Vizione 10
Shkup , janar 2008
www.inteligjencashqiptare.org
Doc.sc. Nazmi Maliqi§
Gjepolitika shqiptare ballkanike –
dhe njohja ndërkombëtare e pavarsisë së Kosovës
Hyrje
Faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan do të ndodhë vetëm me institucione shtetërore stabile që duhet të ndërtohen në Shqipëri dhe Kosovë. Duhet të pranohet fakti se faktorizimi i një kombi mund të ndodhë vetëm me ndërtimin e vlerave, që i japin kuptim rregullave dhe funksonimit institucional të brendshëm, duke u ndërtuar në vlerat e ndërvarësisë në kultivimin e marrëdhënieve ndërkombëtare (bilaterale dhe multilaterale).
Faktorizimet e një kombi mund të ndodhin vetëm me lobime, me hulumtim të miqve, kërkimi i alencave me popujt e tjerë në ndërtimin e vlerave reciproke, në ndërtimin e një stabilitetit të qëndrueshëm, të brendshëm dhe regjional. Ndërsa për ndërtimin e poltikave të llobimeve dhe miqësive, të qenurit konkurent, me vlera, të qëndrojë vlersëmi se je domethënës. Kjo domethënie e ndërvarsisë bazohet edhe në vlerat e integrimit, ku deri diku gërshetohen vlerat që krijojnë një interes reciprok, në mes dy apo më shumë shteteve. Faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan do të ketë kuptimin, nëse arrijmë të jemi konkurent në standardet integruese evro-atlantike.
Gjeopolitika nënkupton “qasjen ndaj politikës”,që vënë në dukje nje veprimtari, me të cilën njerëzit organizojnë, ruajnë dhe ndryshojnë rregullat e veprimit. Në thelb bëhet fjalë për një aktivitet shoqëror, i cili nga njera anë është i lidhur në mënyrë të pandashme me ekzistencen e dallimeve dhe kundërshtimin e interesave, dhe në anën tjeter me nevojën për bashkëpunim dhe veprim kolektiv, në një rrugtim strategjik teorik dhe praktik, për të krijuar ndikimet, duke ndërtuar pozicion kombëtarë dhe fetar në një regjion të caktuar.
•1. Faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan
përmes shpalosjes diplomatike të fakteve
Shqiptarët ndodhen në një shtrirje gjeostrategjike, ku janë kryqëzuar gjithmonë rrugët ndërmjet Perëndimit e Lindjes si edhe ato që zbresin nga Evropa qendrore. Sikur të ekzistonin partnerite të llobimeve me shtetet që kanë pasur interesin në Gadishullin Ballkanik, apo sikur të parët e tonë të kishin mundur të organizoheshin në një shtet, ku do të përfshiheshin tokat e banuara me shumicë shqiptare, mund ta kishin ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve politike dhe ushtarake, duke e bërë vetë faktorizimin në Ballkan e në Mesdheun e Lindjes.
Për këte arsye, sot në kohë të pritjes të njohjes ndërkomëtare të shtetit të Kosovës, diplomatët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, shtresat intelektuale shkencore dhe populli i Kosovës, nuk duhеn ta ndjejnë vetën të lodhur nga negociatat për definimin e statusit final për pavarësinë e Kosovës. Këtë moslodhje, duhet ta mbështesim në faktin se në anën e Kosovës qëndrojnë faktet historike shekullore, qëndrojnë faktet, për gjendjen e shqiptarëve pas Kongresit të Berlinit (1878), koha e shpërnguljeve masive me dhunë e mbi 612 katundeve shqiptare prej Krahinës të Nishit, Leskovcit, Prokupjes etj. Zbardhja e fakteve për periudhën e okupimit serb të tokave shqiptare në mes dy luftërave botërore, periudha pas vitit 1945 e integrimit të dhunshëm të shqiptarëve me krijesën shtetërore të quajtur Jugosllavi, fakte edhe të kohës më të re të viteve 1981, 1987 – 1998 dhe sidomos ato të viteve ‘98-99, kur Serbia ushtroi gjenocidin në popullin e pambrojtur shqiptar në Kosovë, kur kishte hаrtuar një strategji për “një tokë të djegur” dhe pa shqiptar.
Katastrofa humanitare në Kosovë (1998 – 1999) ishte nga pasoja e dhunës që ushtroi pushteti serb, mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë.[2] Në fakt, me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve nga pushteti serb, u sëndërtua parimi i së drejtës ndërkombëtare se: “kur shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut, kur ushtrohen format e represionit të gjenocidit, aty edhe përfundon sovraniteti shtetëror”.[3] Qeveria serbe njëherë e përgjithmonë, duhet t’i bindet fakteve historike, dhe t’i bindet faktit se me “Marrëveshjen ushtarako – teknike të Kumanovës”[4] për tërheqjen e forcave ushtarake – policore dhe paramilitare serbe nga toka e Kosovës, definitivisht me këte e ka nënshkruar edhe kapitulimin si okupator, dhe prej atëherë Serbia e sotme nuk ka më asgjë të përbashkët në elementin e sovranitetit shtetëror me Kosovën. Serbia nëse pranon realitetin e krijuar në gjepolitikën ballkanike, apo rolin e ri të shqiptarëve në Ballkan, duhet t’i bindet të derejtës ndërkombëtare, se si duhet të krijohen rrethanat diplomatike për arritjen e marrëveshjeve fqinjësore me Kosovën.
Këto janë argumentet e elitës shqiptare, për lobim për njohjen nderkombëtare të pavarsisë së Kosovës. Jemi dëshmitarë se këto argumente i dëgjojmë edhe në vokabularin diplomatik edhe të “liderëve të shteteve”[5] të cilat janë të rradhitura në mbrojtje të velerave univerzale mbi të drejtat e njeriut, në këte pjesë të Evropës. Sot, duhet një mobilizim apo një një ngritje e mënyrave të komunikimit ndërkombëtar, se këto fakte, duhet të jenë retorikë e përditshme në analet diplomatike, intelektuale dhe politike mbarë shqiptare, gjithandej ku do të vien në shprehje paraqitja e përfaqësuesve të Kosovës, në njohjen ndërkombëtare të pavarsisë se Kosovës.
Të gjithë këto aktiviteve diplomatike duhet të përcillen me motiv, dashuri atdhedashëse dhe kureshtje nga populli i Kosovës, duke e ruajtur besimin dhe duke qenë të kujdeshëm ndaj institucioneve të Kosovës, sidomos ndaj bartësve të punëve diplomatike të udhëheqësve shqiptar. Këto aktivitete duhet të jenë edhe pikësynim i partive politike në ndërtimin e koalicioneve stabile qeveritare. Në këto situate, politika nuk duhet të kuptohet vetëm si “art i së mundshmës”, por edhe si “synim për ta kuptuar politikën si art për të bërë të pamundshëm”. Pa idelogjizim të panevojshëm, mosmarrëveshjet të shëndrrohen në projekte të marrëveshjeve. Koalicioni stabil ndërpartiak, me një Qeveri stabile, me një bashkëpunim të ngushtë me partitë opozitare dhe partitë jashtë parlamentare, bashkëpunimi i ngushtë me universitetet, me sektorin jo qeveritar, me afaristët legal (që respektojnë ligjet e Kosovës), do të ngrit kuptimin e faktorizimit të shtetit më të ri në Evropë. Për elitat politike parlamentare dhe qeveritare, është koha e fundit, që të rrumbullaksojnë Kushtetutën e shtetit të Kosovës dhe të gjitha ligjeve, normat juridiko – kushtetuese dhe implementimi i tyre, të cilat do ta definojnë rendin shtetëror demokratik të Kosovës.
Në krijinimin e marrëdhënieve shtetërore të Kosovës, në modalitet për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, sikur më i afërt është koncepti diplomatik për njohjen ndërkombëtare, pasise Kosova, e ka shpalljen defakto të pavarsisë, këte e ka legjitimuar edhe me referendumin plebishtitar në vitin 1991. Mandej ekzistojnë konstatime edhe të zyrtarëve të BE-së, se edhe marrëveshja teknike e Kumanovës por edhe “Rezuluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”[6] përmbajnë një bazë të mjaftueshme e bazuar edhe në të drejtën ndërkombëtare, për njohjen ndërkombëtare të pavarsisë, apo të shtetësisë së Kosovës. Politikanët, liderët e partive politike të pozitës dhe opozitës, intelektualët dhe qytetarët e Kosovës, me siguri se varijanti i pranimit të ndërkombëtar i pavarsisë së Kosovës, pa rishpallje të pavarsisë nga Kuvendi i tashëm, duhet të kuptohet si fitore diplomatike, ndaj gjithë atyre që në mënyra të ndryshme tentojnë të nivelizojnë të veçantën qe e ka Kosova, me disa krahina në disa vende të ish BRSS-së, apo edhe me serbët e B dhe H dhe gjetiu. Kosova dallon nga të tjerët, deri në finalizimin e shtetësisë, është i njohur fakti se Krijimi i kontuinitetit shtetëror të Kosovës duhet ndërtohet në themelet e Kushtetutës së Kaçanikut të vitit 1991.
Pavarësia ka të bëjë me forcimin e besimit të qytetarëve të Kosovës, dhe të gjitha subjekteve të saj, të sëndërtojnë në praktikë fillestare, me pakon ligjore bazuar në dokumentin e Ahtisarit, si dokument më të favorshëm për të bërë një promovim diplomatik edhe me shtetet e tjera për të pranuar pavarësinë e Kosovës.
Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës apo rishpallja dhe pastaj njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës, të përcillet me vullnetin dhe ndërgjegjën, që të gjithë shqiptarët e miqët e tyre të jenë në shërbim të pavarësisë: politikanët, profesorët, biznismenët, dhe të gjithë ata të cilët e duan një Kosovë të pavarur dhe faktorizimin e natyrshëm të shqiptarëve në Ballkan. Dëshira për pavarësi si synim shekullor mbarshqiptar, e drejtë legjitime e popullit të Kosovës për pavarësi, e ndërtuar me përmbajtje të sakrificës të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për Kosovën, për krijimin e legjitimitetit shtetërorë, do të eliminonte dilemat dhe brengosjet, se dëshira për pavarësinë e Kosovës, do të jetë e kërcënuar edhe nga projekte të cilat nuk do të krijojnë mirëqenie dhe ardhmëri të lumtur për qytetarët e Kosovës.
2. Pavarësia e Kosovës dhe çka pas pavarësisë
Duhet të inkurajohen fuqishëm të gjithë ata studiues që afirmojnë interesin e sigurisë nacionale, që Kosova të jetë e gatshme që menjëherë posa të zgjidhet statusi i saj, të krijojë strategjinë themelore gjithëpërshirëse nacionale për “sigurinë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”[7]. Kosova si shtet do të ketë mundësi për bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare nga fusha e sigurisë, çka do të ndikonte në rritjen e stabilitetit në vend dhe rajon. Shkalla e suksesit në realizimin e kësaj politike varet nga arritja e stabilitetit të brendshëm dhe e konsolidimit të shoqërisë demokratike dhe të drejtave të njeriut, të zhvillimit ekonomik, konsolidimit të institucioneve dhe instrumenteve të sigurimit, ngritje e besimit për t’u investuar në Kosovë nga kompanit ndikuese të biznesit të BE -së, SHBA-së, Japonisë etj., duke e afirmuar Kosovën në vazhdimësi si një faktor progresi e kontribues në proceset e politikave rajonale dhe globale.[8]
Arritja e vijave diplomatike që të përgatitet Kosova, që pas njohjes ndërkombetare të pranohet edhe anëtare e OKB-së, të fillojë procedurat për pranim në BE dhe NATO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, politike dhe ekonomike. Synimet e krijimit të diplomacisë stabile për ndërtimin e shtetit, duke u inkorporuar në projekte të bashkëpunimit regjional, duhet të fokusohen në projekte të konsultuara me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n.
Mandej, aktivitet për ndërtimin e shtetit të Kosovës, në marrëdhëniet ndërkombëtare, për krijimin e raporteve diplomatike të marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale për bashkëpunim diplomatik, ekonomik, kulturor, sportiv e etj., shqiptarët e Kosovës, duhet të orientohen më bindshëm në krijimin e idenditetit shtetëror kosovar, që mos ta përjetojnë fatin e marrëveshjeve paqësore të rrugëtimit të diplomacisë evropiane për njohjen e pavarsisë të Shqipërisë.[9]
Me siguri se edhe pas fillimit të njohjes ndërkombëtare të Kosovës, në valën e lojërave politike për kundërshtimin e njohjes ndërkombëtare, që e bën Federata Ruse dhe aleatët e saj, do të veçoja për këte rast dy deklarata të mbështetura me fakte, ajo e Brus Xheksonit, kryetari i organizatës joqeveritare “Projekti për demokracinë në tranzicion” (30 tetor 2007) kur thotë se, statusi i pazgjidhur i Kosovës e bën situatën e tensionuar në Maqedoni, Bosnje dhe në tërë Evropën Lindore. I njëjti afron argumente se izolimi i Sërbisë nga Bashkimi Evropian do të bëhet nga vetë ajo, duke mbetur në pozicionet në kundërshtim të statusit të pavarësisë së Kosovës dhe lejimit të rregullave (te ekonomisë informale) të kapitalit rus, jashtë standardeve që ofron BE-ja për shtetet që janë aspirate.
Në këte drejtim mund të veçohet edhe Deklarata e dytë, ajo përfaqësuesit slloven Jellko Kacin (1 nentor 2007), ku shteti i tij nga fundi i dhjetorit ka pranuar mandatin e kryesuesit të Bashkimit Evropian, për të përditshëm austriake “Standard” thotë se: “Sërbia sa më shumë të bëhet e pjekur politikisht dhe e vetëdijshme për ta pranuar pavarësinë e Kosovës si realitet, Serbia mund te bëhet epiqendër e ndryshimeve pozitive ne Ballkan”.
Përkundër fakteve, se pavarësimi i Kosovës e stabilizon rajonin Ballkanik, megjithëatë ekzistojnë konstatime të përpunuara mirë, se nuk ka gjasa reale, qe elitat politike serbe (të motivuara nga ato ruse) të ndryshojnë qëndrimin e tyre, për një kohë kundër, për pavarsinë e Kosovës. Si duket, shumica e politikanëve dhe intelektualëve serb, nuk dëshërojnë t’i vejnë në përdorim përvojat për krijimin e një regjioni Ballkanik të stabilizuar, ashtu siç vepruan me politikat e tyre pajtuese gjermanët dhe francezët, që ishte edhe baza për krijimin e BE -së. Elitat politike serbe, për një kohë shumë të shkurtër, do t’i binden faktit për fajësinë dhe dëmin që me shekuj ia kanë shkatuar serbët shqiptarëve. Gjeneratat e ardhshme politike serbe nuk do të krenohen me shembujt e miqësisë që kanë krijuar parardhësit e tyre, pasi se pushtetet serbe historikisht njihen si okupator dhe ndërtues të pozitave serbe në Ballkan në dëm të shqiptarëve dhe boshnjakëve musliman. Pas njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, krahas ndërtimit të politikave për bashkëpunim regjional, bazuar në standardet evro – atlantike, duhet të vjen në shprehje një “detant” [10] ballkanik, apo edhe një detant shqiptaro – serb.
Elitat politike të Kosovës, pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, me siguri se do të përballen me sfida të reja. Është e qartë se periudha më shumë se 60 vjetë e një rezistence për të konkretizuar shtetësin, shqiptarët e Kosovës nuk do ta çvlerësojnë. Pastaj nëse e kemi parasysh faktin se Kosova ka kaluar përmes veprimeve luftarake drejt pavarësisë dhe është në kërkim të përshtatshmërisë së funksionimit të të gjitha institucioneve dhe organizimit të shoqërisë, në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës që, është që sa më pak të reflektohen pasojat që i ka shkatuar lufta. Kosova ka potenciale institucionale dhe intelektuale të cilat mund të ofrojnë zgjidhje për situatat e krizave, ndërsa, përmes zhvillimit të bashkëpunimit dhe integrimit, ajo do të zhvillojë kapacitetet e veta institucionale. Institucionet e Kosovës, krahas kritereve politike, ekonomike dhe të sigurisë si NATO dhe standarde të BE-së, do të ndërmarrin aktivitete të nevojshme dhe të përshtatshme për ngritjen e aftësisë së sigurisë, ekonomisë, rendit etj,
3. Gjendja aktuale politike e sigurisë në Kosovë:
Definimi i statusit politik përfundimtarë të Kosovës dhe faza që do ta shoqërojë, pas pavarësisë, pritet që të hap mundësi të reja për të dizajnuar një sistem efektiv të “kulturës politike”[11], sigurisë nga institucionet vendore në bashkëpunim me ato organizma ndërkombëtare, që do të kenë prezencë të qëndrueshme në Kosovë edhe pas përcaktimit të statusit siç janë NATO-ja dhe misioni i BE-së. Ndërtimi i poltikave të sigurisë shtetërore në Slloveni, Hungari, Çeki, shteteve të Baltikut, të cilat tani janë anëtare të NATO-s dhe BE-së, duhet t’i shërbejnë si përvojë edhe qeverisë së Kosovës.
Shqetësime për kontroll institucional, për punën e strukturave udhëheqëse është i arsyeshëm. Është i nevojshëm bashkëpuni me institucionet ndërkombëtare, për zhvillimin e politikës shtetërore, me prioritetet e përcaktuara: aktivitete diplomatike për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, promovimi i programeve të qarta ekonomike për zhvillimin ekonomik; sigurinë sociale dhe prosperitetin kulturor; zhvillimin demokratik të institucioneve; lirinë dhe barazinë nacionale; respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Bashkëpunimi ndërkombëtar i Kosovës dhe institucioneve të saja, duhet te jenë të bazuara në agjendën e standardeve të BE-së dhe NATO-s. Bashkimi Evropian, në përshpejtimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, duhet të korigjojë gabimin për dëmin, që ia shkatoi Kosovës, në vitin 1991-1992[12]. Do të ishte me rëndësi të madhe për adaptimin e përgjithshëm të shoqërisë dhe institucioneve të saj me standardet dhe procedurat e botës së zhvilluar. Duke u mbështetur në analizat e formulimit të interesave shtetërore (nacionale), si dhe në bazë të vlerësimeve për një zhvillim strategjik, veçanërisht në aspektin e sigurisë së Kosovës.
4. Çka paraqet Marrëveshja e Ohrit në R. e Maqedonisë –
cila është lidhshmëria me Kosovën ?
Marrëveshja paqësore e Ohrit, me implementimin e amandamenteve kushtetuese, në masë të konsiderueshme e ndryshoi kornizën demokratike të sistemit të mëparshëm të vendit. Si pasojë e konfliktit luftarak të vitit 2001, dhe nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, me marrëveshjen e Ohrit është rivendos modeli i cili duhet të krijojë paqë ndëretnike, më tepër stabilitet dhe siguri në vend. Me këto ndryshime u krijua rasti që edhe teoria shoqërore tek ne, të merr hapin me kohën në sqarimin e fenomeneve politike, ekonomike, sociale të sigurisë etj. Kjo marrëveshjeje e pranuar ndërkombëtarisht, me të drejtë njihet si dokument i paqes dhe e kompromisit, me vizion për mirëqenjen e qyterëve të Maqedonisë, si pjesë e dialogimit që jetësoi vlerat diplomatike si kuntribut për kthimin e paqes. Nëse analizohet rëndësia e Marrëveshjes së Ohrit, në ndërtimin e shtetit të ri të RM-së, faktet që ofrohen janë shqetësuese për vonesën e implementimit të një dokumenti i cili llogaritet si dokument që i ka dhënë vlerë fundamentale Kushtetutës së Maqedonisë, që të njëjtën ta pranojnë edhe shqiptarët. Ky shqetësim bazohet në vonesën e sjelljeve të ligjeve që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe, Ligji për përdorimin e flamurit shqiptarë si dhe inkuadrimi i shqiptarëve sipas përqindjes proprcionale. Partitë politike maqedonase që përbëjnë kolacionin qeveritar, sikur dëshirojnë të manipulojnë me këte Marrëveshje, apo sikur dëshirojnë të harrojnë se kjo marrëveshje i dedikohet ndërtimit të raporteve shtetërore shqiptaro – maqedonase.
Edhe pas gjashtë viteve të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, parashtrohet pyetja, sa u ngritë niveli i mirëbesimit reciprok shqiptaro – maqedonas? A mjaftojnë vetëm ndryshimet kushtetuese dhe sjellja e ligjeve apo realizimi i disa pikave nga anekssi C, që të kemi vlerësime reale për besueshmërinë ndërnacionale, për kulturën shtetërore, për kulturën politike, për kulturën për paqen dhe për një stabilitet të qëndrueshëm institucional në Maqedoni. Me keqardhje mund të konstatohet edhe fakti se kësaj marrëveshje i mungoi komponenta ekonomike, që është natyrë e historisë së marrëveshjeve paqësore. Ky hendikep ekonomik më së tepërmi hetohet në mungesën, apo në mosinvestimin në vendet të përfshira në konflikt, dhe në mos risocializimin e invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve dhe pjestarëve të tjerë të UÇK-së.
Edhe në Maqedoni, projektet e bashkëpunimit regjional të bazuar në standardet e BE-së dhe NATO-s mund të implementohen vetëm nëse ekzistojnë elita politike që janë të prirë të nxisin procese pozitive (dhe përkrahja e tyre). Në vtin 2007, bartësit e funksioneve në Qeverin e Maqedonisë, më tepër kishin aktivite mediale promivuese, dhe më pak sëndërtim të implementimit të standardeve, që e shpejtojnë rrugën për antarësim në BE dhe NATO. Ndërsa sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, Qeveria e Maqedonisë duhet më bindës t’i përkushtohet paraqitjeve publike që mund të jenë pajtuese, që do të krijojnë hapësirë për realitetin e konstelacionit të ri, të një Maqedonie të re, me jetësimin e kësaj marrëveshjeje.
Në vigjilje të pritjes së ftesës për antarësim në NATO dhe për fillimet e bisedimeve për antarësim në BE, në cilësinë e shtetit kandidat, Qeveria e Maqedonisë ndërmorri disa aktivitete që prishen ekuilibrimin e prioriteve politike, ekonomike apo edhe të projekteve që kanë të bëjnë me mirëqenjen e qytetarëve. Rasti tragjik i intervenimit policor në Brodec, pastaj vendimi i Gjyqit kushtetues për abrogimin e disa neneve që kishin të bëjnë me përdorimin e flamurit shqiptar, në kohë kur pritet të fillojnë procedurata ndërkombëtare për njohjen e pavarësisë së Kosovës, krijohet dyshimi se në formë të tërthortë me dije apo pa dije, qeveria e Maqedonisë i kontribuon situatave konfliktuoze. Kësaj situate konfliktuoze politike (shtator 2007), me sjelljet e tyre i kontribuan edhe disa deputet dhe disa qeveritar shqiptar, me rastin e rrahjes së tyre në mes veti në lokalet e parlamentit. Këto sjellje konfliktuoze, me zënka ndërpartiake të tyre, vazhdojnë të jenë aktivitet i përditshëm, vërehen edhe me prononcimet e tyre publike, që shpeshherë ndjellin urrejtje brenda shqiptare, dhe janë jashtë çdo norme të etikës politike.
Sipas shumë vlerësuesve dhe njohësve të politikave të sigurisë shtetërore, me rastin e Brodecit, dhe disa raste tjera, konstatohet se Qeveria e Maqedonisë, iu ka shmangur parimeve të Marrëveshjes së Ohrit, parimeve kushtetuese dhe rregullave të përalajmërimit te hershëm për menaxhimin paqësor me krizat.
Nga përvojat e shteteve në trazicion, por edhe nga përvojat me të cilat u ballafaqua Republika e Maqedonisë, në katermbëdhjetë vitet e fundit u dëshmua fakti se për stabilitetin e shtetit dhe për sigurinë e tij nuk janë vendimtare forcat represive, ushtria e fort dhe policia, por se ndikimin për krijimin e një shoqërie stabile me një siguri të qëndrueshme janë disa parametra të tjerë si: ngritja e nivelit të demokracisë, respektimi i të drejtave të njeriut, ekzistimi i partive stabile, kultivimi i raporteve të mira ndëretnike, mirëqenja ekonomike dhe sociale etj . Stabiliteti politik, ekonomik dhe i sigurisë i Maqedonisë ka një ndëvarësi reciproke edhe me zhvillimet në Kosovë, qofshin ato zhvillime pozitive apo negative.
5. Integrimet euro-atlantike; Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria në
marrëdhëniet ndërkombëtare me refleksion në Ballkan;
Proceset e integrimit evroatlantik janë të lidhura ngushtë me bashkëpunimin regjional. Republika e Maqedonisë dhe Shqipëria, përmes Kartës së Adriatikut (projekt i NATO-s) dhe standardeve integruese të BE-së, për jetësimin e interesave strategjike për antarësim në strukturat evroatlantike në NATO dhe BE, ështe bazuar në modelet e bashkëpunimit regjional. Me këto interesa definohen vlerat, edhe për bashkëpunimin me fqinjët, si nxitje themelore e bashkëpunimit regjional, e cila mund të arrihet përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, kulturor, arsimor dhe lloje të tjera të bashkëpunimit si të atij bilateral dhe regjional. Në këto zhvillime politike, ekonomike, kulturore etj, shqiptarët ku do që shtrihen në regjionin balkanik, duhet të kenë një pikë (qendër) të përbashkët kordinuese ndërshqiptare. Me këte do të vendosej dialogu shqiptar me popujt e tjerë, në disa nivele dhe në më shumë fusha, dhe do të krijohen më tepër mundësi për besimin më të madhë në ofrimin e popujve që jetojnë në shtetet e Evropës Juglindore. Kjo nënkupton aktivitetin diplomatik, për dialogim në definimin e vlerave të përbashkëta të cilat do të krijonin ambijentë për stabilitet të brendshëm dhe bashkëpunimim regjional. Shpallja e pavarsisë së Kosovës dhe njohja ndërkombëtare, stabilizimi institucional i brendshëm i Shqiperisë dhe i Maqedonisë dhe pranimi i ftesës për antarësim në NATO, do të ishte kontributi më i çmueshëm për faktorzimin e politikave ndërkombetare të këtyre tre shteteve në Evropën juglindore.
Për hulumtimin e problemit të sipërpërmendur me rëndësi të veçohen disa aspekte, siç janë:
- fizionomia e re politike e zgjerimit të NATO-s, sidomos në Evropën Juglindore;
- çështjet politike dhe rrethanat ekonomike dhe të sigurisë në Maqedoni dhe Kosovë, dhe në rajon pas vitit 1999;
- ndryshimet në organizimin e brendshëm të Republikës së Maqedonisë me Marreveshjen kornize te Ohrit të vitit 2001,
- rritja e rolit të NATO-s dhe BE-së në zgjidhjen e problemeve nacionale dhe regjionale në Ballkanin perëndimor, si dhe
- një komponentë që duhet bindshëm te ngritë nivelin e bashkëpunimit regjional, është definimi i statusit të pavarësisë së Kosovës, apo krijimi i raporteve të reja nderfqinjësore pas statusit.
Në këte drejtim nuk duhet të mungojë qasja serioze e strukturave qeveritare dhe joqeveritare, partive politike në pozitë dhe opozitë që në procesin e integrimeve Evroatlantike në kuadër të projekteve që ofrohen nga NATO-ja dhe BE-ja, secili shtet ndaras dhe bashkarisht shtetet e Ballkanit perendimor të obligohen:
- Të punojnë në kuadër të Bashkësisë ndërkombëtare që të zhvillojnë strategji të përbashkët për shpejtimin e zhvillimit demokratik dhe ekonomik në regjion.
- Të angazhohen për paqë të qëndrueshme dhe afatgjate, prosperitet dhe stabilitet në Evropën juglindore,
- Të i vazhdojnë reformat demokratike,
- Lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe
- Të krijohet koncepte dhe politika pajtuese me elemnte të kuptueshme për një ndërvarshmëri fqinjësore e mbështetur në vlera bashkëkohore, për krijimin e rrethanave për një stabilitet më afatgjatë të marrëdhenieve fqinjësore.[13]
Nga fakti i bashkëpunimit regjional dhe ndërfqinjësor, duke e respektuar edhe integrimin e gjithëmbarshëm të brendshëm, brenda shtetit, me inicijativat që burojnë nga strukturat evroatlantike, nga strukturat qeveritare dhe çarqet akademike, duhet të favorizohen idetë e hapjes së kufinjëve. Duke i zëvendësuar burimet e djeshme të konflikteve ballkanike me format bashkëhore të bashkëpunimit rajonal në një model të ri gjeopolitik të mirëqenjes dhe paqes, sigurisë dhe prosporitetit Ballkanik. Unë mendoj se dy shtetet Kosova dhe Maqedonia e kanë një rast ideal, që pas definimit të statusit të pavarësisë së Kosovës, të bëjnë sëndërtimin e raporteve të mirëfillta fqinjësore. Mendoj, se për herë të parë në historinë e maqedonasve, interesi i tyre si komb, lidhet edhe me interesin shqiptar. Keto interesa janë shumë të ndërvarura, dhe tani aspak nuk mund të vehet në dyshim se pavarësia e Kosovës, njëherit stabilizon drejteperdrejtë edhe Maqedonin.
5.1. Kurtha e diplomacisë serbe në krijimin e problemit ndërkufitar
Kosovë – Maqedoni
Kurtha e problemit ndërkufitar e bazuar në një marrëveshje famoze e nëshkruar në Shkup, më shkurt të vitit 2001, nga Kryetari i ndjerë i Maqedonisë Boris Trajkovski dhe Koshtunica si kryetar i Jugoslavisë së mbetur (që sa vite një shtet i tillë nuk ekziston në kartën politike të botës), herë pas here krijon edhe mosmarrëveshje ndërshetërore. Por kjo kurthë e çarqeve serbe nuk u vlerësua drejtë atëherë nga Qeveria e koalicionit e vitit 2001 (VMRO – DPMNE dhe PDSH si parti qeveritare). Me keqardhje mund të konstatohet se në disa momente edhe mjaft të ndieshme të sigurisë rajonale, sikur dëshirohet të riciklohen marrëdhënie të tendosura ndërfqinjësore, të bazuara në mos shënimin e vijës kufitare. Ndryshimi i vijës kufitare në vitin 2001, nuk duhej të pranohej, aq me naivitet nga qeveritarët e Maqedonisë, nëse merret parsysh fakti se një Jugosllavinë e cunguar vetëm me Serbinë dhe Malin e Zi, nuk e kishin legjitimitetin shtetëror të përcaktojnë vijën kufitare edhe për pjesën me Kosovën, në kohë të statusit të saj, me një protektorat ndërkombëtar.
Ekzistojnë vlerësime reale se, Maqedonia duke ndërtuar qëndrimin konstruktiv ndaj Kosovës, duke e ndërtuar qëndrimin për pavarësinë e Kosovës, konformë politikave të diplomacisë të SHBA-së, BE-së dhe NATO-së, me siguri se do gjenden modalitet diplomatike që Qeveria e Maqedonisë, nuk do të pranoj që edhe më andej të mbetet pengë e kurthave diplomatike serbe, sa i përket situatave të krijuara me definimin e vijës kufitare Kosovë – Maqedoni,
6. Partneriteti shqiptaro-turk pjesë e politikës gjepolitike shqiptare
Ekzistojnë arsye të pakontestueshme, se çarqet shkencore shqiptaro – turke, me prioritet duhet të nisin inicijativat për rishikimin e historisë shqiptaro – turke. Pasqyrimi i raporteve politike, kulturore nuk duhet të bazohen në vlerësime të bazuara në literatura kvazi shkencore, ku Turqinë dhe popullin turk e paraqesin në forma më të zymta, në raportet shiptaro turke. Ka ekzistuar një vakum një shekulli, thuajse të pakujdesie dhe çthurrje të hulumtuesve të ndryshëm edhe ndër shqiptar, që në forma më ekstreme të paraqesin popullin turk dhe perandorine osmane si armiq te shqiptarëve. Eshtë koha që akademitë turke dhe shqiptarë, apo edhe institucione të pavarura intelektuale turko – shqiptare, të veprojnë me projekte të perpunuara mirë, që me hulumtime konkrete t’i japin kuptim meritor historiografisë shqiptare, duke filluar prej kohës së Skenderbeut deri në kohën e sotshme. Duhet të pranojmë faktin se ka nevojë për studime të mirëfillta të turkulogëve dhe albanologëve të cilët, do të kenë një persiatje shkencore mbi perandorinë osmane dhe ndërtimin apo kultivimin e vlerave te lidhshmërise turko – shqiptare. Studimet e mirëfillta do paraqesin edhe realitetin shkencor në marrëdhëniet turko – shqiptare, nga kjo ka arye të mjaftueshme për të rishkruar historinë e marrëdhënieve shqiptaro – turke [14]. Një institucion i përbashkët shkencor turko – shqiptar per hulumtime të së kaluarës shqiptare nën perndorinë osmane, do të jetë një themel në ndërtimin e raporteve vëllazërore turko – shqiptare.
Është koha që në ndërtimin e politikave për faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan, në ndërtimin e politikave evro – integruese, “partneriteti dhe bashkëpunimi”[15], duhet te pranohet lidhja e natyrshme e lidhshmërisë të qëndrueshme në mes shqiptarëve dhe turqëve. Kjo vijë e natyrshme mund të deshmohet edhe më shumë, nëse e shohim në forma të një statistike të përpunuar mirë, për vendin dhe rolin që kishin shqiptarët në ndërtimin e shtetit turk. Në kohën e sotme shqiptarët krahas faktorizimit të tyre me orientime proamerikane dhe properëndimore, duhet të ndërtojnë vija të llobimit të përbashkët të një aleance turko shqiptare në promovimin e vlerave stabilizuese në regjionin e Evropës juglindore.
Duhet të pranojmë faktin se në pesëmbedhjetë vitet e fundit Turqia, vazhdon të luan një rol paqedashës në regjionin ballkanik. Ndëron raporte politike të miqësisë me Shqipërinë, Maqedonin, Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën dhe më gjërë. Në këte drejtim dalin në sipërfaqe diplomatike edhe arsyet për një porosi miqësore, Turqia duhet të ketë një rol më aktiv diplomatik për njohjen ndërkombëtare të pavarsisë së Kosovës.
6.1. Aspekti politik, ekonomik, kulturor dhe fetar
Sa i përket muslimanëve të Evropës juglindore duhet të pranohet realiteti i lidhjes të natyrshme të tyre me Turqinë. Kjo lidhje, me asgjë gjerë më tani nuk ka qenë në kundërshtim me realitetin e pranimit të dallimeve që i kanë njerëzit në mes veti, Turqia në raportet diplomatike me shtetet e Ballkanit ka dëshmuar një rol shumë konstruktiv. Në aspektin fetar Turqia mbetet shëmbull i mirë për ndërtimin e raporteve ndërfetare duke e afirmuar kuptimin e një tolerance ndërfetare.
Duhet të pranohet fakti se shqiptarët musliman kanë disponim pro – turk, por ekzistojnë fakte të pamohushme se edhe shqiptarët që i takojne fesë katolike dhe ortodokse në kohën e sotme, por edhe më herët nuk kanë qenë të rënduar me dukuri të disponimit antiturk. Kjo dëshmon edhe për një kulturë brenda shqiptare në krijimin e miqësive. Shembujt ku popujt e feve të ndryshme me shekuj të tërë jetojnë afër njëri-tjetrit, pa shënuar kurrfarë përplasjesh mes tyre. Këtë mund ta ilustrojmë edhe me shembuj të shumtë të multikonfesionalitetit të popullit shqiptar, pjesëtarë të islamit, të katolicizmit dhe orthodoksisë, mes ithtarëve të të cilëve historikisht nuk është shënuar ndonjë fërkim ose mosmarrëveshje.
Në këtë drejtim, sa i përket përvojave integruese mund ta kujtojmë edhe politikanin gjerman Volker Ruhe, ku thotë: ,,Sa i përket zhvillimit të islamit në Evropë, anëtarësimi i Turqisë (si shtet anëtare e NATO-s) në BE mund të ketë ndikim pozitiv”. Turqia dhe poppulli shqiptar, me një përvojë të mirëkuptimit ndërfetar që e posedojnë mund t’i shërbejnë edhe popujve të tjerë të Evropës. Keqpordorimi apo serviliteti dhe manipulimi i masave duke prekur në ndjenjat fetare për synime politike apo qëllime të tjera, është veprim i shëmtuar. Pa mëdyshje turqit, shqiptarët muslimanë, dhe muslimanët e tjerë në Gadishullin Ballkanik i kanë pranuar vlerat për integrime evro-atlantike dhe sipas këtyre standardeve dhe konkurence, do të ndërtohet edhe perspektiva me një qytetrim të ndërtuar përmes disa vlerave të interesit të përbashkët, duke e mbrojtur dhe kultivuar edhe idenditetin fetar islam. Nëse kemi prasysh se koncepti i ndërvarshmërisë në krijimin e raporteve ekonomike, politike, të sigurisë, sociale, kulturore në mes njerëzve, shteteve, afarsistëve është paradigmë e kohës, atëherë patjetër, projektet integruese duhet t’i nënshtrohen domosdoshmërisë për të bashkëvepruar duke u mbështetur në interesa reciproke ashtu dhe të tillë, si qenie njerëzore të mvarur njëri me tjetrin, ashtu si na ka krijuar Zoti i Madhërishëm.
6.2. Historia e defaktorizimit të shqiptarëve në Ballkan
Pak histori. Historia gjenocidale greke ndaj Çamëve. Kjo pjesë e popullit shqiptar mbrenda kufijve te Greqisë, por në troje të veta autoktone, përjetoi një politikë eleiminuse greke, përshkak se ishin shqiptar dhe se i takonin fesë islame. Ndërsa për shqiptarët ortodoks të pëkasaj toke, dominuan masa të tjera poshtu të vrazhda asimiluese.[16] Fatin e njejtë e përjetuan shqiptarët e krahinës së Nishit dhe Leskovcit, me faktet që ofrohen, për katastrofën humanitare të shqiptarëve gjat dhe pas Kongresit të Berlinit (1878), ndodhi shpërnguljeve më masive e dhunshme e mbi 612 katundeve shqiptare prej këtyre vendeve historikisht të banuar me shqiptar.[17]
Në anën tjetër, po në të njejta kohëra kishte edhe projekte serbe slave, jo vetëm për shpërngulje, por për asimilimin e shqiptarëve të fesë orthodokse. Shqiptarët e fesë orthodokse përveç anës të Dibrës dhe Gostivarit jetonin në numër të konsiderushëm edhe në rrethinën e Strugës, Kërçovës, Ohrit, Prespës dhe Manastirit. Në këtë kontekst ndoshta historianët, do t’i zbardhin edhe faktet se shumë vendbanime që ishin të banuara me shqiptarë në Maqedoni, edhe me shpërnguljet për në Turqi, tani ato vendbanime janë pa shqiptarë, duke përfshirë shumë vendbanime në Veles, Prilep, Manastir, Krushevë, Kratovë[18] Kriva Palankë, Sveti Nikollë dhe Shtip.67
Zbardhja e fakteve për periudhën e okupimit serb të tokave shqiptare në mes dy luftërave botërore, periudha pas vitit 1945 e integrimit të dhunshëm të shqiptarëve me krijesën shtetërore të quajtur Jugosllavi, dhe shpërngulja e dhunshme për në Turqi që zgjati deri në vitin 1968 (Elaborati i Cubriloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve musliman për në Turqi)[19]. Fakte edhe të kohës më të re të viteve 1981, 1987 – 1998 dhe sidomos ato të viteve ‘98-99, kur Serbia ushtroi gjenocidin në popullin e pambrojtur shqiptar në Kosovë, kur kishte hаrtuar një strategji për “një tokë të djegur” dhe pa shqiptar.
Katastrofa e fundit humanitare në Kosovë (1998 – 1999) ishte nga pasoja e dhunës që ushtroi pushteti serb, mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë.[20] Në fakt, me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve nga pushteti serb, u sëndërtua parimi i së drejtës ndërkombëtare se: “kur shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut, kur ushtrohen format e represionit të gjenocidit, aty edhe përfundon sovraniteti shtetëror”.[21] Qeveria serbe njëherë e përgjithmonë, duhet t’i bindet fakteve historike, dhe t’i bindet faktit se me “Marrëveshjen ushtarako – teknike të Kumanovës” për tërheqjen e forcave ushtarake – policore dhe paramilitare serbe nga toka e Kosovës, definitivisht me këte e ka nënshkruar edhe kapitulimin si okupator, dhe prej atëherë Serbia e sotme nuk ka më asgjë të përbashkët në elementin e sovranitetit shtetëror me Kosovën. Serbia nëse pranon realitetin e krijuar në gjepolitikën ballkanike, apo rolin e ri të shqiptarëve në Ballkan, duhet t’i bindet të derejtës ndërkombëtare, se si duhet të krijohen rrethanat diplomatike për arritjen e marrëveshjeve fqinjësore me Kosovën.
Defaktorzimi mbrenda shqiptar, në përiudha të ndryshme historike, prej Lidhjes së prizrenit e drei në vitin 1997 janë histori e veçntë dhe e dhimshme Brenda shqiptare.
Përfundim
Kur trajtohen tema te marrëdhenieve ndërkombetare për shqiptarët në Ballkan, patjetër se duhet të hulumtohet hisoria politike e ndodhive pas rrënimit të murit të Berlinit (1989). Ekzistojnë mendime nga çarqe intelektuale shkencore, se pavarësia e Kosovës ngritet në një nivel të ngjarjes historike të rrënimit të murit të Berlinit. Kur vazhdojnë të krijohen rregulla të reja të ndërvarësisë në krijimin e marrëdhënieve diplomatike, me ndryshimet shoqërore-politike, ekonomike dhe të sigurisë që ndodhën në Evropë e që ndikuan edhe në rregullat e “Rendit të ri botëror”. Në këte kohë vazhdojnë të imponohen edhe rregulla të reja të ndikimeve dhe konkurrencës në mes popujve. Tani krijohet rasti që edhe elitat intelektuale shqiptare më guximshëm të promovojnë rregulla të qëndrueshme për ekuilibrimin paqësor, ku perspektiva e sigurisë (nacionale apo shtetërore) nuk mund të shikohet edhe më tej me alternativat e garave në armiqësi.
Në këte drejtim, do të ishte dezekuilibrim paqësor, apo edhe brengosje për stabilizim të marrëdhënieve rajonale, nëse nga elitat udhëheqëse shtetërore nuk kuptohen vlerat integruese si pikënisje për zgjërimin e mirëfilltë të konceptit paqësor të bashkënimit ndërfqinjësor.
Shqipëria, Kosova, dhe shqiptaret e R. së Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi, duke e ndërtuar identitetin e tyre shtetëror, ndërtojnë një pamje reale në ballafaqimet dhe konkurencat që mund të krijohen në kuadër të rendit bashkëkohorë ekonomik, politik dhe të sigurisë edhe në rajon. Roli i shqiptareve si trup i përbashkët me këto idenditete shteterore, do të zënë vend të rëndësishem për ndërtimin e raporteve të ndërvarësisë, që e kanë popujt në mes veti. Aleatet e shqiptarëve SHBA, BE dhe NATO, të cilët bëjnë angazhime për njohjen ndërkombëtare të pavarsisë së Kosovës, presin një rol më aktiv të shqiptarëve në arenën e marrëdhënieve bilateterale dhe multiratelare në ndërtimin e politikave ndikuese ekonomike dhe të sigurisë në regjionin e Evropës Juglindore.
§ Ligjerues ne Fakultetin e shkencave politike dhe marredhenieve nderkombetare, Univresiteti FON Shkup dhe Fakultetin e Administratës publike UEJL – Tetovë
[2] Me negociatat fillestare në Rambuje afër Parisit nga 6 deri më 23 shkurt (1999), të pasuara nga raundi i dytë në Paris nga 15 deri më 18 mars. Në fund të raundit të dytë të bisedimeve, delegacioni i shqiptarëve të Kosovës e nënshkroi marrëveshjen e propozuar të paqes, por bisedimet u ndërprenë pa nënshkrimin e delegacionit serb. Fill pastaj, forcat ushtarake dhe policore serbe shtuan intensitetin e operacioneve të tyre kundër shqiptarëve etnikë në Kosovë, duke sjellë trupa shtesë dhe tankse në regjion, duke thyer qartë detyrimet e marrëveshjes së tetorit. Dhjetëra mijëra njerëz filluan t’i lëshonin shtëpitë përballë kësaj ofensive sistematike.
Më 20 mars 1999, Misioni Verifikues i Kosovës i OSBE-së u tërhoq nga regjioni, duke u pasë përballur me obstruksione nga forcat serbe deri në atë masë sa që më nuk mund të vazhdonin ta kryenin detyrën e vet. Ambasadori i SHBA-së Holbruk (Holbrooke) pastaj fluturoi për Beograd për një përpjekje të fundit për ta bindur Presidentin Millosheviq t’i ndalte sulmet mbi shqiptarët e Kosovës ose të përballej me goditjet e pashmangshme ajrore të NATO-s. Millosheviqi refuzoi ta përfillte këtë, dhe më 23 mars u dha urdhëri për ekzekutimin e goditjeve nga ajri (Operacioni Forcat Aleate). (NATO – Doracakk, Bruksel, 2001)
[3] Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, konstaton se më shumë se dhjetë vjet shkilen në mënyrë më të vrazhdë të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, nga pushteti i RF të Jugoslavisë. ((Raport I Amnesti International, qershor 2000, f.4 (http://www.amnesty.org/)
[4] Më 10 qershor, pas një fushate ajrore që zgjati 77 ditë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana njoftoi se ai e kishte udhëzuar Gjeneralin Uesli Klark (Wesley Clark), Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropë, t’i pezullonte goditjet e NATO-s nga ajri. Ky vendim ishte marrë pas konsultimeve me Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe me konfirmimin e Gjeneralit Klark se tërheqja e plotë e forcave jugosllave nga Kosova kishte filluar. Tërheqja ishte në përputhje me Marrëveshjen Ushtarake Teknike të arritur midis NATO-s dhe Republikës Federale të Jugosllavisë në mbrëmjen e 9 qershorit. Marrëveshja ishte nënshkruar nga Gjeneral-lejtnanti Sër Majkël Xhekson (Sir Michael Jackson) në emër të NATO-s, dhe nga Gjeneral-koloneli Svetozar Marjanoviq nga Armata jugosllave dhe Gjeneral-lejtnanti Obrad Stevanoviq i Ministrisë së Punëve të Brendshme në emër të qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe të Republikës së Sërbisë. (NATO – Doracak, Bruksel, 2001)
[5] Në Raportin e OSBE-së prej 900 faqeve, për gjendjen e të drejtave në Kosovë, nga tetori i vitit 1998 deri në qershorin e vitit 1999, nxjerrin akuza të argumentuara, për varrezat masive dhe ekzekutime të shqiptarëve kosovar.
[6] Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244, duke mirëpritur pranimin jugosllav të parimeve për një zgjidhje politike, përfshirë përfundimin e mënjëhershëm të dhunës dhe tërheqjen e shpejtë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare jugosllave. Rezoluta poashtu njoftoi për themelimin e “pranisë ndërkombëtare civile dhe të sigurimit në Kosovë” që do të operonte nën kujdesin e OKB-së. Forca e Kosovës e Udhëhequr nga NATO (KFOR), e krijuar për të përmbushur pjesën e sigurisë së këtij mandati, hyri në Kosovë më 12 qershor dhe e kompletoi stacionimin fillestar më 20 qershor. Si rrjedhojë e konfliktit në Kosovë, pikat më urgjente në agjendën e Aleancës ishin zbatimi i marrëveshjes për përfundimin e konfliktit, rivendosja e paqes, kthimi i refugjatëve dhe mbrojtja e popullit të Kosovës, pa marrë parasysh origjinën e tyre etnike. Shih më gjërësisht: NATO Handbook, NATO Office of information and Press, Brussels, 2001, fq. 93-94
[7] Me problemet që kanë të bëjnë me funskionimin e shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare lidhet gjithmonë edhe çështja e sigurisë kombëtare, si interes më i lartë i shtetit. Përderisa të ekzistojë sistemi ndërkombëtar dhe brenda tij një numër kaq i madh shtetesh të ndryshme, është e kuptueshme që siguria e secilit shtet është relative, pra nuk mund të ketë një siguri si kategori absolute. (shih më gjërsisht: R. Vukadinoviç, Međunarodni poltički odnosi, f.256 – 270.
[8] Shih më gjërësisht: B. Gashi, referat i paraqitur në “Konferencën e Shoqatës atlantike të Kosovës”, Prishtinë, 2007
[9] Në mbledhjen e 29 Korrikut 1913, Konferenca e Londrës e njohu shtetin shqiptar të pavarur dhe vendosi mbi statutin e tij. Shqipëria do të ishte një principatë autonome e sovrane dhe do të kishte në krye një princ me të drejta trashëgimore, i cili do të caktohej prej fuqive të mëdha. Shteti i ri shkëputej fare nga Turqia dhe do të ishte asnjërës, nën garantinë dhe kontrollin e gjashtë fuqive të mëdha. Administrata civile dhe financat e Shqipërisë, për një periudhë dhjetëvjetshe, do të ishin nën mbikqyrjen e një Komisioni ndërkombëtar, i përbërë prej delegatëvet të gjashtë fuqive të mëdha dhe prej një delegati shqiptar.
[10] Detanta (koekzistencë paqësore) është një relaksim i qendrueshëm për marëdhëniet ndërkombëtare, gjatë periudhës së luftës së Ftohtë, ndryshe nga periudha e parë e kësaj lufte. Në fakt paraqiste një status quo, të balancit mes mënyrave diplomatike, politike në njërën anë dhe luftës për zgjedhjen e mosmarveshjeve në anën tjetër. Në fakt u përdor forca e politikës e jo politika e forcës. Detantën e sollën konfliktet maksimale mes Bashkimit Sovjetik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës (1947-1989) për plane gjepolitike dhe gjeostrategjike. Shih më gjërsisht: Henri Kisinxher, Diplomacia, Geer, Tiranë 1999, fq. 749-752
[11] Në shkencën politike koncepti kulturë politike përdoret si koncept analitik për të shënuar dimenzionin te realitetit politik dhe si qasje studimore e shkencës politike me të cilin do të duhej të kapeshin orientimet psikologjike, teresia e vlerave, normave, njohurive etj., që percaktojnë sjelljen politike ndaj sistemit politik.
[12] Çështja e parë që duhej të bëjë në dobi të paqes dhe për krijimin e raporteve më të qëndrueshme të dialogimit të mundshëm të Kosovës me Serbinë, do të ishte riaktualizimi i Komisonit të Badenterit. Riktualizim apo edhe riformulim të ndonjë komisioni tjetër të ngjashëm me atë të Badenterit i mbështetur nga Komisioni Evropian, që urgjentisht të merret me zhvlerësimin e vendimeve të Komisionit të Badenterit, të nëntorit të vitit 1991, kur Kosovës i është mohuar kontuiniteti i së drejtës jurdiko – kushteuese që e kishte Kosova, si pjesë konstituive e ish fedaretës së Jugosllavisë. Nëse në vtin 1999, pas sjelljes Rezulutës 1244 të OKB-së, do të zhvlerësohej vendimi i Badenterit dhe i pranohet Kosovës e drejta kontiunitetit kontiuniteti juridiko – kushtetues, që e kishte me Kushtetutën e RSF të vitit 1974, do të lehtësohej procesi, që edhe Kosova të të ketë të drejtën për vetëvendosje, ashtu si e kishin edhe njisitë e tjera federale. Një proces i tillë, tërësisht do të ishte në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, si dhe do të verifikonte edhe më tepër rolin konstruktiv dhe dometthënës, që e kishte BE-ja për përkrahjen e NATO-s, kundër politikës gjenocidiale që kishte Sllobodan Milosheviqi me pushtetin e tij ndaj shqiptarëve në Kosovë. (N.Maliqi, Gjurmë politike, IASDC, f. 67-70, Shkup, 2001)
[13] NATO – Doracaku, NATO Office of information and Press, Brussels, 2001
[14] Misioni diplomatik shqiptare ne krye me Abdul Frasherin, pas situates së krijuar pas Lidhjes së Prizrenit, ballfaqoheshin drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e kabineteve të Fuqive të Mëdha, që këto të hiqnin dorë nga zbatimi i Protokollit 13 të Kongresit të Berlinit (1878), në të cilin rekomandohej që të rishikohej vija e kufirit turko-grek (kjo tregon një fakt se shqiptarët Turqinë e kanë llogaritur më ndryshe, nga ajo që me vite na servonte historia), për ta çuar atë deri në lumin Kalama. Në këtë mënyrë do t’i aneksoheshin Greqisë territoret shqiptare të Shqipërisë së Jugut ose të Epirit, Janina me rrethet e saj, Preveza, Arta, Margëlliçi, Parga, Paramithia etj., domethënë pjesa më e madhe e Çamërisë dhe vise të tjera në lindje të saj.
[15] Nevoja për harmonizimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve me sisteme të ndryshme politiko-shoqërore ka qenë prej kohësh e pranishme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Teoricientët e marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilët merren posaçërisht me çështjet e bashkekzistencës, u referohen shpesh shembujve të shumtë nga e kaluara, kur ekzistonin forma bashkekzistence të shteteve të ndryshme dhe kur, në të vërtetë, ishin vënë themelet e mundësive për komunikime paralele ndërshtetërore të subjekteve të ndryshme shtetërore. (Shih më gjërësisht: R. Vukadinoviç, Međunarodni poltički odnosi, f.263-270)
[16] Qëndrimet shoviniste të fqinjës sonë të jugut nuk mund të mos ngjallin kundërshtimin dhe nacionalizmin e shqiptarëve, të cilët përkundrejt mëtimeve territoriale të Athinës zyrtare s’kanë si të rrinë duarkryq. Nëse grekët nuk ndruhen të kërkojnë atë që është e të tjerëve, atëherë a nuk kemi të drejtë ne shqiptarët të mbrojmë atë që është jona? Megjithatë, midis nesh dhe grekëve ka një ndryshim të madh: Greqia mbetet një shtet me barkun në Europë dhe kokën në Bizant, kurse Shqipëria është një vend me kokën në Europë. Ndryshe nga Greqia që punon për të ringjallur Perandorinë e Bizantit, ne shqiptarët besojmë dhe ëndërrojmë një Ballkan të hapur, si pjesë të Europës së Bashkuar, gjë që do të mundësojë komunikimin e pakicave, të ndara nga kufijtë e sotëm politikë, me trungun etnik amë dhe konkurrimin, pa trysni politike, të gjuhëve, të kulturave dhe të ekonomive tona. (Vizione 10, Prof. dr. Rami Memushaj, f.27 -32, IADC, Shkup 2008)
[17] ” Më 26 qershor 1878: Protest e 6200 emigrantëve shqiptarë të dëbuar nga kazatë e Nishit, Leskovcit, Prokupljes dhe Kurshumlisë drejtuar Kongresit të Berlinit kundër vrasjeve, në masë edhe çnderimeve të kryera nga ushtritë serbe dhe bullgare “. Marrë nga Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, Tiranë, 1978, f. 53. Fakte për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga Toplica dhe Vranja ( 1878 ) ” Nëse informata ime është e saktë, madje kam edhe çdo arsye të besoj se është ashtu, banorët paqëdashës dhe punëtorë të zellshëm të mbi 100 katundeve shqiptare të luginës të Toplicës dhe të Vranjës u dëbuan… Nënshkruar nga G. F. GOULD The Britich Museum, London, Accounts and Papers ( 380 1878-9 LXXIX. 79. 574-575). Marrë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente angleze 1878-1881, përgatitur nga Skender Rizaj. Prishtinë, f. 106-107 )
[18] Udhëpërshkruesi Petar Masarek me 12 gusht të vitit 1634 si prift katolik në Tivar, gjatë qëndrimit të tij në Kratovë shkruan se kishte regjistruar 40 shtëpi katolik dhe popullat orthodokse që flitnin dy gjuhët shqipe dhe sllave . Marrë nga Aleksandar Matkovski ” Ballkani në veprat e udhëpërshkruesve të huaj 1640-1657 ” pjesa e parë, faqe 352. Kultura, 1992, Shkup
[19] Hakif Bajrami “Konventa Jugosllave-Turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve”, Konventë e cila asnjëherë nuk u shfuqizua. Rajonet, të cilat i nënshtroheshin emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon: banovina e Vardarit, Banovina e Zetës dhe Banovina e Moravës. Revista Gjurmime albanologjike, nr. 12, 1982 Prishtinë, 1983 ).
[20] Me negociatat fillestare në Rambuje afër Parisit nga 6 deri më 23 shkurt (1999), të pasuara nga raundi i dytë në Paris nga 15 deri më 18 mars. Në fund të raundit të dytë të bisedimeve, delegacioni i shqiptarëve të Kosovës e nënshkroi marrëveshjen e propozuar të paqes, por bisedimet u ndërprenë pa nënshkrimin e delegacionit serb. Fill pastaj, forcat ushtarake dhe policore serbe shtuan intensitetin e operacioneve të tyre kundër shqiptarëve etnikë në Kosovë, duke sjellë trupa shtesë dhe tankse në regjion, duke thyer qartë detyrimet e marrëveshjes së tetorit. Dhjetëra mijëra njerëz filluan t’i lëshonin shtëpitë përballë kësaj ofensive sistematike.
Më 20 mars 1999, Misioni Verifikues i Kosovës i OSBE-së u tërhoq nga regjioni, duke u pasë përballur me obstruksione nga forcat serbe deri në atë masë sa që më nuk mund të vazhdonin ta kryenin detyrën e vet. Ambasadori i SHBA-së Holbruk (Holbrooke) pastaj fluturoi për Beograd për një përpjekje të fundit për ta bindur Presidentin Millosheviq t’i ndalte sulmet mbi shqiptarët e Kosovës ose të përballej me goditjet e pashmangshme ajrore të NATO-s. Millosheviqi refuzoi ta përfillte këtë, dhe më 23 mars u dha urdhëri për ekzekutimin e goditjeve nga ajri (Operacioni Forcat Aleate). (NATO – Doracakk, Bruksel, 2001)
[21] Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, konstaton se më shumë se dhjetë vjet shkilen në mënyrë më të vrazhdë të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, nga pushteti i RF të Jugoslavisë. ((Raport I Amnesti International, qershor 2000, f.4 (www.amnesty.org)