Posted by: altruisti | Mars 11, 2008

Nje propozim rreth perkthimeve islame

 Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Es-Selāmu álejkum!

Para se të shfaq propozimin, paraprakisht po inkurajoj ndonjë prej përkthyesve që të hape një ‘yahoo group’, e cila i kushtohet përgjithësisht botimeve islame, e përkatësisht përkthimeve nga gjuha arabe, angleze, boshnjake, etj. me tematikë islame, në gjuhën shqipe, në mënyrë që të dihet se ç’po përkthehet, sa është përkthyer dhe kush çka po përkthen, e që kjo i ndihmon të gjithëve, si shtëpive botuese, botuesve privat, përkthyesve (në mënyrë që  të mos përkthejnë një libër që veçse po përkthehet), pastaj edhe atyre që bëjnë shkrime-analiza-esse-libra, e që duke i frekuentuar bibliotekat kombëtare (Shkup-Tiranë-Prishtinë) apo libraritë t’i referohen librave inshaAll-llahu teála, etj.

Propozimi ka të bëjë në lidhje transkribimin e alfabetit arab në tekstet shqipe, gjë që e shoh shumë të nevojshme, si rrjedhojë e asaj që shoh parregullësi të shumta gjatë përpilimit të teksteve islame, sidomos në ato ku tregohen hadithe, lutje (duá), edhkāre, të cilat tregohen të përkthyera me shoqërimin e origjinalit.

Një ditë më ra në dorë një libër i profesorit të nderuar, Feti Mehdiut, kontributi i të cilit sa i përket gjuhës arabe në letrat shqipe është shumë i madh; Allahu ázze ue xhel-le e shpërbleftë. Gjeta “Flasim arabisht” të (në atë kohë Mr.) Dr. Feti Mehdiut, i botuar nga (në atë kohë) “Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës”, më vitin 1987, libër ky i cili vlen të ribotohet, duke pasë parasysh vlerat që ka.

Transkribimin e alfabetit arab profesori e ka bërë mjaft mirë, gjë që më pëlqeu tej mase. E shoh shpesh, bie fjala, fjalët-fjalitë: “salallahu alejhi ue selem, xhele shanuhu, azze ue xhel, subhanehu ue teala, xhezakallahu hajren, es-selamu alejkum, etj.” që përdoren më shpesh janë përplot me gabime gjatë shqiptimit, dhe kur ndalem të dëgjoj dikend që i ka mësuar këto pa e njohur alfabetin, shoh se është larg shqiptimit të drejtë, e të mos flasim për duátë apo dovat (suret), të cilat mjerisht i kanë mësuar përmendësh me shumë gabime.

Prandaj po çeli një temë, që të diskutojmë në lidhje me këtë çështje, dhe duke e lutur Allahun ázze ue xhel-le që të na jep sukses, në mënyrë që të gjithë përkthyesit e teksteve islame të kenë një qëndrim se si të shkruhen fjalët arabe të transkribuara me shkronjat tona.

U mundova t’i gjej (tek Symbol…) të njëjtat karaktere që ka përdorur profesori Dr. Feti Mehdiu, porse qe e vështirë ta bëj një gjë të tillë, porse po sjelli diçka të përafërta a të ngjajshme, e disa edhe të njëjta.

Ai propozon që, zanoret e gjata të shënohen me një vizë përmbi shkronjë ā ī ū. Pastaj, edhe -siç thotë profesori- (citoj): “zanoren ā e gjeni edhe si ä. Ndryshimi i këtyre në të folur qëndron aty se kjo e dyta ä, paraqet një mesozanore ndërmjet a-së dhe e-së, por që më shumë anon kah a-ja”.

Lexoni në vijim disa fjalë, të cilat i nxjerra nga libri (fq. 8), porse symbolet i përzgjedha vet (sipas dëshirës sime), sa për të treguar idenë, e më pas mund të vijnë edhe vëllezërit e tjerë me propozimet e tyre. I keni të ngjyrosura me të kuqe për t’i dalluar më lehtë dhe njëherit edhe me font të zmadhuar:

Ĥ p.sh. ĥal-lākun, ĥalībun, ĥasanun (apo me shkronja të mëdha: Ĥal-lākun, etj.)

Ħ p.sh. ħidmätun, ħaraxha, muħrixhun, etj. Kjo është h-ja grithëse, e që me shkronja të mëdha (më tej: Sh. M.): Ħaraxha, etj.

Ş p.sh. şadrun, şabrun, şihhatun, etj. Sh. M.: Şadrun, etj.

Ð p.sh. marīđun, đaraba, đajfun, etj. Sh. M.: Ðaraba, etj.

Ţ p.sh. ţālibun, ţābikun, ţa’āmun, etj. Sh. M.: Ţālibun, etj.

Ź p.sh. źuhrum, źahrum- źanna, etj. Sh. M.: Źuhrum, etj.

Á p.sh. ájnun, ákilun, áfvan, etj. Sh. M. Ájnun, etj.

Ķ p.sh. ķalbun, ķalamun, ķalīlun, etj. Sh. M. Ķalbun, etj.

Pra bëhet fjalë për këto shkronja: ĥ (Ĥ), ħ (Ħ), ş (Ş), đ (Ð), ţ (Ţ), ź (Ź), á (Á), dhe ā ī ū ä, të cilat me ju kërkoj t’i diskutojmë. Fundja, nëse është kërkesë ekstreme kjo që po bëj, që të gjithë përkthyesit dhe autorët të kenë një qëndrim gjatë transkribimit, atëherë të paktën, bile të kemi të njëjtën metodë gjatë shkruarjes së disa fjalëve-fjalive që pordoren më shpesh, si p.sh., salallahu alejhi ue selem, që duhet të jetë (sipas propozime që bëra më lartë) salAll-llahu álejhi ues-Seläm, apo shumë fjalë të tjera të cilat i përdorim vazhdimisht në çdo shkrim a libër, të cilat mund t’i përmendni në vijim.

Si mendoni ju??? (Vini re, s’po kërkoj formimin e ndonjë kongresi të drejtëshkrimit, :D , porse thjesht disa rregulla)

Sinqerisht e vëllazërisht… Ues-Selämu álejkum!

Juaji në Islam, Mirsimi!


Responses

  1. I dashur Altruisti.
    Me vjen mire qe keni mendime persosjeje, ne lidhje me ato qe keni thene ne artikullin tuaj, por, mos harroni se ketu kemi te bejme me gjuhen shqipe e cila nuk lejon asgje nga ato qe thoni ju.
    Zanoret me shenjen e theksit siper, jane te lejueshme ne gjuhen shqipe, por eshte krejt e pa mundur dhe e pa lejueshme te perdoren simbole te tjera qe nuk jane ne alfabetin tone.
    Nje liber i vetem i atij autori, nuk mund te kete autoritetin qe te detyroje njerzit te kerkojne disa simbole.

  2. Une per vete kam nje ankese, per librat fetare ne gjuhen shqipe.
    Kjo ankese eshte se librat fetare ne gjuhen shqipe, botohen pa redaktor.
    Redaktori eshte i domosdoshem qe te kontrolloje librin, me qellim qe njerzit te kuptojne me mire ate qe thone keta libra.
    Librat fetare te perkthyer ne shqip, nuk duhet te kene gabime.


Leave a response

Your response:

Kategori