Greqia mbetet një shtet me barkun në Europë dhe kokën në Bizant, kurse Shqipëria është një vend me kokën në Europë. Ndryshe nga Greqia që punon për të ringjallur Perandorinë e Bizantit, ne shqiptarët besojmë dhe ëndërrojmë një Ballkan të hapur, si pjesë të Europës së Bashkuar, gjë që do të mundësojë komunikimin e pakicave, të ndara nga kufijtë e sotëm politikë, me trungun etnik amë dhe konkurrimin, pa trysni politike, të gjuhëve, të kulturave dhe të ekonomive tona. (Vizione 10, Prof. dr. Rami Memushaj, f.27 -32, IADC, Shkup 2008)

[17] ” Më 26 qershor 1878: Protest e 6200 emigrantëve shqiptarë të dëbuar nga kazatë e Nishit, Leskovcit, Prokupljes dhe Kurshumlisë drejtuar Kongresit të Berlinit kundër vrasjeve, në masë edhe çnderimeve të kryera nga ushtritë serbe dhe bullgare “. Marrë nga Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, Tiranë, 1978, f. 53. Fakte për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga Toplica dhe Vranja ( 1878 ) ” Nëse informata ime është e saktë, madje kam edhe çdo arsye të besoj se është ashtu, banorët paqëdashës dhe punëtorë të zellshëm të mbi 100 katundeve shqiptare të luginës të Toplicës dhe të Vranjës u dëbuan… Nënshkruar nga G. F. GOULD The  Britich Museum, London, Accounts and Papers ( 380 1878-9 LXXIX. 79. 574-575). Marrë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente angleze 1878-1881, përgatitur nga Skender  Rizaj. Prishtinë, f. 106-107 )

[18] Udhëpërshkruesi Petar Masarek me 12 gusht të vitit 1634 si prift katolik në Tivar, gjatë qëndrimit të tij në Kratovë shkruan se kishte regjistruar 40 shtëpi katolik dhe popullat orthodokse që flitnin dy gjuhët shqipe dhe sllave . Marrë nga Aleksandar Matkovski ” Ballkani në veprat e udhëpërshkruesve të huaj 1640-1657  ” pjesa e parë, faqe 352. Kultura, 1992, Shkup

[19] Hakif Bajrami “Konventa Jugosllave-Turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve”, Konventë e cila asnjëherë nuk u shfuqizua. Rajonet, të cilat i nënshtroheshin emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon: banovina e Vardarit, Banovina e Zetës dhe Banovina e Moravës. Revista Gjurmime albanologjike, nr. 12, 1982 Prishtinë, 1983 ).

[20] Me negociatat fillestare në Rambuje afër Parisit nga 6 deri më 23 shkurt (1999), të pasuara nga raundi i dytë në Paris nga 15 deri më 18 mars. Në fund të raundit të dytë të bisedimeve, delegacioni i shqiptarëve të Kosovës e nënshkroi marrëveshjen e propozuar të paqes, por bisedimet u ndërprenë pa nënshkrimin e delegacionit serb. Fill pastaj, forcat ushtarake dhe policore serbe shtuan intensitetin e operacioneve të tyre kundër shqiptarëve etnikë në Kosovë, duke sjellë trupa shtesë dhe tankse në regjion, duke thyer qartë detyrimet e marrëveshjes së tetorit. Dhjetëra mijëra njerëz filluan t’i lëshonin shtëpitë përballë kësaj ofensive sistematike.

Më 20 mars 1999, Misioni Verifikues i Kosovës i OSBE-së u tërhoq nga regjioni, duke u pasë përballur me obstruksione nga forcat serbe deri në atë masë sa që më nuk mund të vazhdonin ta kryenin detyrën e vet. Ambasadori i SHBA-së Holbruk (Holbrooke) pastaj fluturoi për Beograd për një përpjekje të fundit për ta bindur Presidentin Millosheviq t’i ndalte sulmet mbi shqiptarët e Kosovës ose të përballej me goditjet e pashmangshme ajrore të NATO-s. Millosheviqi refuzoi ta përfillte këtë, dhe më 23 mars u dha urdhëri për ekzekutimin e goditjeve nga ajri (Operacioni Forcat Aleate). (NATO – Doracakk, Bruksel, 2001)

[21] Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, konstaton se më shumë se dhjetë vjet shkilen në mënyrë më të vrazhdë të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, nga pushteti i RF të Jugoslavisë. ((Raport I Amnesti International, qershor 2000, f.4 (www.amnesty.org)

Posted by: altruisti | Janar 28, 2008

Harta e rrugës për në Xhennet

 Es-Selamu alejkum,

            Me poshte e keni nje shkrim, i cili me ka pelqyer tej mase qysh heren e pare qe e pata lexuar, porse edhe tani, e qe sot kete kenaqesi po e ndajme se bashku, e po ua dergoj. Shkrimi kerkon vemendje, persiatje e meditim nga lexuesi i saj… E qe kjo kerkohet deri sa te arrini ne vijen e fundit (te shkrimit), nga e cila vije po citoj keto fjale, qe pershkruajne suksesin e udhetimit bazuar ne harten e paraqitur: “…do të arrini në dyert e destinacionit tuaj El-Xhennah, do ta harroni tërë dhimbjen”.

Shkrimi eshte marrë nga: http://www.albislam.com/

            Harta e rrugës për në Xhennet

Ecni nëpër bulevardin “Ademi dhe Hava” deri sa të arrini në udhëkryqin e udhës së Habilit dhe të Kabilit. Ktheni në të djathtë në Habil dhe vazhdoni 32 kilometrat e ardhshme deri sa të arrini te “Anija e Nuhut”.

Hypni në anije dhe lundroni deri sa të arrini në “Tokën e sigurtë”. Injoroni shumicën e drejtimeve që ua japin Agjencitë turistike dhe arrini në Superautostradën e Ibrahimit po ashtu e njohur si autostrada “Vetëm Një Zot” (1).

Përcjellni Ibrahimin, por largohuni daljeve për në qytezat e Sodomës dhe Gomorrës deri sa të arrini në Rrugën e Isaut (dhe Mëshirës). Këtu do të ballafaqoheni me shumë huti: rrugët nuk janë mirë të shënuara dhe shumë shitës përgjatë rrugës shpërndajnë harta me drejtime kundërta. Romakët e kanë riemërtuar “Sokakun e Paganëve” si “Rruga e Isaut” (dhe Mëshirës).

Në qoftë se nuk jeni të sigurtë për autenticitetin e “Rrugës së Isaut” (dhe Mëshirës), kontrolloni hartën tuaj dhe shihni se a është Rruga e Isaut (dhe Mëshirës) në vazhdim të Superautostradës së Ibrahimit. Në qoftë se është vazhdim i saj atëherë jeni në rregull por, përsëri vazhdoni me kujdes. Në qoftë se jeni larguar, atëherë bëni një U kthyerje prapa dhe kthehuni në autostradën e Ibrahimit dhe përpiquni sërish prej aty.

Vazhdoni në Rrugën e Vërtetë të Isaut. Në qoftë se nuk i shihni shenjat vijuese përgjatë rrugës, duhet të ndaleni dhe ta kontrolloni hartën përsëri. Hartat për këtë drejtim janë ndërruar, andaj e rekomandojmë botimin e Barnabës të Hartave Rrugore për të arritur në tubimin e “Njëshmërisë së Zotit”, “Këndin e Shtatzënisë së Pastër”, dhe qendrën shoqërore “Duajeni fqiun tuaj”.

Shmanguni që t’ja tregoni policisë romake të trafikut hartën tuaj të Barnabës se është e ndaluar. Ata do ta konfiskojnë dhe do të jeni të detyruar ta përdorni versionin e vetëm të autorizuar të hartës rrugore, atë të Palit e cila ka qenë e përpiluar që ti drejtojë udhëtarët për në Romë. Për këtë shkak, ka shumë trafik në këtë rrugë. Në anën tjetër, Rruga e vërtetë e Isaut gjindet në hartën rrugore të Barnabës, por vetëm disa njerëz kanë mundësi për ta parë këtë hartë.

Përmbajuni Rrugës së Isaut (dhe Mëshirës) derisa ta gjeni ekspres rrugën e Sunnetit të Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Qëndroni në këtë ekspres rrugë dhe mos lejoni të josheni në zonat e pushimit përgjatë ekspres rrugës. Keni kujdes prej plaçkitësve (shejtanit) në autostradë, duke e siguruar veturën tuaj me sistemet e sigurimit “Dhikër” (përmendja e All-llahut). Të gjitha veturat e siguruara me sistemin e sigurimit “Dhikër” do të jenë të siguruara prej sulmeve të plaçkitësve.

Duhet të jeni të sigurtë se keni lëndë djegëse në sasi të mjaftueshme. Lënda djegëse e shkallës më të lartë për këtë udhëtim të gjatë dhe lodhës është ajo e shkallës Takva. Pa dyshim kërkoni vetëm prej këtij lloji kur të ndaleni për mbushje. Lehtësoni barrën e veturës suaj dhe mbani vetëm gjërat më të nevojshme për këtë udhëtim: dy metra të materialit të bardhë dhe veprat e mira dhe lutjet e fëmijëve tuaj janë e tëra që ju nevojitet. Lejohet më tepër bagazh vetëm nëse është prej të lartëpërmendurës. Gjërat tjera vetëm do t’ju ngadalësojnë ose do t’ua mjegullojnë destinacionin tuaj për ku jeni nisur, dhe me këtë po ashtu rrezikoni të humbni mbulesën e sistemeve siguruese “Dhikër”. Si rezultat i kësaj bëheni cak i lehtë për plaçkitësit.

Duhet që rregullisht kohë pas kohe të kontrolloni karakteristikat mbrojtëse të veturës suaj duke lexuar udhëzuesin e veturës suaj – Kur’anin e Shenjtë. Drejtuesin e veturës suaj duhet ta kalibroni me metodën e Sunnetit për kalibrim, akumulatorët duhet të mbushen me Iman, motori duhet të akordohet me Ihlas kurse rrotat tuaja duhet të jenë të fryera me Ihsan. Më me rëndësi prej të gjitha këtyre gjërave është se duhet ta testoni veturën tuaj me listën kontrolluese të Tevhidit.

Nuk është me rëndësi në qoftë se shumica e pjesëve në veturën tuaj funksionojnë si duhet, po nëse vetëm një pjesë në veturën e juaj nuk funksionon në përputhshmëri me kushtet e Tevhidit, vetura e juaj do të prishet dhe përsëri plaçkitësit do t’ua marrin atë që ka mbetur. Mirëqenia e veturës suaj varet prej punës së pjesës më të dobët në veturën tuaj, ashtu që në mënyrë rutinore kontrolloni këto pika të dobëta, përndryshe mund të jenë të dëmshme për udhëtimin tuaj.

Ka mjaft “gurë kilometrazhi” në rrugën e Muhammedit, të cilët do t’u bindin se jeni në rrugë të drejtë. Mos t’ju brengosë ajo se nuk ka shumë njerëz në këtë rrugë. Fakti se jeni vetëm në këtë rrugë mos t’ju shtyej të mendoni se jeni duke udhëtuar në drejtim të gabuar në një rrugë njëkahëshe. Dashuria ndaj All-llahut më shumë se ndaj çdo gjëje tjetër, dashuria ndaj Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe Sahabëve (bashkëshokëve të tij), të cilët e përkrahën kur ishte i shtypur, duke i përcjellur të gjithat mësimet e tij, duke iu përgjigjur me durim dhe pranim të mungesës së të mirave të kësaj bote (urisë dhe humbjes së anëtarëve të familjes) janë vetëm disa prej gurëve të kilometrazhit dhe lajmeve të mira që jeni në rrugën e drejtë.

Kjo rrugë është po ashtu e shtruar me dhimbje, punë të rëndë, ndeshje me vetveten, me të tjerët dhe me Iblisin, plaçkitësin dhe të gjitha gjërat të cilat nuk janë tërheqëse për shpirtin. Asnjëherë mos u tregoni i shkujdesur, por qëndroni syhapur, ky udhëtim nuk mbaron derisa me të vërtetë mbaron.

Mbajeni Dhikrin si rojë tuajën. Gjithashtu edhe veprat e mira dhe gjuhën tuaj dhe mos e humbni cakun e asaj për ku jeni nisur, me qëllim që ta përballoni dhimbjen e këtij udhëtimi. Në mbarim do të arrini në dyert e destinacionit tuaj El-Xhennah, do ta harroni tërë dhimbjen.

XXX,
21.10.2000

Posted by: altruisti | Janar 26, 2008

18 Muharrem 1429

Nuk janë të barabartë ata të Xhennetit dhe ata të Xhehennemit. Banuesit e Xhennetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit. Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! (Kur’ani, 50:20-22)

Posted by: altruisti | Janar 21, 2008

13 Muharrem 1429

Nje fjale e urte dhe shume domethenese, e thene nga nje mendimtar mysliman i quajtur Sejid Kutub na meson se: “Me të vërtetë fjalët tona do të qëndrojnë të vdekura përderisa ne nuk do të vdesim për çështjen e tyre kështu që ato të mbesin të gjalla midis të gjallëve”.

Posted by: altruisti | Janar 18, 2008

11 Muharrem 1429

Feja islame eshte si diell, ate nuk mund ta shuash me fryme; eshte si dita, ti duke i mbyllur syte ndaj saj nuk mund te besh nate, ai qe i mbyll syte vetem per veten e tij e ka bere nate.

Posted by: altruisti | Janar 11, 2008

Kthehu tek Zoti yt Bujar!- Enis Rama

Ndiqni kete video-ligjerate: http://www.youtube.com/watch?v=F_Ix33WvSSM

Posted by: altruisti | Janar 6, 2008

Kujto ditën e gjykimit

Shkruan: Bekir Halimi 

Secili njeri dhe secili besimtar ka nevojë të kujtojë ditën e gjykimit, sepse me kujtimin e ditës së gjykimit i zbutet zemra, i shtohet frika dhe i shton veprat e mira.

Në këto kohëra ku dominon materializmi edhe më shumë kemi nevojë të flasim për kë¬to çaste dhe momente trishtuese të ditës së gjy¬kimit, për t’u larguar nga ndikimi i botës ma¬terialiste dhe për të fisnikëruar shpirtin tonë.

Si na këshillon Kur’ani

Këshilla duhet t’i dedikohet zemrës, e cila ndry¬shon herë pas here, për këtë njeriu du¬het të jetë i vendosur që të marrë pjesë në tubime të këshillave, sepse kështu e forcon njeriu veten e tij në rrugën e hajrit dhe e hi¬dhë¬ron shejtanin.

Të gjithë ne e dimë se zemrat tona janë mes dy gishtave të All-llahut dhe i ndërron si dëshiron Ai, sikurse ka ardhur në hadith të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Andaj edhe është lutur duke thënë: “All-lla¬hu im, Ti që i ndërron zemrat e njerëzve forco zemrën time në fenë Tënde”.

Pasi që Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e ka garantuar veten por është lutur që All-llahu ta përforcojë zemrën e tij në fe të Tij, kush jemi ne që të ndihemi të sigurt nga mosdevijimi, sidomos në këto kohëra kur na përplasin valët e fitnes nga të gjitha anët.

Kur’ani Fisnik është këshilluesi më i madh me të cilin duhet të këshillohen zemrat tona.

All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë: “O ju nje¬rëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët”. (Junus: 57).

Kur’ani i zbut zemrat sado që janë të ashp¬ra, edhe nëse janë të ashpra si shkëmbi dhe guri. All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë: “… mad¬je ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju”. (El-Bekare: 74).

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shko¬qi¬sim njerëzve, që ata të mendojnë”. (El-Hashr: 21).

Ndalu dhe mendo rreth këtyre ajeteve, lar¬go shkujdesin dhe interesohu për zemrën tën¬de, nxito në vepra të mira para se të pendohesh.

Zemra zbutet duke e përmendur All-llahun dhe duke lexuar Kur’an, sepse kjo shkakton përulje, zbutje dhe përmirësim të tij.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “E, be¬sim¬tarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre”. (El-Enfal: 2).

“… e përgëzo të dëgjueshmit. Të cilët, kur përmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, të cilët janë të durueshëm ndaj asaj që i godet, të cilët rregullisht e falin namazin dhe të cilët japin për qëllime të dobishme nga ajo me çka i furnizuam Ne”. (El-Haxh: 34- 35).

“A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtan¬gën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës”. (El-Hadid: 16).

“All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas herë (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues”. (Ez-Zumer: 23).

Mirëpo, fatkeqësisht, vetëm një pakicë e nje¬rëzve ka marrë këshillë nga ky Kur’an, u është zbutur zemra dhe i janë përgjigjur thirr¬jes së All-llahut, subhanehu ve teala, siç na tregon All-llahu, xhel-le shanuhu, duke thënë: “Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vë¬men¬dje, ka argumente”. (Kaf: 37).

Kujto momentin e vdekjes

Dije se dynjaja është e kufizuar, është e ma¬rrë në qira dhe duhet kthyer, në të ka spro¬va dhe nuk mund të ikësh nga fundi dhe exheli.

Dije se varri është fitne dhe llogari, begati a dënim.

Dije se njeriu vdes ashtu si ka jetuar dhe rin¬¬gjallet ashtu si ka vdekur, kurse pastaj një grup niset për në xhennet e tjetri për në xhehenem.

Parashtrohet pyetja: a je bërë gati për vdekjen?

A ke menduar ndonjë herë për vetminë e varrit?

A ke analizuar trishtimin dhe llahtarinë e ringjalljes dhe grumbullimit?

Rikujto popujt e kaluar

Qëndro te kalbësirat e varreve

Bërtit: ku është i fuqishmi mes jush

Ku është tirani, ose i dobëti dhe i shtypuri

Kishte dallime mes tyre mbi dhe

Janë barazuar tash nën dhe

Disa çaste të njerëzve në agoni të vdekjes

Mendoj se nuk prish punë të përmendim disa raste interesante të njerëzve në agoni të vdekjes, njerëz që All-llahu i forcoi ata në mo¬men¬tin e vdekjes dhe ua ka përfunduar ymrin me vepra të mira si shpërblim i veprave të mi¬ra që i kanë bërë sa janë gjallë. Tregon Imam Kurtubiu, rahimehull-llah, për ho¬xhën e tij, Ahmed ibën Muhamed Kurtubiu, i cili duke qenë në momentin e agonisë së vdekjes, i thanë: thuaj: la ilahe il-lall-llah, kur¬se ai thoshte: jo, jo. Kur u kthjell, ia treguan këtë që kishte thënë, kurse ai e dha sqarimin: më erdhi një shejtan nga e djathta dhe një nga e majta. Njëri më thoshte: vdis si jehudi, se kjo fe është feja më e mirë! Tjetri më thosh¬te: vdis si i krishterë, sepse kjo fe është më e mirë. Unë u thosha: jo, jo. Domethënë se atyre u kam dhënë përgjigje, e jo juve.

Shejhul-Islam, Ibën Tejmijje, rahimehull-llah, në momentin e agonisë së vdekjes i lexoi aje¬tet kuranore: “ثshtë e vërtetë se të de¬vot¬sh¬mit do të jenë në xhennete e në lumenj. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plo¬t¬fu¬qi¬shëm (te All-llahu)”. (El-Kamer: 54- 55).

Omer ibën Abdul-Azizi, rahimehull-llah, në momentin e vdekjes së tij tha: Më ulni, më ul¬ni, e pastaj tha: Unë jam ai që më ke ur¬dhë¬ru¬ar, e obligimet nuk i kam kryer, më ke ndaluar dhe nuk të kam respektuar, mirëpo la ilahe il-lall-llah, pastaj e ngriti kokën dhe e mprehu shikimin. I thanë: je duke shikuar një shikim të ashpër, o emirul-muminin? Jam duke parë di¬sa krijesa, ata nuk janë njerëz e as xhin, e pas¬taj i doli shpirti dhe u dëgjua një zë duke lexuar:

“Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i fri¬kë¬sohen All-llahut”. (El-Kasas: 83).

Si të përgatitemi për vdekjen

1- largimi nga ndalesat.

Largohu nga ndalesat, lufto dhe përpiqu që të ikësh nga epshet dhe dyshimet dhe dije se All-llahu është xheloz kur nëpërkëmben nda¬le¬sat e All-llahut.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“All-llahu është xheloz, kurse xhelozia e All-llahut shfaqet kur një njeri i vepron ndalesat e All-llahut”.

All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë:

“… prandaj, le të ruhen ata që kun¬dër¬shtoj¬në rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dë¬ni¬mi i idhët”. (En-Nur: 63).

Dije, All-llahu të mëshiroftë, se ndalesat e All-llahut grumbullohen në tri kategori:

- Shirku; zullumi dhe imoraliteti.

All-llahu, subhanehu ve teala, kur i përsh¬kru¬an besimtarët thotë:

“Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin”. (El-Furkan: 68).

All-llahu, subhanehu ve teala, tregon se çdo mëkat e fal përpos shirkut, duke thënë:

“S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e për¬pos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përsh¬kru¬an All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh”. (En-Nisa: 48).

E ka ndaluar zullumin duke thënë: “…pra për zullumqarët nuk ka ndonjë ndih¬mëtar”. (El-Haxh: 71).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tho¬të: “Kujdes nga zullumi, sepse zullumi bë¬het errësirë në ditën e Kijametit. Kujdes nga koprracia, sepse koprracia i ka shkatërruar po¬pujt që kanë qenë para jush, i ka shtyrë të der¬dhin gjakun e tyre dhe të nëpërkëmbin nda¬lesat”. (Muslimi).

All-llahu, tebareke ve teala, e ka ndaluar imoralitetin duke thënë:

“Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta …”. (En-Nexhm: 32).

2- Kryerja e detyrave dhe obligimeve.

Nuk mund të dalë në shesh vërtetësia e islamit të një njeriu pa kryerjen e obligimeve që ia ka obliguar All-llahu, siç është namazi, zekati, agjërimi, haxhi, etj.

Këto obligime, janë të përmendura në hadithin e Abdullah ibën Omerit, radijall-llahu anhu, i cili tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Islami ndërtohet mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk ka hyjni tjetër përpos All-llahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij, falja e namazit, agjërimi i ramazanit, dhënia e ze¬ka¬tit dhe kryerja e haxhit”.

Erdhi një beduin te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e i tha:

“O i Dërguar i All-llahut më trego ndonjë ve¬për që nëse e veproj hyj në xhennet. Iu për¬gjigj: adhuroje All-llahun dhe Atij mos i bëj ortak, fal namaz, jep zekatin e detyrueshëm dhe agjëro ramazanin. Tha: pasha Atë në Do¬rë të të Cilit është shpirti im, asgjë më shu¬më nuk do të shtoj. E kur iku, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:

Kush dëshiron të shikojë një njeri nga ba¬no¬rët e xhennetit le të shikojë këtë njeri”. (Buhariu).

3- Kujto vdekjen dhe llogarit veten.

Kjo vepër ta shton ambicien, të shtyn të bë¬hesh gati për vdekjen, vazhdimisht e kujton atë dhe e pret në çdo moment.

Sufjani, rahimehull-llah, thotë: “Ai që shumë e përmend varrin do ta gjejë si një kopsht prej kopshteve të xhennetit, kurse ai që e neglizhon përkujtimin e varrit, i bëhet një gropë prej gropave të zjarrit”.

Hatim Esami, rahimehull-llah, thotë: “Ai që kalon pranë varreve dhe nuk men¬don për vete dhe nuk lutet për ta, ai e ka tra¬dh¬tuar veten dhe ata”.

Për këtë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka stimuluar në vizitë të varreve, sep¬se ka ndikim të madh në shpirtin e njeriut, duke thënë: “Ju pata ndaluar vizitën e varreve, kurse tani vizitoni, sepse kjo ua kujton ahiretin”.

Omeri, radijall-llahu anhu, thotë: “Llogari¬teni veten para se t’ju llogarisin, peshoni para se t’ju peshohen, sepse më lehtë do të jetë nesër në llogari nëse jeni llogaritur sot. Stolisuni për ditën e prezantimit të madh. Atë ditë kur do të shfaqeni nuk fshihet asgjë”.

4- Shtoni veprat e mira.

Kujdesu për veprat e mira vullnetare, për lut¬jen, dhikrin, bamirësinë, sjelljen e mirë, le¬xi¬min e Kur’anit, etj.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tho¬të: “اdo vepër e mirë konsiderohet sadaka”.

“Secili prej jush ka për të folur me Zotin e vet, mes tyre nuk do të ketë ndërmjetësues. Do të shikojë në të djathtë dhe vetëm veprat e tij do të shohë. Do të shikojë në të majtë dhe vetëm veprat e tij do të shohë. Do të shi¬ko¬jë para vetes dhe vetëm zjarrin do të sho¬hë. Kini frikë All-llahut, në mos më shumë me një gjysmë hurme, e kush nuk gjen as këtë, së paku me një fjalë të mirë”.

Kur ishte Ebu Bekri, radijall-llahu anhu, në agoninë e vdekjes e thirri Omerin, radijall-lla¬hu anhu, e i tha: “Omer, ki frikë All-llahun dhe dije se All-llahu ka caktuar vepra gjatë ditës që nuk i pranon gjatë natës dhe ka caktuar vepra gjatë natës të cilat nuk i pranon gjatë ditës. All-llahu nuk i pranon veprat vullnetare derisa nuk kryhen obligimet. I rëndohet peshoja atij që e ka pa¬su¬ar të vërtetën në dynja edhe pse i ka ar¬dhur rëndë. Një peshojë në të cilën ven¬do¬het për peshim e vërteta duhet të jetë e rëndë”.

Dita e gjykimit

Njerëzit gjatë kësaj jete janë neglizhent, ka¬në shpresa shumë të mëdha, andaj kemi ne¬vojë të përkujtohemi dhe të këshillohemi për fundin tonë, me qëllim të ndërtimit të ahiretit me punët e mira që i bëjmë në këtë dynja, ta fitojmë ardhmërinë duke e shfrytëzuar kohën e tashme.

All-llahu, subhanehu ve teala, besimin e pa¬lu¬hatshëm në ahiret e ka bërë një shtyllë prej shtyllave të besimit, andaj të gjithë ne duhet të jemi të bindur se do të vijë dita kur çdo krijesë do të vdesë, asgjë nuk do të mbetet, përveç madhërisë së All-llahut, subhanehu ve teala.

All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë: “اdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!”. (Er-Rahman: 26- 27).

Pas këtij shkatërrimi dhe zhdukjeje të çdo krijese, All-llahu i rikthen njerëzit dhe i ringjall ata nga varri, kurse i pari që ringjallet është pejgamberi ynë, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Njerëzit ringjallen të zhveshur, të zbathur dhe të pasynetuar:

“…Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tu¬aj), e rikthejmë. …”. (El-Enbija: 104).

All-llahu, xhel-le shanuhu, këtë ditë e ka për¬shkruar si ditë të rëndë dhe të vështirë, ditë kur fëmija thinjet, nëna e braktis foshnjën e saj dhe e hedh nga gjiri, shtatzëna e dësh¬ton fëmijën, njerëzit sillen sikur të jenë të de¬hur edhe pse nuk janë të dehur, shikimet për¬qen¬drohen në një vend dhe nuk lëvizin, zem¬rat u ngrihen deri në gabzherr, askush nuk flet, të gjithë heshtin, njeriu ikën nga më të dashurit e vet, nga nëna, babai, vëllai, gruaja, fëmijët, madje mëkatari dëshiron të shpëtojë veten duke flijuar më të shtrenjtit që i ka: “Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe nji¬¬hen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dë¬shi¬ron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet. Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej. Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!”. (El-Me¬a¬rixh: 11- 14).

Dridhet toka, goditet me një goditje të vësh¬¬tirë, lëvizin kodrat, çahen, shndërrohen dhe bëhen sikur leshi, rrafshohen kodrat, shpër¬thej¬në dhe ndizen detet, çahet qielli, bëhet i dobët dhe e ndryshon ngjyrën.

“E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkri¬rë”. (Er-Rahman: 37).

Hasan Basriu, rahimehull-llah, tregon se qi¬e¬lli bëhet me dyer, nuk mbulon dhe nuk fsheh asgjë.

Zoti ynë e palos me Dorën e tij të majtë ash¬tu sikur paloset libri, e kap me një gisht, errë¬sohet dielli, i largohet shkëlqimi, kurse hë¬na humbet krejtësisht.

“E, kur të merren sytë (të parët)? E të zë¬het hëna (errësohet), Dhe të bashkohen dielli e hëna. Atë ditë njeriu do të thotë: “Nga të iket!” Jo, nuk ka strehim! Atë ditë vetëm te Zo¬ti yt është caku! “. (El-Kijame: 7- 12).

All-llahu, subhanehu ve teala, në suren Tek¬vir, shikoni në fillimin e saj se sa intere¬sant e përshkruan këtë ditë të trishtueshme: “Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errë¬so¬het), Dhe kur yjet të kenë rënë (e shka¬për¬der¬dhur), Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër), Dhe kur devetë e shtrenj¬¬ta të lihen pa bari në fushë, Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar). Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar, Dhe kur shpirt¬rat të jenë bashkuar. Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, Për çfarë mëkati ato janë mbytur, Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar, Dhe kur qielli të jetë hequr, Dhe kur xhehennemi të jetë ndezur fort, Dhe kur xhenneti të jetë afruar, Atëbotë njeriu do ta dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe)”. (Et-Tekvir: 1- 14).

Yjet që shndrisin e humbin shkëlqimin e ty¬re, këputet peri i cili i lidhte ato dhe krijonte nga radhitja e tyre një bukuri të veçantë, err묬¬sohet toka, ikën drita, njerëzit përzihen mes vetes, melaqet i rendisin njerëzit, e Pej¬gam¬beri, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “All-lla¬hu im kërkoj strehim te Ti nga ngush¬ti¬ca e qën¬drimit në Ditën e Kijametit”. (sahih, Nesaiu).

Në këtë ditë secili shpirt kupton atë që ka sjellë me vete. Në këtë ditë njeriu pendohet, mirëpo është bërë vonë, sepse ka kaluar ko¬ha e pendimit. Në këtë ditë del në shesh ajo që ka qëndruar në gjoksin e tij, shfaqen të gji¬tha sekretet. Heshtje e madhe, nuk flet as¬kush dhe nuk ka hapësirë për arsyetim.

“Kjo është një ditë që ata nuk flasin. Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen”. (El-Mur¬se¬lat: 35- 36).

Gjendja e besimtarëve dhe njerëzve të devotshëm

Njerëzit në këtë ditë ndahen në dy grupe kryesore. Njerëz me fytyra të buzëqeshura, të shndritshme dhe të gëzuara dhe njerëz me fytyra të nxira, të rraskapitura dhe të pluhu¬rosura. Të devotshmit ringjallen dhe shkojnë te Zoti i tyre grupe-grupe, kurse kriminelët rresh¬tohen duke pritur vendimin e All-llahut. dielli u afrohet njerëzve mbi kokë sa një milje largësi, nuk ka hije tjetër përveç hijes së All-llahut, subhanehu ve teala. Në këtë tollovi dhe kallaballëk të madh njerëzit shtyhen dhe përzihen mes vetes, kurse nga shkaku i diellit u dalin djersët dhe bëhet liqe, i cili disave u arrin deri në nyje të këmbës, e disave deri në gjunjë, disave deri në mes, e disave deri në fyt. Në këtë gjendje njerëzit i kaplon një pikë¬llim i madh, u ngushtohet shpirti, gjunjëzohen nga trishtimi dhe llahtaria e madhe.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Arrijnë njerëzit një gradë të lartë të brengës dhe pikëllimit saqë nuk mund ta durojnë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Mirëpo ai që një muslimani ia largon një brengë, All-llahu, xhel-le shanuhu, ia largon një brengë të ahiretit, ai që muslimani ia lehtëson një vështirësi, All-llahu, tebareke ve teala, ia lehtëson një vështirësi të dynjasë dhe ahiretit dhe ai që një muslimani ia mbulon një të metë, All-llahu, subhanehu ve teala, ia mbulon një të metë në dynja dhe ahiret. Njerëzit e drejtë do të ulen në kolltukë prej drite. Secili njeri do të ringjallet ashtu sikur ka vdekur, andaj ai që vdes duke thënë telbijen (lebejke All-llahumme lebjeke) do të ringjallet në atë gjendje, ai që vritet në rrugë të All-llahut, në Ditën e Kijametit do të vijë me plagë që do të nxjerrë gjak, ngjyra e gjakut, kurse aroma e miskut. Muezinët do të kenë qafën më të gjatë në Ditën e Kijametit, sepse çdo gjë që dëgjon zërin e tij do të dëshmojë për të në Ditën e Kijametit. Ai që thinjet në Islam, ajo thinjë do ti shndërrohet në dritë në Ditën e Kijametit dhe secili njeri do të jetë nën hijen e sadakasë së tij derisa të gjykohet mes njerëzve.

Gjendja e mëkatarëve dhe mosbesimtarëve

Në këtë ditë do t’u vijë shumë keq më¬ka¬ta¬rë¬ve që pse i kanë lënë pas dore adhurimet dhe nga kjo keqardhje do të kafshojnë duart e tyre.

All-llahu, azze ve xhel-le, na tregon këtë du¬ke thënë: “Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e ve¬ta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha ma¬rrë rrugën e Pejgamberit!”. (El-Furkan: 27).

Në këtë ditë mëkatari do të urrejë edhe vet¬veten, miqtë dhe dashamirët e tij, secila da¬shuri e cila nuk është bërë në bazë të fesë shndërrohet në armiqësi, madje njeriu do të armiqësohet me gjymtyrët e veta. Mendje¬më¬dhenj¬të do të ringjallen si grimca, do t’i shke¬lin njerëzit me këmbët e tyre për t’i nënçmuar. Njeriut që i lëshon rrobat zvarrë për toke nga mendjemadhësia, All-llahu nuk i flet dhe as që e shikon në këtë Ditë, nuk e pastron dhe do të ketë dënim të dhembshëm. Secilit mash¬tru¬es do ti vendohet një flamur në prapanicën e tij ku do të shënohet: ky është mashtrimi – tradh¬tia e filanit. Ai që merr ndonjë tokë pa të drejtë, kjo tokë do ta lëshojë në Ditën e Ki¬ja¬me¬tit dhe do të zhytet në shtatë katet e tokës. Zullumi i dynjasë do të shtohet në Ditën e Ki¬ja¬metit, sepse zullumi bëhet errësirë në ditën e Kijametit, të drejtat nuk humben, por maz¬llu¬mi do të marrë hakun e tij nga zullumqari, madje edhe kafshët mes tyre do të marrin hakun e njëri-tjetrit. Njeriu më i keq në këtë ditë është dyfytyrëshi, i cili disave ju flet ndry¬she e disa të tjerëve ndryshe. Ura e Siratit është rrëshqitëse, dikush shpëton e dikush lëndohet dhe bie në zjarr. Peshoja është e drej¬të, nuk ka hile në të, kurse llogaria bëhet me njësi matëse atomike.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotë: “E kush pu¬noi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë”. (Zel¬ze¬le: 7-8).

Fjala El-hamdulilah e mbush këtë peshojë, kurse fjala Subhanall-llahi ve Bihamdihi e rën¬doj¬në këtë peshojë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tho¬të: “Gjëja më e rëndë në Peshojë është de¬¬votshmëria dhe morali i mirë”. (Tirmidhiu, hasen).

Librat e palosura do të shpërndahen, sa e sa bela që i ke harruar dhe sa e sa gabime që i ke fshehur do të shfaqen, do të lexohet Libri (regjistri), gjymtyrët do të flasin, melaqet do të dëshmojnë, kurse All-llahu është Dësh¬mi¬tari i të gjitha veprave të njeriut.

All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë: “Ti nuk anga¬zhohesh me asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga Kur’ani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t’i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e ma¬dhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt”. (Junus: 61).

Pasi që All-llahu të gjykojë mes kafshëve, fillon gjykimin mes njerëzve. Të parët që do të gjykohen në këtë Ditë është ky umet, këta do të jenë të parët që do ta kalojnë urën e Siratit dhe të parët që do të hyjnë në xhennet.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Ne jemi të fundit dhe të parët në Ditën e Kijametit”. Në transmetimin tjetër qëndron: “Gjykohen para krijesave të tjera”. (Muslimi).

All-llahu, xhel-le shanuhu, e nderon robin e Tij, Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në këtë moment duke i dhënë Pishinin (Hau¬din) e madh, i gjerë sa mund të ecë një nje¬ri për një muaj, uji i tij më i bardhë se qu¬mësh¬ti dhe më i ëmbël së mjalti, kurse aroma më e mirë se e miskut, përreth i sheh gas¬ta¬ret nga ari dhe argjendi sa yjet e qiellit, ai që pi nga ky ujë nuk do të ketë etje asnjëherë më vonë, kurse disa njerëz do të refuzohen, e Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, do të thotë: “Ata janë të mi”. Do t’i thuhet: Nuk e di se çka kanë shpikur pas teje. Atë¬he¬rë do të thotë: “Mallkimi qoftë për ata që kanë ndry¬shu¬ar pas meje”. (Ahmedi, sahih).

Shpëtimi nga kjo Ditë

Shpëtimi nga këto trishtime arrihet me më¬shi¬rën e All-llahut, e pastaj me vepra të mira. Njeriu që nuk ka bërë mjaft vepra të mira do të vijë i penduar në këtë Ditë, mirëpo në këtë Ditë nuk bën dobi arsyetimi dhe nuk shpre¬so¬het falja.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “O ju nje¬rëz, s’ka dyshim se premtimi i All-llahut ësh¬të i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani)”. (Fatir: 5).

I falimentuari në Ditën e Kijametit

I falimentuar në këtë Ditë është ai që vjen me namaz, agjërim, zekat, mirëpo ndërkohë ka akuzuar njeri, ka ofenduar njeri, ka ngrënë pa¬surinë e dikujt, ka derdhur gjakun e dikujt, e ka rrahur dikë, andaj duhet t’i japë secilit prej tyre nga të mirat e veta derisa t’i har¬xho¬jë të gji¬tha veprat e mira, atëherë do t’i marrë më¬ka¬tet e tyre dhe pastaj do të hidhet në zjarr.

Salih El-Merri thotë: “Hyra në varre në mes¬di¬te, i shikova varret dhe mu duken si njerëz të heshtur dhe thashë: subhanall-llah, kush ju ringjall pasi që të qëndroni gjatë kohë në këtë vend? Doli një zë nga ato gropa duke më thënë: Salih: “Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka, mandej kur t’ju thërret juve me një të thirrme prej tokës, ju menjëherë dilni”. (Er-Rum: 25). Tha: rashë i alivanosur”.

Hasan Basriu, rahimehull-llah, thotë: “As¬kush nga njerëzit nuk ka dëgjuar për dy ditë dhe dy net: nata kur do të buajsh me banorët e varreve e asnjëherë më parë nuk ke bujtur me ta dhe nata, pas së cilës vjen dita e Ki¬ja¬metit dhe Dita kur të vjen lajmëtari nga All-llahu, i cili të sjell lajmin ose për xhennet ose për në zjarr dhe Dita kur të jepet Libri yt, të cilin e merr ose me dorën e djathtë ose me dorën e majtë”.

Kur të ndizet xhehenemi

All-llahu, subhanehu ue teala, e ka krijuar zja¬rrin dhe e ka bërë vendbanim të atyre që i kundërshtojnë urdhrat e Tij dhe tregohen men¬djemëdhenj.

Pra, cili është ky zjarr dhe cilat janë vetitë e këtij zjarri?

All-llahu, subhanehu ue teala, tregon për lën¬dën e zjarrit duke thënë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tu¬aj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë nje¬rëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kun¬dër¬shtoj¬në All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Et-Tahrim: 6).

“Zjarri juaj, të cilin e ndez njeriu, është një pje¬së e shtatëdhjetë pjesëve të zjarrit të xhe¬he¬¬nemit”. I thanë: pasha All-llahun do të mjaf¬to¬jë kjo. Tha: Zjarri i xhehenemit është për gjash¬tëdhjetë e nëntë herë më i nxehtë se ky zjarr”. (Buhariu dhe Muslimi).

Gjithashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke treguar se xhehenemi është një krijesë gjigande thotë: “Do të sjellin xhehe¬nemin të lidhur me shta¬të¬dhjetë mijë fre¬rë, seci¬lin fre do ta kapin shta¬tëdhjetë mijë mele¬kë dhe do ta tërheqin”. (Muslimi).

Kab El-Ahbari, rahimehull-llah, duke tre¬gu¬ar për zjarrin e xhehenemit tregon e thotë: “Pasha Atë që në Dorë të Tij është shpirti i Ka¬¬bit, po të ishe në lindje kurse zjarri në pe¬rën¬dim e të zbulohej, do të dilte truri nga hun¬da prej nxehtësisë së madhe që ka! O nje¬rëz, a mund të qëndroni karshi kësaj nxeh¬të¬sie, a mund ta duroni këtë gjë? O njerëz, respekti ndaj All-llahut është më i lehtë se ky dënim, andaj respektojeni”.

Ushqimi i banorëve të xhehenemit është ze¬kumi, kurse pija e tyre, lëngu i nxehtë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Po qe se një pikë nga zekumi bie në dynja, do t’ua prishte jetën njerëzve, e çfarë të the¬mi për ata që këtë e kanë ushqim të tyre?!”. (sahih, Tirmidhiu).

“ثshtë e vërtetë se pema e Zekumit, do të jetë ushqim i mëkatarëve. Vlon si katrani (si pezhgveja) në barqet, ashtu si vlon uji i valë”. (Ed-Duhan: 43- 45).

Banorët e zjarrit vazhdimisht do të jenë në dënim, nuk kanë qetësi dhe as gjumë, nuk ka¬në rehati e as pushim, por prej dënimit në dënim.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, na tregon se sa i dhembshëm është dënimi më i vogël në xhehenem duke thënë: “Njeriu me dënimin më të lehtë është ai që do të ketë nallane prej zjarri, nga të cilat do t’i vlojë truri, ashtu sikurse vlon uji në kazan. Njerëzit do të mendojnë se ky vuan dënimin më të madh, kur¬se ky do të jetë dënimi më i lehtë”. (Muslimi).

Nga këto vuajte dhe dhimbje ata do të shpresojnë vdekjen, mirëpo aty vdekje nuk ka, do t’u nxihen fytyrat, do t’u verbohen sytë, do t’u mbyllet goja, do t’u thyhet kurrizi dhe do t’u grimcohen eshtrat: “Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të xhehennemit. Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpëruar. Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra. Dhe ata thërrasin: “O Malik, le të na e marrë shpir¬tin Zoti yt!”. Ai thotë: “Ju do të jeni aty për¬gjith¬monë!”. (Ez-Zuhruf: 74- 77).

“Ata përpiqen të dalin nga zjarri, por s’ka¬në të dalë nga ai, ata kanë dënim të për¬her¬shëm”. (El-Maide: 37).

“ثshtë e vërtetë se ata që mohuan ar¬gu¬men¬tet Tona, do t’i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lë¬ku¬ra të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu ësh¬të i plotëfuqishëm, i drejtë”.

Hasan Basriu, rahimehull-llah, thotë: “U digjet lëkura gjatë ditës shtatëdhjetë mi¬jë herë”.

Veshmbathja e banorëve të xhehenemit është prej katrani, kurse ushqimi nga zjarri.

All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë: “Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja – zifti), kurse fyty¬rat e tyre do t’i mbulojë zja¬rri”. (Ibrahim: 50).

“… u shuhet etja me ujë të valë që ua co¬pë¬ton zorrët e tyre”. (Muhamed: 15).

Krahaso gjendjen e këtyre njerëzve të pafat, të cilët rrotullohen në lloj-lloj dënimesh, vuaj¬në në xhehenem aq shumë, saqë edhe kodrat nuk mund t’i durojnë dot këto vuajtje, tregime që na e shkatërrojnë zemrën.

Të lidhur në pranga dhe me zinxhir:

“Atyre do t’u vihen prangat dhe zinxhirët në qafat e tyre e do të zhyten”. (Gafir: 71).

“Mandej lidheni atë me një zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë”. (El-Haka: 32).

Ibën Abasi, radijall-llahu anhu, thotë: “Pran¬gat dhe zinxhiri i vendohet në pra¬pa¬ni¬cë dhe i del në hundë. Nuk mundet të ngri¬het në këm¬bë dhe renditen në këtë zinxhir, ashtu sikurse ren¬diten karkalecat në krënde derisa të piqen”.

Vëllai im i dashur, shiko këtë gjendje të vësh¬tirë në të cilën gjenden këta fatzinj, pa¬ra¬men¬do veten tënde në vend të tyre. E lusim All-llahun që të mos jetë asnjë prej nesh në vendin e tyre, paramendo veten sikur të he¬dhin në zjarr, kur vjen para urës së siratit dhe e shikon se është më e hollë se qimja dhe më e mprehtë se shpata. I sheh njerëzit duke rrësh¬qitur nga kjo urë dhe duke rënë në zjarr, i sheh ata që janë para teje dhe trishtohesh, mirëpo ky trishtim nuk është asgjë në kra¬ha¬sim me rrëshqitjen e këmbëve të tua. Kjo lla¬h¬ta¬ri të shtohet edhe më shumë kur të de¬për¬toj¬në kthetrat e ndryshme në lëkurën dhe mi¬shin tënd dhe të hedhin në zjarr, kurse zjarri me shpejtësinë e vet, të kaplon dhe të djeg. Në këto çaste kur digjesh, të shkrihet lëkura dhe mishi, të thyhen eshtrat, ti thërret, mi¬rë¬po askush nuk të mëshiron, në këto momente dëshiron të kthehesh prapë që të pendohesh, mirëpo askush nuk të përgjigjet!

Paramendo veten pas një qëndrimi të gjatë në xhehenem, pasi që të arrijë pikëllimi kulmin e vet, atëherë kur etja nuk durohet, të kuj¬to¬het pija në dynja, nxiton drejt Hamimit, e merr një gotë nga Hazini, i cili është përgjegjës për dënimin tënd, e kur e merr këtë gotë, të shkri¬¬het dora nga nxehtësia e kësaj gote, kur ta afrosh te goja jote, të shkrihet goja nga nxehtësia, kurse kur ta gëlltitësh këtë lëng, ta shkatërron fytin dhe kur depërton në bark, ti copëton zorrët copë-copë, atëherë do të bër¬ta¬sësh, do të ankohesh, do të kujtohet uji i ftoh¬të i dynjasë dhe kënaqësia e tij dhe do të ndjesh keqardhje. Sërish do të ndjesh dhim¬b¬je dhe do të nxitosh drejt pishinës përplot me Hamim që të freskohesh, ashtu siç freskohet njeriu në dynja, duke pirë dhe duke u zhytur në të, e kur të zhytesh në hamim të zhvishet mishi nga lëkura, prej kokës deri në këmbë, atëherë do të nisesh drejt zjarrit me shpresë se ai do të jetë më pak i nxehtë, mirëpo do të gjesh të kundërtën. Kur të digjesh me zjarrin e xhehenemit, do të kthehesh sërish në ha¬mim, kështu do të rrotullohesh mes hamimit dhe zjarrit, ashtu sikurse na e tregon këtë All-llahu, subhanehu ue teala, duke thënë:

“Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zja¬rrit) dhe ujit të vluar deri në kulminacion”. (Er-Rahman: 44).

Do të kërkojë rehati mes zjarrit dhe ha¬mi¬mit, mirëpo nuk do të gjejë as rehati dhe as qetësi.

Kur të shtohet pikëllimi dhe etja, e të arrije grada shumë të larta, të kujtohet xheneti. Një copë e zemrës tënde ta zë frymën nga keq¬ar¬dhja që pse nuk je afër All-llahut dhe nga mër¬zia për begatitë e xhennetit, të cilin e ke hum¬bur për shkak të mëkateve dhe gabimeve që i ke bërë, atëherë do të drejtohesh nga All-llahu duke bërtitur që të të kthejë në dynja dhe të bësh punë të mira, mirëpo askush nuk të përgjigjet një kohë të gjatë, e pastaj të thuhet:

“Ai thotë: “Heshtni aty e mos më folni!” (El-Muminun: 108).

Pastaj All-llahu, tebareke ue teala, ta shton dëshpërimin dhe keqardhjen duke ta mbyllur derën e xhehenemit. Nuk ka dëshpërim dhe keqardhje më të madhe, sesa kur dëgjon kë¬r¬cë¬llimin e mbylljes së dyerve të xhe¬he¬ne¬mit, sepse tani e kuptojnë se All-llahu e ka mbyllur këtë derë dhe se askush nuk ka për të dalë nga ky vend. Këtyre njerëzve u copëtohet zem¬ra copë-copë, u humbet shpresa të¬rë¬si¬sht për shpëtim nga ky vend dhe nga dënimi i All-llahut. Këtu e kupton atë që na ka treguar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: “për¬hershmëri, nuk ka vdekje”.

Dënim, i cili nuk largohet nga trupi i tyre, mërzi që nuk përfundojnë, sëmundje që nuk shë¬rohen, pranga që nuk zgjidhen, zinxhirë që nuk hiqen asnjëherë, etje që nuk kalon as¬një¬herë, nuk mëshirohen edhe nëse qajnë, lut¬jeve të tyre nuk u përgjigjet askush, pen¬di¬mi i tyre nuk pranohet, gjenden në dënim të përhershëm dhe nënçmim të papërfunduar. Pas¬taj All-llahu, azze ue xhel-le, i dërgon me¬la¬qet që t’ua mbyllin çdo vrimë, që ti gozh¬do¬j¬në me gozhda të zjarrit dhe t’i lidhin në shty¬lla të zjarrit. Në vendin ku gjinden ata, nuk lihet të hyjë as erë e as frymë dhe All-llahu i le në haresë tërësisht.

Paramendoni të gjendeni në një vend të mbyllur nga të gjitha anët dhe të harruar se ka dikush atje. A ka gjendje më të keqe se kjo?!

“Harruan All-llahun, prandaj Ai i harroi”. (Et-Teube: 67).

“Ai i mbyll ata, ua zë frymën. Ata janë të li¬dhur në pranga të njëpasnjëshme”. (El-Hu¬me¬ze: 8-9).

E thërrasin dhe e lusin All-llahun që t’ua leh¬tësojë dënimin, pas një kohe u vjen për¬gjigjja: “Ai thotë: “Heshtni aty e mos më folni!” (El-Muminun: 108).

Hasan Basriu, rahimehull-llah, thotë: “Këto janë fjalët e fundit që i thonë, e pas kësaj do të lëshojnë vetëm piskamë, britmë dhe lehje sikur të qenve”.

Nuk ka jetë më të keqe se kjo dhe nuk ka njerëz më të këqij se këta, e lusim All-llahun që të mos jemi prej tyre. Humbje e madhe, e ci¬la nuk mund të kompensohet në asnjë më¬ny¬rë. Pasha All-llahun, vaj për mendjet që dë¬gjoj¬në për këtë dënim dhe këtë vuajtje dhe i besojnë tërë kësaj, mirëpo nuk e përfillin as¬pak dhe nuk ikin nga kjo, por veprojnë drejt saj me dëshirë dhe zgjidhje. La haule ue la kuvvete il-la bil-lah.

Vëllai im i dashur, ti që bën mëkate ndaj All-llahut, paramendoje veten si banor të xhe¬he¬nemit! A do të dakordoheshe me këto dë¬ni¬me dhe vuajtje?

Nuk e besoj një gjë të tillë. Andaj pendohu te All-llahu, largohu nga gjërat që i urren Ai dhe afroju Atij me vepra të mira me shpresë se do të jetë i kënaqur me ty, qaj nga frika prej Tij me shpresë se do të mëshirojë ga¬bi¬met e tua. Dije se rreziku është shumë i madh, trupi është shumë i dobët, vdekjen e ke afër, All-llahu, xhel-le xhelaluhu, të mbikëqyr dhe të sheh, andaj turpërohu prej Tij dhe mos e neg¬lizho shikimin e Tij ndaj teje, mos nënçmo mëkatet që i bën ndaj Tij, mos shiko vo¬gë¬l¬si¬në e mëkatit por shiko madhësinë e Atij ndaj të cilit e bën mëkatin, e Ai është All-llahu, te¬ba¬reke ue teala.

Mbushe zemrën tënde me frikë ndaj Tij pa¬ra se të të merret shpirti në befasi. Mos iu shfaq Atij me mëkate, sepse nuk mund të du¬rosh Hidhërimin e Tij dhe nuk mund t’i re¬zis¬tosh dënimit të Tij. Kontrollo veten para se të vijë dita e takimit me Të, ndoshta të më¬shi¬ron dhe t’i fal gabimet.

Një dritare drejt Xhennetit

Vëllai im i dashur, po të shkruaj për xhe¬n¬ne¬tin, shtëpinë e begative, e cila është një shpre¬së shumë e shtrenjtë e secilit besimtar, me qëllim që të mendosh pak më gjatë për be¬gatitë dhe gëzimet që gjenden në këtë vend, që të shtohet ëndërrimi edhe më shu¬më për këtë shtëpi, sepse ai që e shpreson një gjë dhe e ëndërron atë, do ta kërkojë dhe do të punojë për të. Nuk kam për qëllim shpre¬sat e kota, shpresat e atyre që zhyten në më¬ka¬te, shpresat e atyre që nuk pen¬do¬hen, sep¬se kjo nuk është shpresë por është mbu¬rra¬ve¬cllëk dhe i ngjan atij që hedh farën në tokë jopjellore, ose atij që pret fryte të xhe¬nnetit me fara të xhehenemit, ose atij që mbjell mëkate dhe dëshiron të korrë shpër¬bli¬me në Ditën e Gjykimit.

Shpresë e lavdëruar është ajo shpresë, e ci¬la të shtyn të punosh, sepse All-llahu, te¬ba¬re¬ke ue teala, pasi që i tregon cilësitë e be¬sim¬tarëve, tregon se ata janë që shpresojnë:

“Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata me¬ri¬toj¬në të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues”. (El-Bekare: 218).

A ka vend për shpresë ai që e le namazin dhe zhytet në harame dhe kur ti thuash: kuj¬des se çfarë vepron, ai të përgjigjet duke thë¬në: All-llahu fal dhe është i Mëshirshëm! Këtij i përgjigjemi duke i thënë: a nuk ke lexuar aje¬tin Kur’anor ku All-llahu, subhanehu ue teala, na tregon se: “Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është pen¬duar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë”. (Taha: 82).

Ku është në këtë rast pendimi dhe puna e mirë?!

Vëlla i dashur, dije se dynjaja është ara e ahi¬retit, po edhe zemra është si toka, kurse be¬simi është si fara, adhurimet e shtojnë e mëkatet e pakësojnë. Dita e Gjykimit është di¬ta e korrjes, andaj ai që ka mbjellë mirësi, do të korrë mirësi dhe ai që ka mbjellë sherr, do të korrë sherr.

Kur e kanë pyetur Zjedin: Si gdhive? Ka thë¬në: gdhiva duke e dashur të mirën dhe nje¬rëzit e mirë dhe çdo gjë të mirë që kam mundësi ta bëj, nxitoj ta bëj dhe jam i bindur në shpër¬bli¬min e saj, e nëse më ikën ndonjë ve¬për e mirë mërzitem dhe mallëngjehem për të.

Qëllimi është të tregojmë se ai që mendon më gjatë për xhennetin, gëzimin në të dhe be¬gatitë që i ka përgatitur All-llahu për ba¬no¬rët e xhennetit, kjo e shtyn në punë të mira.

Habi është me punën e atij që beson në Di¬tën e Gjykimit dhe në Shtëpinë e jetës së vër¬tetë, ku nuk ka vdekje, as sëmundje e as fat¬ke¬qësi, dhe nuk e kërkon këtë vend!

Pasha All-llahun, sikur të mos kishte këtu as¬gjë tjetër përpos se shëndet në trup, siguri nga vdekja, uria dhe etja do të mjaftonte si shkak që të braktiset dynjaja për të. Si duhet të jetë gjendja jonë kur e dimë se banorët e xhennetit do të jenë mbretër të sigurt, kë¬na¬qen në gëzime dhe lumturi, kanë atë që ua ka ëndja dhe ua pëlqen syri, atje do të mbeten përgjithmonë, vazhdimisht duke u rrotulluar në llojet e ndryshme të begative dhe janë të bin¬dur se këto mirësi kurë nuk përfundojnë?

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Do të thërrasë një thirrës i banorëve të xhennetit: këtu do të jeni të shëndoshë dhe nuk do të sëmureni, do të jetoni dhe nuk do të vdisni, do të jeni të rinj dhe nuk do të pla¬ke¬ni dhe do të jetoni në begati dhe nuk do të vuani aspak”. (Muslimi).

Begati të kulluar vetëm në xhennet mund të gjejmë.

Kurse në dynja sado që të kënaqemi, ajo ka vështirësitë e veta, sado që të qeshim edhe do të qajmë, sado që do të gëzohemi edhe do të mërzitemi, dhimbjet janë më shu¬më se kë¬na¬që¬sitë, fillimi i begative është frikë, kurse fundi harresë.

Kurse begatitë e xhennetit nuk mund të vle¬rësohen dhe as që mund të fantazohen.

Si ka mundësi të vlerësohen kur All-llahu i ka mbjellë me Dorën e Tij dhe e ka vërë ven¬d¬ba¬nim të njerëz të dashur te Ai, e ka mbushur me Mëshirë, Nderim dhe Kënaqësi të Tij. Be¬ga¬tinë e saj e ka përshkruar si fitore të ma¬dhe, kurse mbretërinë e saj me mbretëri të ma¬dhe. Në të ka deponuar të gjitha mirësitë dhe ka pastruar nga çdo mangësi dhe defekt. All-llahu, azze ue xhel-le, na ka treguar në Librin e Tij Fisnik gjërat që i ka përgatitur për robërit e Tij në Xhennetet e ndryshme; lloj-lloj ushqimesh, martesë, vendbanime, vesh¬m¬bath¬je, qumësht, mjaltë, verë, ujë, mish, mën¬dafsh, ar, pemë, hurije, lumenj, pallate, etj. Begatitë e dynjasë nuk kanë asgjë të për¬bash¬kët me begatitë e ahiret përpos ngja¬sh¬më¬ri në emra, sepse të gjitha lajmet që na tre¬gojnë për gjërat e përgatitura në xhennet, afër Zotit të botëve, është në kundërshtim me atë që është në këtë dynja edhe cilësi edhe në formë. Pra, pajtohen në emra, mirëpo da¬lloj¬në në realitet, shije dhe aromë.

All-llahu, xhel-le shanuhu, atyre që e res¬pek¬¬tojnë u ka garantuar në xhennet atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as që i ka rënë ndërmend ndonjërit. Këto gjë¬ra nuk i di as ndonjë pejgamber i dërguar e as ndonjë melek i afruar.

All-llahu, azze ue xhel-le, thotë: “Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di as¬kush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim”. (Es-Sexhde: 17).

Imam Mundhiriu, rahimehull-llah, thotë:

“Xhenneti dhe banorët e xhennetit janë shu¬më më lart se kjo që përshkruhen. Mes begative të përgatitura për besimtarët është edhe fakti se nuk u kalben rrobat, nuk u për¬fun¬don rinia, begatia është pa fund, nuk vu¬aj¬në e as që përjetojnë ndonjë defekt. Begatitë e xhennetit ndodhin në formën më të plotë dhe më të mirë. Shfrytëzimi i begative të xhe¬n¬netit nuk ka pasojë sikur shfrytëzimi i be¬ga¬ti¬ve të dynjasë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tho¬¬të: “Banorët e xhennetit hanë, pinë dhe nuk pështyjnë, nuk urinojnë, nuk kryejnë ne¬vo¬jë të madhe dhe nuk nxjerrin qurra”. اfarë ndodh me ushqimin? Gogësimë dhe djersë me aromë misku. Inspirohen ta lavdërojnë dhe falënderojnë All-llahun ashtu siç ins¬pi¬ro¬hen të marrin frymë”. (Muslimi).

Banorët e xhennetit nuk flenë që të mos largohen nga kënaqësitë dhe jeta komode me gjumë. Ata janë të zhytur në begati e nuk janë si njerëzit në këtë dynja që flenë. E kanë pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: A flenë banorët e xhennetit? Ka thënë: “Gju¬mi është vëlla i vdekjes, kurse xhenetlitë nuk flenë”. (Sahih, Taberaniu dhe Bezari). Të¬rë kjo ndodhë për shkak jetës së plotë që e je¬tojnë njerëzit në xhennet.

Gratë e Xhennetit janë të pastra, në aq shu¬më hadithe është treguar për to dhe me tregime të tilla që e mahnitin kokën dhe e nxisin secilin njeri të mirë që shpreson All-llahun dhe Ahiretin që të veprojë vepra të mira dhe të pranuara te All-llahut, subhanehu ue teala, për të arritur atë që All-llahu, xhel-le shanuhu, ua ka premtuar besimtarëve të devotshëm.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Xhenetliu do ti ketë dy hyri, secila prej tyre do ti ketë shtatëdhjetë palë petka, i shihet palca e kërcikut të saj pas rrobave”. (sahih, Ahmedi).

Gjithashtu janë përshkruar hyritë edhe në hadithe tjera për të stimuluar njerëzit në res¬pekt ndaj All-llahut, azze ue xhel-le. Pej¬gam¬beri, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Po qe se një grua prej banorëve të xhennetit i shikon banorët e tokës do të shndriste gjithë ha¬pësirën mes tyre dhe do ta mbushte me aro¬më. Shamia që ka mbi kokë është më e mi¬rë se sa dynjaja dhe çka ka në të”. (Bu¬ha¬riu).

Madje edhe dielli me fuqinë, dritën dhe shkël¬qimin e tij, i cili kur del në mëngjes ua kalon të gjitha dritave dhe kur perëndon në mbrëmje nuk mund ta largojnë errësirën edhe nëse e përdorin mbarë rrymën elektrike, kur¬se: “Po qe se një grua prej banorëve të xhe¬n¬ne¬tit do të shikonte tokë do ta mbushte me aromë, misk dhe do të eliminonte dritën e di¬e¬llit dhe hënës”. (Taberaniu).

Po përveç kësaj All-llahu, subhanehu ue te¬a¬la, ka përgatitur edhe shtesa në xhennet, siç na tregon në suren “Kaf” ajeti 35: “Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë”.

“Kalon një re mbi banorët e xhennetit dhe thotë: a nuk luteni të sjellë bereqete si shiu. Atëherë për atë që do të luten, do t’u bjerë”. (Abdullah Ibën Mubareku).

Kethir ibën Murrete thotë: “Nëse e përjetoj këtë ditë do të lutesha: na sill vasha të stolisura”.

Begatitë e xhennetit dhe gëzimet që janë aty nuk mund të përshkruhen e as të fan¬ta¬zo¬hen. Asgjë nga kjo dynja nuk mund të kra¬ha¬so¬het me ato begati. Pema Tuba nuk gjendet kësisoj në dynja, përshkrimi i kësaj peme të le pa mend.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tho¬të: “Në xhennet ka një pemë që kalorësi ecë në hijen e saj një qind vjet pa u ndalur, lexoni nëse doni ajetin: “Nën hije të gjëra (për¬hershme).”. (Muslimi).

Kurse Imam Ahmedi, rahimehull-llah, re¬gjis¬t¬ron një hadith në “Musnedin” e tij, se erdhi një njeri te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, e tha: çfarë është Tuba? Tha: ثshtë pe¬më në xhennet, mund të ecësh në hijen e saj njëqind vjet, kurse nga degët e saj dalin rro¬bat e xhennetlive”.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, nuk ka lërë pa sqarime as cilësitë dhe vetitë e xhennetlive, moshën, ngjyrën, gjatësinë, etj.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Xhennetlitë hynë në xhennet të zhve¬shur, qose, të bardhë, me flokë pak si ka¬çu¬rre¬la dhe me sy të ngjyrosur, në moshë tredh¬jet e tre vjeçare. Të gjithë do të jenë në gja¬të¬sinë e Ademit, alejhisselam, i cili ka qenë i gjatë gjashtëdhjetë llërë (30 metra për¬a¬fër¬sisht), kurse të gjerë shtatë llërë”. (Ahmedi).

Imam Ibën Kethiri, rahimehull-llah, thotë: “Në këtë gjatësi, gjerësi dhe moshë ka ur¬të¬si të qarta, sepse në këtë formë njeriu arrin kul¬min e kënaqësisë, pasi që janë bashkuar vitet e fuqisë me mjetet e mëdha të kë¬na¬që¬si¬së. Kur të grumbullohen këto dy gjëra arrihet këna¬qësia e plotë dhe e fuqishme saqë një njeri ka mundësi të ketë marrëdhënie me një qind vajza beqare. Tregohet në hadithe se erdhi një njeri nga ithtarët e Librit dhe e pyeti Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke i thënë: je duke pretenduar se xhen¬ne¬t¬li¬të hanë dhe pinë? Tha: “Po, pasha Atë që në Dorën e Tij është shpir¬ti im, xhenetlive u jepet fuqia e njëqind njeriut në ngrënie, pirje dhe marrëdhënie”. Për¬sëri i tha: Ai që ha dhe pi duhet të kryejë nevojën, kurse xhenneti është i pastër, nuk ka në të ndytësira? Tha: kryerja e nevojës ndodh me djersitje e cila ka aromë misku”. (Da¬re¬miu).

A kanë pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alej¬hi ue sel-lem, a do të kemi marrëdhënie me gratë tona në xhennet? Ka thënë:

“Po, pasha Atë që në Dorë të Tij është shpir¬ti im, një njeri për një ditë do të ketë ma¬rrë¬dhënie me një qind beqare”. (Taberaniu).

Madje ka ardhur na hadithe se:

“Xhennetlitë kur të kenë marrëdhënie inti¬me me gratë e tyre në xhennet, ato sërish rik¬¬thehen beqare”. (Taberaniu).

Pra, burrat me gratë e tyre në xhennet do të përjetojnë kulmin e dëshirave dhe sigurisë. All-llahun e lusim të na i shtojë mirësitë e Tija.

Xhenetlive u shtohet fuqia, u shndrit fytyra, kanë pamje të bukur, jetë të këndshme dhe kjo nuk ndalet asnjëherë.

“E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën”. (El-Mutafifin: 26).

“Për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit”. (Es-Saffat: 61).

Për të patur jetë të këndshme duhet të ka¬në edhe moral të mirë. All-llahu, xhel-le sha¬nu¬hu, thotë: “Ne kemi hequr prej zemrave të ty¬re çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qënd¬rojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar”. (El-Hixhr: 47).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, na ka treguar: “Nuk ka dallime mes tyre e as hidhërime. Zem¬rat i kanë një, e lavdë¬rojnë All-llahun në mën¬gjes dhe mbrëmje”. (Buhariu).

Aroma e këndshme që gjendet në xhennet përhapet anembanë xhennetit me një shpej¬të¬si shumë të madhe dhe secili xhenetli kë¬na¬qet duke e nuhatur këtë aromë.

Frytet e xhennetit nuk janë sikur frytet e dynj¬asë, sepse frytet e dynjasë vijnë në sezon të caktuar, kurse frytet e xhennetit i ke në çdo kohë. Pemët në dynja herë kanë gjethe e he¬rë nuk kanë, kurse pemët e ahiretit çdo herë ka¬në gjethe dhe fryte.

“Shembulli (atributi) i xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (pa¬lla¬tet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. Ai është përjetim i lumtur i atyre që ishin të ruajtur, e pë¬rfundimi i jobesimtarëve është zjarri”. (Er-Rad: 35).

Frytet e xhenneti e ke shumë lehtë t’i vje¬lësh edhe nëse ato gjinden në majën e pe¬mës, sepse vet pema afrohet dhe të bie fryti në dorë.

“Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shu¬më afër”. (El-Insan: 14).

Secila pemë e xhennetit e ka trungun prej ari, dheu është nga shafrani dhe misku, pa¬ra¬men¬doni se çfarë fryte mund të japë ky lloj i pemës, sigurisht se do të dalin fryte të mre¬ku¬llueshme dhe të këndshme.

Xhenetlitë në xhennet do të kenë edhe çadra të cilët në asgjë nuk u ngjajnë çadrave të dynjasë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Besimtari do të ketë çadër nga mar¬ga¬ritari bosh, i gjatë gjashtëdhjetë milë. Be¬sim¬tari aty do të ketë gratë, do ti viziton ato, kur¬se aq e madhe është saqë nuk do të sho¬hin njëri tjetrin”. (Buhariu).

Nuk ka dyshim se dhurata dhe begatia më e madhe e xhenetlive, ajo që i mahnitë të¬rë¬sisht dhe i mallëngjen edhe më shumë shpirt¬rat e tyre është momenti kur All-llahu e largon perden dhe u mundëson banorëve të xhe¬n¬ne¬¬tit që ta shohin. Kur ta shohin xhenetlitë All-llahun, subhanehu ue teala, do t’i harrojnë të gjitha kënaqësitë dhe lezetet që i kanë përjetuar në xhennet dhe do të shikojnë ma¬dhë¬rinë e All-llahut, Zotit të botëve, sub¬ha¬ne¬hu ue teala.

Imam Ibën Kethiri, rahimehull-llah, tregon nga Ebul-Meali El-Xhuvejni, se kur All-llahu, xhel-le shanuhu t’u zbulohet xhenetlive, do të gur¬gullohet uji i lumenjve të xhennetit, do të radhiten pemët, do të shtohet gëzimi dhe gal¬di¬mi, do të këndojnë shpezët dhe do të shn¬drisin edhe më shumë hyritë, mirëpo tërë kjo nuk do të largojë shikimin e xhennetlive nga All-llahu, subhanehu ue teala, sepse kjo është kënaqësia më e madhe. E lusim All-llahun e madh që të na dhurojë kënaqësinë e shikimit në Fytyrën e Tij Fisnike.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Kur xhenetlitë të hyjnë në xhenet dhe xhehenemlitë në xhehenem, do të bërtet një thirrës: o xhenetli, te All-llahu keni një prem¬tim të cilin dëshiron t’ua realizojë. Do të tho¬në: çka është ai premtim? A nuk na e rëndoi pe¬shojën, a nuk na e zbardhi fytyrën dhe na shtiu në xhennet dhe na mbrojti nga zjarri? Atëherë All-llahu do ta largojë perden dhe do të shikojnë në Të. pasha All-llahun, nuk u ka dhë¬në All-llahu gjë më të dashur e as më të kënd¬shme për syrin tyre se sa shikimi në Të”. (Sahih, Ahmedi).

All-llahu, azze ue xhel-le, thotë: “Aty do të je¬në përgjithmonë, e nuk kërkojnë të lar¬go¬hen nga ai (ose t’u ndryshohet)”. (El-Kehf: 108).

Nuk ka dyshim se kjo kënaqësi do të arrijë kulmin e vet kur ta marrin vesh xhenetlitë se qëndrimi i tyre në xhennet do të jetë pa fund.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, na tregon: “Do të sillet vdekja në formën e da¬shit të majmë dhe do të vendoset mes xhe¬n¬netit dhe xhehenemit e do të thuhet: o ju xhe¬nnetli, e ata do të zgjasin kokën dhe do të shikojnë. Do të thotë: o ju xhehenemli, e ata do të zgjasin kokën dhe do të shikojnë. Men¬doj¬në se u ka ardhur shpëtimit. Do të theret vdek¬ja dhe do të thuhet: o ju xhennetli, am¬shu¬eshmëri dhe nuk ka vdekje, o ju xhe¬he¬nem¬li, amshueshmëri dhe nuk ka vdekje. Xhe¬net¬live do t’u shtohet gëzimi edhe më shumë, kurse xhehenemlive do t’u shtohet mërzia edhe më shumë”. (Buhariu). Kurse në trans¬me¬timin e Ibën Ebi Dynajsë qëndron: “Do të sigurohen të parët dhe do të humbin shpre¬sën përfundimisht të dytët”.

Dijë vëlla i dashur se xhenneti nuk fitohet me shpresa të kota dhe pasim të epshit, kur¬se rruga e vetme që na shpie deri atje është res¬pektimi i All-llahut dhe Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, thotë: “I gjithë ummeti im do të hyjë në xhen¬net, përpos atij që refuzon. Thanë: kush do të refuzon o i Dërguar i All-llahut? Tha: ai që më respekton do të hyjë në xhennet, kurse ai që nuk më respekton vetëm se ka refuzuar”.

Kujdes nga nepsi yt, sepse ky është pen¬ge¬sa kryesore në rrugën tënde drejt All-llahut, subhanehu ue teala, sidomos për ata që ecin në mbrëmje. Nëse njeriu nuk ka me vete no¬zull të imanit dhe llambë të bindjes, nuk do t’ia arrijë t’i tejkaloj këto barriera.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Ai që frikësohet ecën herët në mën¬gjes, kurse ai që del herët në mëngjes arrin në destinacionin e tij. Dijeni se malli i All-llahut ësh¬të i shtrenjtë, dijeni se malli i All-llahut ësh¬të xhenneti”. (sahih, Tirmidhiu).

Sa më lart hipën udhëtari aq më shumë shto¬hen britmat, tradhtitë dhe frikësimet, e në¬se nuk ua vendon veshin dhe vazhdon në rru¬gën e tij, tërë këto vështirësi dhe frikësime shndërrohen në siguri dhe rrugë e gjerë, e cila e shpie deri te shtëpitë më të larta, aty ka shenja dhe vendpushime që i ka përgatitur All-llahu, tebareke ue teala, për robërit e Tij. Mes këtij vendi dhe mes teje është vetëm vendosmëria e fuqishme, durimi për çaste të caktuara, trimëria dhe lutja e gjatë.

I mençur është ai që e llogarit veten dhe punon për pas vdekjes, kurse i paaftë është ai që e pason epshin e tij dhe mbahet me shpre¬sa të kota.

Dije se malli i All-llahut është i shtrenjtë dhe se për të arritur deri te ky mall duhet të për¬je¬tosh trishtime, brenga dhe pikëllime.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: ” Xhenneti është rrethuar me gjëra të vësh¬ti¬ra, kurse xhehenemi me epshe”.

Xhenneti qenka i rrethuar me gjëra të urry¬e¬ra, me vepra të vështira, me ikje nga harami, mirëpo përbrenda tyre ka kënaqësi dhe gë¬zi¬me që nuk mund ti paramendosh. Kurse xhe¬he¬nemi është i rrethuar me epshe, epshe të zullumit, të barkut, të epshit, të devijimit, të spro¬vave, etj. janë të lehta, mirëpo përbrenda kanë dëme dhe dënime të trishtueshme.

E lusim All-llahun, xhel-le shanuhu, që të na japë nga frika ndaj Tij aq sa të na largojë nga mëkati, të na dhurojë respekt ndaj Tij aq sa të arrijmë te xhenneti i Tij, të na dhurojë kë¬na¬që¬sinë e shikimit në Fytyrën e Tij, ma¬llën¬gji¬min për takimin me Të, duke mos përjetuar ndo¬një fatkeqësi dëmtuese e as ndonjë fitne devijuese dhe të na furnizojë Kënaqësinë e Tij të madhe dhe firdeusin e lartë. Amin.

Bekir Halimi,
2.9.2005

Posted by: altruisti | Dhjetor 27, 2007

27.12.07

“Nëse Islam do të thotë nënshtrim ndaj Zotit Ne jetojmë dhe vdesim në Islam.” (Johan Volfgang von Goethe (Gëte), poeti më i madh i Evropës, lavdia e gjuhës gjermane dhe e jetës intelektuale.)

Posted by: altruisti | Dhjetor 27, 2007

Origjina pagane e krishtlindjes

ORIGJINA PAGANE E KRISHTLINDJES




Shkruar nga William F. Dankenbring & John D. Keyser

Ndonëse kudo në botë krishtlindjet festohen si një festë e krishtere, a është e krishtere krishtlindja në rend të parë? Merrni në konsideratë këtë: Shqyrtoni Biblën fund e krye, dhe nuk do të gjeni as një fjalë të vetme të krishtlindjes që festohet nga të krishterët. Madje kjo nuk përmendet as një herë të vetme. Në anën tjetër, paganët e festonin këtë ditë për mijëra vjet përpara se të lindej Krishti. Nga vijnë këto rite dhe ceremoni misterioze që e rrethojnë këtë ditë?

Në librin e Werner Keller, “Bibla si një Histori”, lexojmë pohimin vijues:

“Si një ditë e krishtere në dokumente, 25 Dhjetori së pari qe përmendur në vitin 324 p.e.s. Nën perandorin romak Justinian [p.e.s. 527-565], kjo ditë u pranua si një festë zyrtare. Një festival i vjetër romak luajti një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e kësaj ditë të veçantë. 25 Dhjetori në Romën e lashtë ka qenë Dies Natali Invictus – Ditëlindja e të Pamposhturit, dita e solsticit (Shënim: Njëra prej dy kohëve të vitit, kur dielli është në largësinë më të madhe nga ekuatori qiellor. Solstici i verës në hemisferën veriore ndodh diku rreth 21 qershorit; solstici dimëror ndodh rreth 21 dhjetorit. Solstici veror është dita më e gjatë e vitit dhe solstici dimëror është më e shkurtra.) dimëror dhe njëkohësisht, në Romë, dita e fundit e Saturnalisë e cila që prej kohësh kishte degjeneruar në një karnaval javor të shfrenuar…” [f.331]

A nuk duket paksa e çuditshme që e ashtuquajtura Kishë e krishtere, për të festuar lindjen e Mesisë, të zgjedhë një ditë, e cila qe identifikuar si dita e lindjes së Diellit të Pamposhtur, ditën e solsticit dimëror, ditës më të shkurtër të vitit, kur pjesa e ndriçuar e ditës nis të bëhet më e gjatë prapë? Çfarë ka kjo të bëjë me Krishtin? A ka lindur Krishti diku afër 25 dhjetorit?

Vazhdon Keller:

“Meteorologët si edhe historianët dhe astronomët kanë diçka mjaft me rëndësi për të kontribuar në lidhje me çështjen e caktimit të ditës së lindjes së Jezusit. Sipas Lukës: ‘Në atë vend ishin disa barinj, të cilët e kalonin natën përjashta për të ruajtur grigjën e vet’” [Luka 2:8]

“Meteorologët kanë bërë regjistrime të sakta të temperaturës në Hebron. Kjo pikë, që gjendet në rrafshnaltat jugore të Judesë, e ka gjendjen e njëjtë klimatike si të Betlehemit, i cili s’është shumë larg. Shënimet e temperaturës e mbi tre muajve tregojnë që rënia e ftohtësisë është siç vijon: dhjetor – 2.8 gradë; janar – 1.6 gradë; shkurt – 0.1 gradë. Dy muajt e parë po ashtu kanë reshjet më të mëdha të shiut në vit; përafërsisht 15 cm në dhjetor, dhe afërsisht 20 cm në janar. Sipas të gjitha informatave ekzistuese, klima e Palestinës nuk ka ndryshuar dukshëm në 2000 vitet e fundit. Si bazë për këtë mund të merren vrojtimet moderne meteorologjike”.

“Në kohën e krishtlindjes, Betlehemi është në acar, dhe në Tokën e Premtuar, në fusha, nuk mund të ketë qenë as një bagëti në atë temperaturë…”

“Rreth kohës së krishtlindjeve në ditët tona, në Palestinë, kafshët dhe barinjtë janë të mbyllur [d.m.th. nuk ka kullosa]…”

Ndërsa, kërkojmë kohën e saktë të lindjes së Jezusit, gjejmë se ai nuk ka lindur as afërsisht datës 25 dhjetor, të cilën bota e ka zgjedhur për ta “festuar” ditëlindjen e tij.

Miliona të krishterë të pretenduar, të cilët mendojnë që janë pasues të fesë së Jezusit, janë mashtruar. Jo vetëm që si të pamend kanë përqafuar traditën e gabuar sikur të jenë të krishterë, por ata janë gënjyer e mashtruar nga predikuesit dhe priftërinjtë, ndonëse Jezusi vetë ka paralajmëruar: “Ky popull më nderon me buzë, kurse zemra e tyre është larg meje. Më kot më adhurojnë, kur mësojnë kinse mësim të Hyut – rregulloret që i qitën njerëzit… Ju lëni pas dore urdhërimin e Hyut për të ruajtur traditën tuaj!” [Marku 6-8]

Kush është lindur më 25 Dhjetor?

Nëse Jezusi nuk është lindur më 25 dhjetor, kush është lindur atëherë? Me fjalë tjera, ditëlindjen e kujt po e feston bota e krishtere, më 25 dhjetor?

Në librin “Historia e Romës”, nga Michael Grant, lexojmë siç vijon:

“Ka pasur po ashtu një tjetër besim pagan gjatë kësaj epoke, që garonte me Krishtin për kontrollin e botës perëndimore. Ky ishte kulti i diellit, i cili respektohej nga miliona banorë të perandorisë romake, madje ky besim njëherë e një kohë qe bërë fe zyrtare…”

“Në Romë, karakteri hyjnor i diellit erdhi shumë më herët, dhe më pas, shekuj më vonë, në kuben madhështore të Panteonit të Hadrianit, hapja qendrore, e rrethuar me rozeta në formë ylli, paraqiste sferën diellore… Kohë më parë, perandori Aureli kishte themeluar një tempull masiv të Diellit të Pamposhtur si një pikë qendrore e gjithë sistemit fetar të shtetit [274]. Ditëlindja e zotit qe menduar të jetë më 25 dhjetor, dhe kjo, e transformuar në krishtlindje, është një nga trashëgimitë që krishterimi ia ka borxh këtij kulti” [f.391-392].

Vini re! Krishterimi mori ditëlindjen e zotit-diell, kultit të diellit, dhe e transformoi atë në krishtlindje, ditëlindjen e Jezusit! Në fakt kjo është lindja e një zoti pagan, që adhurohej nga miliona njerëz gjithandej perandorisë romake.

“… Por adhurimi i zoti-diell vazhdoi gjerësisht kudo në perandori, dhe nën perandorin Aurel [270-275 p.e.s.] kulti u rivendos në pozitën e lartë të mëparshme. Në vitin 274, Aureli e shpalli zotin – tash të quajtur Deus Sol Invictus – perëndinë zyrtare të perandorisë romake. Ai ndërtoi një tempull të shkëlqyer të diellit në Romë… dhe vendosi festimin e lindjes së diellit [naturalis solis invicti] më 25 dhjetor, ditë e cila atëherë u pranua për solsticin dimëror. Në kohën e Konstantinit, kulti i Deus Sol InvictusSol Invictus. Kjo ditë shfaqet në listën e datave e cila me gjasë qe përpiluar në vitin 336 p.e.s. dhe u publikua në kalendarin romak të qytetit për vitin 354, e botuar nga Filokal” [Finegan, f.211-212]. kishte ende një pozitë të lartë, dhe portreti i zotit-diell gjendej në monedhën e Konstantinit… Kështu, duhet të ketë qenë në këtë kohë dhe me qëllimin e transformimit të rëndësisë së një datë të shenjtë ekzistuese që ditëlindja e Jezusit, e cila festohej në Lindje, më 6 janar, u vendos në Romë më 25 dhjetor, ditën e festimit të ditëlindjes së

Kjo ka ndodhur në shekullin e katërt pas Jezusit. Asokohe Kisha inkorporoi ditëlindjen e zotit-diell në kalendarin e ashtuquajtur të krishterë, dhe konvertoi “ditëlindjen” e tij në ditëlindjen e vetë Jezusit. Ajo që përfundimisht dhe pa dyshim kishte qenë pagane, tash u “pagëzua” dhe me anë të një akti magjik u transformua në diçka të krishtere. Së paku, për vrojtuesin, kjo dukej të ishte e krishtere. Tash quhej e krishtere. Por, në fakt, kjo ende kishte një zemër dhe bërthamë pagane.

Ndikimi i Konstantinit

Kur Konstantini u bë perandor i Romës, ai së paku formalisht u bë një i krishterë. Por duke qenë drejtuesi i një perandorie politike të përhapur, ai kujdesej për unitetin dhe stabilitetin e kësaj perandorie. Si një politikan i mprehtë, ai kërkoi të bashkërendonte dhe të përziente praktikat pagane me besimet e krishtere për të shkrirë paganizmin në Kishën romake. Në vitin 313 p.e.s., Konstantini shpalli “Dekretin e Tolerancës”. Ai u bë perandor në vitin 323 p.e.s. dhe “atëherë, krishterimi u vë në fron” [Jesse Lyman Hurlbut, "Rrëfenja e Kishës së Krishtere", f.74]. Që nga kjo kohë, për dyqind vjetët në vijim, ndaluan të gjitha persekutimet e të krishterëve të Kishës romake dhe ithtarëve të saj. Shpata e persekutimit nuk u fut thjesht në këllëf; ajo u varros” [Ibid, f.75].

Jesse Hurlbut vajton pasojat e bërjes së krishterimit fe zyrtare nga Konstantini, që ishte e lirë nga të gjitha persekutimet. Që nga ajo kohë, thekson ai, Kisha plotësisht u shkatërrua nga politika dhe oportunistët.

“… vendosja e krishterimit si një fe zyrtare u bë një mallkim”.

“Çdonjëri kërkonte të anëtarësohej në kishë dhe pothuaj çdonjëri u pranua. Të mirët dhe të këqijtë, kërkuesit e sinqertë të Zotit dhe hipokritët që kërkonin përfitime e mësynë bashkësinë. Njerëz ambiciozë e të paskrupullt kërkonin pozitë në kishë për ndikime politike e sociale…”

“Shërbesave të adhurimit iu shtua shkëlqimi, por ishin më pak shpirtërore dhe të përzemërta sesa në kohët e kaluara. Format dhe ceremonitë e paganizmit gradualisht u futën në adhurim. Disa nga festat e paganëve u bënë festivale kishtare me ndryshimin e emrit të adhurimit” [Hurbult, "Rrëfenja e Kishës së Krishtere", f.79].

Will Durant, një historian i famshëm, në punimin e vet voluminoz “Rrëfenja e Civilizimit”, shkroi në vëllimin III, të titulluar Cezari dhe Krishti, që, në kishën e re, e cila u zhvillua në perandorinë romake, çifutëria e Jezusit humbi apo u refuzua dhe u zëvendësua me filozofinë dhe mendimet greke, dhe, ai shkruan:

“… Krishti u asimilua në traditat fetare e filozofike të mendjes Helene. Tash bota pagane – madje edhe bota antisemite – do të mund ta pranonte si të veten”.

“Krishterimi nuk e shkatërroi paganizmin; ai e adoptoi atë. Mendimi grek, duke vdekur, erdhi në një jetë të migruar në teologjinë dhe liturgjinë e Kishës… misteret greke kaluan në një mister mahnitës të meshës. Të tjera kultura pagane i kontribuan rezultatit të bashkimit të dy sistemeve të besimit. Nga Egjipti erdhi ideja e një trinie hyjnore… nga Egjipti erdhi adhurimi i Nënës së Fëmijës… Nga Frigjia erdhi adhurimi i Nënës së Madhe… Rituali Mitraik aq shumë i ngjante sakrifikimit eukariot të meshës, saqë etërit e krishterë e akuzuan djallin se kishte shpikur këto ngjashmëri për të mashtruar mendjet e brishta. Krishterimi qe punimi i fundit i madh i botës së lashtë pagane” [f.959].

Krishterimi që shohim përreth sot s’është tjetër veçse një përfundim i kësaj shkrirjeje apo bashkërenditjeje të paganizmit në Kishën e deklaruar të Jezusit, e cila ka rënë në një plëngprishje dhe papastërti. Pasardhësit e virgjëreshës së dëlirë të një herë e njëkohshme, Kishës së Testamentit të Ri, siç duket është bërë, për të gjitha qëllimet dhe synimet, lavirja shpirtërore e Babilonisë, një zuskë e zbukuruar me margaritarë dhe një prostitutë e ngatërruar, një kurvë shpirtërore!

Paganizmi nuk qe mundur nga Kisha. Ajo e invadoi Kishën dhe e ngashënjeu përbrenda. Kisha e deklaruar krishtere u bë fytyra e re e paganizmit. U ndryshuan vetëm emrat. Në disa raste, si në pashkët, nuk u prekën madje as emrat e vjetër paganë.

H.G. Wells, në “Përvijim i Historisë” së tij, shqyrton transformimin e mësimeve të Jezusit në një adhurim pagan, duke e quajtur veten e krishtere. Ai shënon:

“Respektimi i të Shtunës Çifute, prapë, të transferuar në të dielën Mitraike, është një veçori e rëndësishme e shumë kulteve të krishtere… Ai [Jezusi] nuk e ka thënë as një fjalë për adhurimin e nënës së tij, Marisë, në maskën e Isis, mbretëreshës së qiejve. Shkruesit skeptikë kanë pasur guximtari të mohojnë nëse Jezusi mund të quhet një i krishterë në rend të parë” [f.445].

Ngashënjimi i Kishës

Në Librin e Enciklopedisë Botërore qëndron: “Data e saktë e lindjes së Krishtit është e panjohur. Të krishterët e hershëm nuk e kanë festuar lindjen e tij, sepse e konsideronin pagane festimin e ditëlindjes së kujtdo. Përmendja e parë e nderimit të ditëlindjes së Krishtit u shfaq diku rreth vitit 200 p.e.s. Për shumë vite u përdorën disa data. Për herë të parë 25 dhjetori qe përmendur në vitin 336″.

Ky burim i zakonshëm i referimit pranon: “Për shumë vite, njerëzit i respektonin krishtlindjet vetëm si një festival fetar. Por, gradualisht adoptuan gjithnjë e më shumë zakone që s’kishin të bënin me Kishën. Shumica e zakoneve vinin nga kulturat që kanë ekzistuar përpara krishterimit… Më 1643, Puritanët (Shënim: Protestantë anglezë, të cilët në shekullin e 16-të dhe 17-të mbronin disiplinën e rreptë fetare së bashku me thjeshtësimin e ceremonive dhe kredos së Kishës së Anglisë.), të cilët i konsideronin pagane këto festime, e nxorën jashtë ligjit respektimin e krishtlindjeve në Angli. Kolonët në New England pasuan ligjet angleze dhe po ashtu nxorën jashtë ligjit krishtlindjet. Por, emigrantët për në Botën e Re (Amerikë) sollën zakonet nga shumë vende dhe festimet e vjetra së shpejti u rivendosën.

Në fakt, të gjitha zakonet popullore dhe traditat që rrethojnë krishtlindjet qenë festuar në festivalet pagane, në mes të dimrit, mijëra vite përpara se të lindej Krishti. Mu kjo enciklopedi pranon: “Zakoni i djegies së cungut ka nisur me skandinavët e lashtë, të cilët njëherë e një kohë dogjën një cung të madh për nder të zotit të tyre, Tor. Pasi skandinavët u bënë të krishterë, ata e bënë cungun një pjesë të rëndësishme të ceremonisë së krishtlindjeve”.

Nga vjen druri – bredhi i krishtlindjeve?

Një nga zakonet më të përhapura të krishtlindjeve sot është sjellja në shtëpi e pemës të krishtlindjeve dhe zbukurimi i tij. Nga vjen ky zakon? Coffin, në “Libri i Folklorit të Krishtlindjeve”, na tregon:

“Shumica e njerëzve kanë dëgjuar që pema e krishtlindjeve ka zënë fill në Tannenbaum dhe në njëfarë lloji të mbeturinës së adhurimit gjerman të bimëve. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Mirëpo, zakoni i përdorimit të bredhit dhe drurëve me gjelbërim të përjetshëm, në mënyrë ceremoniale, qe vendosur në Saturnalinë romake, madje edhe më herët në Egjipt” [f.209].

Shkruan Alexander Hislop në “Dy Babilonitë”:

“Pema e krishtlindjeve, tash aq i rëndomtë në mjediset tona, ka qenë i zakonshëm në Romën pagane dhe Egjiptin pagan. Në Egjipt, ky ka qenë druri i palmës; në Romë, ky ka qenë bredhi – druri i palmës që paraqiste Mesinë pagane, si Bal-Temer; bredhi që i referohej atij si Bal-Berith. Nëna e Adonisit, zotit-diell dhe hyjnisë madhështore të ndërmjetshme, thuhet të ketë qenë shndërruar në një pemë në mënyrë mistike dhe atëherë, në këtë gjendje, të ketë lindur të birin e saj hyjnor. Nëse nëna ka qenë një pemë, i biri duhet të ketë qenë pranuar si njeri-degë. Kjo plotësisht shpjegon vendosjen e cungut në zjarr, në natën krishtlindjeve, dhe shfaqjen e pemës-bredhit të krishtlindjeve në mëngjesin e nesërm” [faqe 97].

Adhurimi i drurit ka qenë i zakonshëm tek të lashtët. Në “Festivalet, Ditët e Shenjta, dhe Ditët e Shenjtëve” qëndron:

“Pema e krishtlindjeve… përsërit idenë e adhurimit të drurit… topat e shkëlqyeshëm që simbolizojnë diellin… të gjitha festivalet e paganëve të solsticit dimëror janë thithur në Ditën e krishtlindjeve… përdorimi i ashes dhe veshtullës në ceremonitë e druidëve (Shënim: Rend priftërinjsh në Galinë dhe Britaninë e lashtë, të cilët shfaqen në legjendat Uelsiane dhe Irlandeze si profetë dhe magjistarë.) … pema e krishtlindjeve për nder të bredhit të shenjtë të Odinit…” [f.236].

Shkruan Collins në “Folklori i Krishtlindjeve”:

“Ideja e dekorimit të shtëpive në festa është e përbotshme dhe me shekuj e vjetër… Pra, dafina e Saturnalisë, ashja gjermane, veshtulla kelte, dhe kaçuba meksikane, të gjitha identifikohen me këtë ceremoni shumëgjuhëshe…”

“Shumë nga bimët që përdoren në krishtlindje janë simbole të pjellorisë. Me siguri çdo dru me gjelbërim të përjetshëm (bredhi, bërsheni), me aftësitë e veta për të kthyer gjelbërim në muajt jopjellor, është e përshtatshme, por shumë më interesante janë ashja, dredhka, dhe veshtulla. Ashja, me gjethet e saja që shpojnë, lulet e bardha, dhe kokrrat e kuqe simbolizon dëshirën e fortë të riprodhimit mashkullor. Në fakt, në këngët gazmore angleze… ashja është mashkulli dhe dredhka është femra. Me gjasë të krishterët e kanë huazuar këtë përdorim të bimëve së bashku me zakonet e tjera të Saturnalisë romake.” [f.22-23].

Dredhka, mashkulli i ashjes, në ritet e lashta greke ka marrë emrin e vet nga vajza që vallëzonte para Dionisit me aq hare dhe shfrenim, sa që ka rënë e vdekur para këmbëve të tij. Dionisi, natyrisht, ka qenë versioni grek i perëndisë së verës dhe zbavitjes, një formë tjetër e Bakusit, Temuzit, apo Nimrudit!

Veshtulla, që nga kohërat e hershme, është konsideruar si e shenjtë dhe e mistershme, simbol i diellit, dhuruesit të jetës, si një afrodiziak, dhe mbrojtës kundër sëmundjeve dhe helmit. Kjo bimë posaçërisht qe e shenjtë për keltët druidë, të cilët e sakrifikonin në lutjet ndaj zotave. Paganët i janë referuar veshtullës si “dega e artë”. Dy festat e mëdha, kur paganët mblidhnin veshtullat, kanë qenë dita në mes të verës, solstici i verës, dhe 25 dhjetori, solstici i dimrit. Qe supozuar që veshtulla posedonte fuqi për zbulimin e thesareve në tokë, dhe qe shndërruar në një “thupër parashikuese”. Po ashtu është konsideruar si “ndenjëse e jetës” e lisit të shenjtë, dhe si një burim i zjarrit të diellit. Të puthësh nën veshtullën është një mbijetesë e shthurjes seksuale të Saturnalisë dhe sjelljes së pamoralshme e të pistë, gjë e cila ka qenë e rëndomtë në Saturnali.

Çka në lidhje me Plakun e Vitit të Ri (Babadimrin apo Babagjyshin)?

Madje edhe Plaku i Vitit të Ri nuk ka një origjinë dashamirëse! Ky karanxholl i trashë dhe gazmor mund të gjurmohet deri te legjenda e lashtë skandinave. “Enciklopedia Botërore” pranon:

“Disa nga veçoritë e babadimrit janë të vjetra me shekuj. Për shembull, besimi që babadimri hyn në shtëpi nëpërmjet oxhakut është zhvilluar nga një legjendë e vjetër skandinave. Skandinavët besonin që perëndesha Hertha shfaqej në vatër dhe sillte fat të mirë në shtëpi”.

Ndonëse shumica e njerëzve mendojnë që babadimri origjinal ka qenë një peshkop me emrin Shën Nikolasi i Azisë së Vogël i shekullit të katërt, kjo në fakt s’është e vërtetë. Fjala “Nikolas” do të thotë: i fuqishmi, i forti. Traditat e një “zoti” që jepte dhurata nën një bredh, i paraprijnë peshkopit të Azisë së Vogël për mijëra vjet. Midis skandinavëve ka qenë zoti Odin apo Woden, i cili linte dhurata të posaçme gjatë sezonës së krishtlindjeve nën bredh, drurin e tij të shenjtë.

Tony van Renterghem shkruan në “Kur Babadimri ka qenë Shaman: Origjina e Lashtë e Babadimrit dhe e Bredhit të Krishtlindjeve”:

“Në rajonet rishtazi të krishtëruara, ku keltët paganë dhe kultet gjermane mbeten me ndikim, legjendat e zotit Woden u përzien me ato të të shenjtëve të ndryshëm të krishterë – Shën Nikolasi qe një prej këtyre. Ka patuar rajone të krishtera, ku shën Nikolasi sundonte i vetëm; në të tjera rajone, ai ndihmohej nga Ndihmësi i Errët pagan (një rob të cilin e kishte trashëguar nga zoti pagan Woden). Në të tjera rajone të largëta… gjepa të lashtë traditash të kontrolluara nga fetë e Vjetra. Këtu Ndihmësi i Errët sundonte i vetëm, nganjëherë në mënyrë më ngatërruese, duke përdorur identitetin e rremë të Shën Nikolasit (apo Klausit), pa e ndryshuar në asnjë mënyrë pamjen e tij kërcënuese, i veshur me lesh. [Kjo qe figura që më vonë u përdor nga artisti Nest, si model për babadimrin e hershëm amerikan (ang. Santa Claus)]” [f.96].

Katoliku Shën Nikolas po ashtu pati një të kaluar të paqartë. Van Renterghem thotë:”Ai qe një përmbledhje e dy shenjtëve të ndarë (një nga Mira në Azinë e Vogël, tjetri nga Pinora). Të dy s’kanë qenë – siç pranon edhe Kisha sot – asgjë më shumë sesa perëndi të krishterë ujërash (Me gjasë të ndërlidhura me zotin greko-romak Posejdon-Neptun)” [Ibid]. Në 1970-tat, Këshilli i Dytë i Vatikanit zyrtarisht pohoi që kurrë nuk ka ekzistuar ndonjë peshkop katolik me emrin Nikolas. Vatikani II më tej pranoi që legjendat, të cilat i janë atribuar këtij “shenjti”, nuk kishin origjinë të krishtere dhe me gjasë erdhën nga traditat pagane.

Vazhdon më tej Van Renterghem:

“Në Holandë dhe në disa vende të tjera evropiane, figura e Shën Nikolasit ende vlerësohet lart. Ai shfaqej si një njeri i vjetër, i gjatë, me mjekër dhe me flokë të bardha, i veshur si një peshkop katolik, me pelerinë dhe me shkop baritor, në dukje një shenjt katolik i vërtetë, por me shprehinë e çuditshme të kalërimit nëpër qiej mbi një kalë të bardhë, i ndjekur nga Ndihmësi i Errët i tij. Duket që shenjti katolik ka trashëguar disa nga këto zakone nga zoti pagan Woden, i cili po ashtu ka qenë një plak me mjekër dhe flokë të bardhë, po ashtu i veshur me një pelerinë dhe kapelë, bartte shkop (apo shtizë), kalëronte një kalë të bardhë, dhe tërhiqte me zinxhir të njëjtin ndihmës-rob të errët.” [f.97].

Sinterklaas” holandez u sjell dhurata fëmijëve të mirë, ndërsa të këqijtë keqtrajtohen nga “Ndihmësi i Errët”, i quajtur Zwarte Pier, apo Pjetri i Zi, i cili vringëllon një thupër si fshesë. Si Shën Klaus, edhe Sinterklaas poashtu kishte shprehi që të hynte në shtëpi nëpërmjet oxhakut. Ndihmësi i tij, Pjetri i Zi, sot ende është me brirë, i veshur me lesh, i frikshëm, dhe më pak i mirë me fëmijët. Ndonëse i përshkruar si robi ndihmës i shën Nikolasit, të dy këta, në shumë fshatra, janë përzier në një figurë, i cili shpesh ka emrin Nikolas apo Klaus.

“Në Gjermani, ndihmësi i errët i shën Nikolasit është një njeri i vogël zeshkan, me brirë dhe i frikshëm, që gjithmonë vringëllon fshesën. Ai njihet me shumë emra: Knecht Ruprecht (shërbëtori Rupreht), apo në Bavari, Pelz Nickel, që do të thotë: Niku i veshur me lesh. Në Tirol, imazhi është edhe më i qartë: atje Ndihmësi i Errët është Kllaubau, një krijesë me brirë e me fytyrë të zezë, i lidhur me zinxhirë dhe i leshtë” [f.103-105].

Kush ka qenë ky farë Odini apo Wodeni, “babadimri” i vërtetë? Ai ka qenë zoti suprem i mitologjisë skandinave, një luftëtar i ashpër i cili bartte një shtizë si armë të veçantë. Ai ka qenë i njohur si një gjuetar i fuqishëm dhe për fuqitë magjike të tij. Po ky autor deklaron më tej, për sa i përket lidhjes mes Odinit-Wodenit dhe shën Nikolasit:

“Woden-Odin: zoti-diell gjerman-skandinav; mik i njeriut, kalorësi misterioz Schimmel. Duke e tërhequr zvarrë me zinxhir robin e vet të errët e djallëzor Eckhart (Ekhart), ai kalëron nëpër qiejt e stuhishëm. Ai udhëheq një gjueti të egër, duke mënjanuar, dhe përfundimisht nënshtruar, fuqitë e së keqes. Ai po ashtu bart një kapelë të gjerë me rreth, një pelerinë të gjerë, mban shtizën e vet dhe kalëron nëpër qiej (zëvendësoni kapelën e tij me një kapelë peshkopi dhe shtizën me një shkop që ka kryq në fund, dhe do të kemi shenjtin holandez Nikolas)” [f.111].

Origjina e vërtetë e “Krishtlindjeve”

Vërtet është e çuditshme që një ditë, e cila kurrë s’është përmendur apo miratuar në Bibël të bëhet festa kryesore e gjithë vitit. Kjo ditë kurrë s’është festuar nga Jezusi, apo nga dishepujt e tij, apo nga Kisha e hershme e Dhiatës së Re.

Cila është origjina e reale e festimit të 25 dhjetorit? Një shqyrtim i kujdesshëm në fjalën “Krishtlindje” (ang. Christmas) duhet të na tregojë diçka. Vëni re! Kjo është një përzierje. Ndonëse përfshin emrin e Krishtit, kjo poashtu përmend meshën (ang. Mass). Nga erdhi mesha me ritualet, ceremoninë e përpunuar, lutjet pagane për të vdekurit etj?

Alexander Hislop, në librin e vet “Dy Babilonitë”, thekson që mesha është diçka, e cila përfundimisht kthehet prapa tek ritet dhe zakonet e paganëve të lashtë. Ai e shpjegon këtë me një gjuhë të qartë:

“Ndaj, gjejmë që gratë e Judesë kryenin ‘djegien e temjanit, mbushjen e gotave të pijes, dhe ofrimin e tortave mbretëreshës së qiejve’ [Jere. 44:19]. Tortat kanë qenë ’sakrifica e pagjak’ që ajo i kërkonte… Në shekullin e katërt, kur mbretëresha e qiejve, nën emrin Mari, po fillonte të adhurohej në Kishën e krishtere, kjo ’sakrificë e pagjak’ po ashtu përfshihej. Mu forma e sakrificës së pagjak në Romë mund të tregojë se nga ka ardhur. Ajo përbën një tortë të rrumbullakët e të hollë; dhe në formën e rrumbullakët të saj, Kisha e Romës e vë një theks të veçantë… Rëndësia të cilën Roma ia kushton formës së rrumbullakët të tortës duhet të ketë një arsye, dhe arsyeja mund të gjendet nëse shikojmë në altarët e Egjiptit. ‘Torta e rrumbullakët dhe e hollë’, thotë Wilkinson, ‘gjendet në të gjithë altarët’. Pothuaj çdo grimë në adhurimin egjiptian ka një domethënie simbolike. Disku i rrumbullakët, aq i shpeshtë në emblemat e shenjta të Egjiptit, simbolizon diellin” ["Dy Babilonitë", f.159-160].

“Zoti-diell” në Egjiptin e lashtë ka qenë Osiris. Disku i rrumbullakët i meshës egjiptiane simbolizonte diellin, dhe ka qenë një sakrificë që simbolizonte zotin-diell. Ai konsiderohej jeta dhe ushqimi i shpirtrave të njerëzve!

Ndaj, mesha e krishtlindjeve s’është asgjë më shumë sesa festimi i lindjes së vetë “zotit-diell”, Mesisë së rremë, shpëtimtarit të rremë, dhe vetë mesha poashtu paraqet sakrificën apo tortën që i bëhet mbretëreshës së qiejve, “Nënës” së Shpëtimtarit pagan, sakrifica e pagjak. Prapë, mesha provohet të jetë pagane në thelb.

Është një fakt që 25 dhjetori qe festuar për mijëra vjet përpara lindjes së Mesisë, si ditëlindje e një zoti të lashtë pagan–zotit-diell. Alexander Hislop thekson të vërtetën në këto fjalë ngjethëse – së paku duhet të jetë tronditëse për këdo me mendje të pastër, të panjollosur dhe të ndërgjegjshme:

“Vërtet, është pranuar nga shkruesit më të dijshëm dhe të paanshëm e të gjitha palëve, që dita e lindjes së Jezusit s’mund të vendoset, dhe se përbrenda Kishës së krishtere kurrë s’është dëgjuar për një festival të tillë përpara shekullit të tretë. Atëherë, si e ka vendosur Kisha romake 25 dhjetorin si krishtlindje? Përse, kështu: shumë përpara shekullit të katërt dhe shumë përpara vetë epokës së krishtere, një festival qe festuar ndër paganët, pikërisht në këtë kohë të vitit, për nder të birit të mbretëreshës së qiejve të Babilonisë. Dhe, mund të merret me mend që, me qëllim për të bërë për vete paganët dhe për të shtuar numrin e ithtarëve formalë të krishterimit, festivali i njëjtë u adoptua nga Kisha romake, duke ia dhënë vetëm emrin e Krishtit. Tendenca e krishterëve për t’i dalë përpara paganizmit qe zhvilluar mjaft herët… Njerëzit e drejtë u përpoqën ta frenojnë këtë rrjedhë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, kjo vazhdonte, derisa Kisha, me përjashtim të një pakice, u fundos në besëtytninë pagane” [f.93].

Vazhdon Hislop:

“Që Krishtlindjet në origjinë janë një festival pagan, kjo s’ka kurrfarë dyshimi. Kjo kohë e vitit dhe ceremonitë me të cilat ende festohet, provojnë origjinën e tij. Në Egjipt, i biri i Isis, titulli egjiptian për mbretëreshën e qiejve, u lind pikërisht në këtë kohë, diku rreth kohës së solsticit dimëror. Mu emri me të cilin Krishtlindjet njihen tek njerëzit (ang. Yule Day) provon edhe një herë origjinën e tij pagane e babilonase. (ang. Yule) ‘Jull’ në gjuhën e kaldeanëve (Babilonisë) do të thotë: foshnje apo fëmijë i vogël. Dhe siç është quajtur 25 dhjetori nga paraardhësit Anglo-Saksonë, ‘yule-day’ (Dita e Jullit), apo ‘Dita e Fëmijës’, dhe nata përpara saj ‘Nata e Nënës’, shumë më herët përpara se të binin në kontakt me krishterimin, provon mjaftueshëm karakterin e vërtetë të krishtlindjeve” [f.93-94].

25 dhjetori është nderuar gjerë e gjatë në botën antike. Kjo ditë ka qenë ditëlindja e Diellit të Pamposhtur. Cungu i Jullit paraqiste trupin e vdekur të Nimrudit, një i rebeluar kundër Zotit pas Vërshimit, dhe me sa duket pema e krishtlindjeve ka qenë Nimrudi i rilindur – zoti i rilindur u kthye në jetë!

Në Evropë, Saksonët sakrifikonin një derr të egër për nder të diellit, për ta pajtuar mbretëreshën e qiejve në ditën e krishtlindjes. Derri, në mitologjinë pagane, supozohet të ketë vrarë Mesinë e rremë pagan. Derri poashtu ka qenë sendi kryesor në festën e Saturnit në Romë. Koka e derrit ende qëndron në enën në Angli me rastin e drekës së krishtlindjes. Hislop thotë: “Pa dyshim që, atëherë, festivali pagan në solsticin dimëror – me fjalë tjera, krishtlindja – qe mbajtur për nder të lindjes së Mesisë babilonase”. [f.102]

Kulti më i madh fetar, i cili u kujdes për adhurimin e diellit në botët greke dhe romake, më 25 dhjetor, ka qenë kulti i Mitraizimit. Ata e quanin “Lindja e Diellit”. Mitra, zoti-diell, supozohej të ketë lindur në këtë kohë, por poashtu edhe Osiris, Horus, Temmuz, Herkul, Bakus, Adonis, Jupiter – të gjithë Mesitë pagane! Vetëm ky fakt do të tregonte që të gjithë zotët-diell dhe perënditë pagane kanë rrënjët tek zoti-diell i hershëm, Nimrudi!

Ky festival popullor dimëror u bë aq i zakonshëm, saqë në Greqinë, Egjiptin dhe Romën pagane, dhe kudo në Evropë, periudha e solsticit dimëror ishte një kohë e një shfrenimi dhe festimi të madh. Në Romë kjo u bë e njohur si Saturnalia, për nder të zotit Saturn, “të Fshehtit”. “Festa e Saturnit”, vazhdon Hislop, “zgjaste pesë ditë. Në atë rast kishte dehje dhe shfrenim total. Robërit çliroheshin përkohësisht dhe shfrytëzonin të gjitha mënyrat e lirisë së bashku me zotërinjtë e vet. Kjo është pikërisht mënyra në të cilën, sipas Berosus, në Babiloni, festohej festivali i dehjes i muajit Thebeth, që korrespondon me dhjetorin tonë, me fjalë tjera, festivali i Bakus-it”. [f.96-97].

T.G. Crippen, në “Krishtlindja dhe Njohuritë e Krishtlindjes”, shkruan:

“Tash, në dhjetor dhe në fillim të janarit, ka pasur festivale, të cilat ngushtësisht identifikoheshin me jetën e përditshme të popullit romak. Së pari, nga 17 deri më 21 dhjetor ishte Saturnalia, festa e madhe romake… Dikush mund ta quajë festa e Rrëmujës, kur robërve u lejohej për disa ditë ta gëzonin dukjen e lirisë, priteshin nga zotërinjtë e vet, dhe e zgjidhnin nga mesi i vet një mbret të gënjeshtërt për t’u argëtuar me të. Pas kësaj, më 22 dhjetor, vinte Sigillaria, festa e kukullave, kur mbahej një panair, dhe kukullat e lodrat e tjera, kryesisht prej argjile, u jepeshin fëmijëve. Pastaj, më 25 dhjetor, vinte Brumalia, përndryshe Dies Natalis Invicti Solis-ditëlindja e Diellit të Pamposhtur, kur ditët nisnin të zgjateshin pas solsticit… Kjo besohet të ketë qenë institucionalizuar … nga perandori Aurel, për nder të Mitrës, zotit-diell të Persisë…” [f.8-9].

Kisha katolike mori eksitimin që e rrethonte Saturnalinë romake, me teprimet, ëndjet, mospërmbajtjet dhe paturpësitë, dhe i quajti ato festim i lindjes së Jezusit. Shumica e njerëzve sot ende e mendojnë 25 dhjetorin si ditën e lindjes së Jezusit, ndonëse kështu përfundimisht nuk qëndron puna.

Kjo “përplasje” pagane qe transformuar nga Kisha katolike në festa të krishtlindjeve, për nder të Madonës dhe Fëmijës. Kështu, Semiramis pagane (Isis e Egjiptit) dhe Temmuz (Horus) qenë “transformuar”, nëpërmjet një marifeti, nga “magjistarët” e Kishës katolike, në Marinë dhe Jezusin. Në këtë mënyrë, praktikat pagane e shekujve të kaluar u bënë së jashtmi të krishtera në emër dhe figurë. Për gati 300 vjet pas Jezusit, Kisha nuk tregoi ndonjë interesim për datën e lindjes së Mesisë. Apostujt dhe udhëheqësit e Kishës së Dhiatës së Re kurrë nuk u bezdisën të gjejnë datën kur kishte lindur Jezusi, meqë data nuk kishte rëndësi për ta. Nuk ishte deri në shekullin e katërt që krishtlindja nisi të respektohej nga Kisha katolike romake. Në “Encyclopedia Americana” qëndron:

“Krishtlindja, sipas shumë autoriteteve, nuk ka qenë festuar në shekujt e parë të Kishës katolike, sepse përdorimi i përgjithshëm i krishterë ka qenë që të festohej vdekja e personave të jashtëzakonshëm më parë sesa lindja e tyre. Festa u vendos si përkujtim i Shpëtimtarit në shekullin e katërt. Në shekullin e pestë, Kisha Perëndimore urdhëroi që kjo të festohet gjithmonë në ditën e festës së vjetër romake të lindjes së Sol-it (diellit)”.

Puritanët, të cilët u orvatën të reformojnë Kishën gjatë 1600-ave, nuk besonin që krishtlindja mund të nderohej. Ky “pagëzim” i riteve dhe festivaleve pagane nga katolikët romakë dhe shumica e Kishave protestante, plotësisht u refuzua nga Puritanët. Një prej tyre, William Prynne, gjatë kohës së mbretit Charles I, shkroi:

“Zotërinjtë tanë të krishtlindjes së çrregullimit, së bashku me vallëzimin, maskat, shfaqjeve boshe, aktorët, dhe çrregullimeve të tilla të krishtlindjes, tash në përdorim të të krishterëve, u përftuan nga festivalet romake të Saturnalisë dhe Bakusit…” ["Libri i Folklorit të Krishtlindjes", f.8].

Për shkak të qëndrimit të tij ndaj krishtlindjes dhe ritualeve pagane që ende respektohen nga Kisha e deklaruar krishtere, William Prynne u vendos në një shtyllë ndëshkimi dhe iu nxorën sytë.

Krishtlindja është pagane, dhe rreth kësaj nuk ka kurrfarë dyshimi.

Marrë nga: www.mburoja.net

Posted by: altruisti | Dhjetor 22, 2007

22.12.07

“Nëse heshtja u ka hije të mençurve, ajo edhe më shumë u ka hije budallenjve” (Tolstoi)

“Humbja e parave është gjë e lehtë; humbja e nderit është e rëndë; humbja e guximit është e pakompensueshme” (Gëte)

Posted by: altruisti | Dhjetor 20, 2007

Urime Bajramin!

Es-Selamu ‘alejkum, ue rahmetullahi, ue berekatuhu!

Te nderuar vellezer dhe motra,

Per hajr Kurban Bajramin!
normal_kuds006.jpg
Juve, familjen tuaj dhe mbare myslimanet i kaplofte me Meshiren e Tij te pakufishme Allahu azze ue xhel; Mbi ju qofte kenaqesia, dashuria, falja, strehimi, ndihma dhe furnizimi i Tij!

Me dashuri -per hir te Fytyres se Allahut azze ue xhel-, ju pershendes une dhe familja ime!

Ues-Selamu alejkum, ue rahmetullahi, ue berekatuhu!

Mirsim Maliqi
Email: «altruisti@gmail.com»
Optional:«sherbetori@ yahoo.com»
Web: www.altruisti.com

Posted by: altruisti | Dhjetor 13, 2007

13.12.07

22. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!


23. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!


24. Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti! (Kur’an, Sure Hashr)

Older Posts »

Kategori