Këshilla e mualimit!
Një ditë mualimit
nxënësi i ishte afruar
shenjat e shqetësimit
fytyrën e tij e kishin mbuluar.
Shumë hadithe sot
ai s’kishte mësuar
ishte penduar te i Madhi Zot
pasi që kishte mëkatuar.
Mësuesi i mençur,
e vëren me kujdes,
nxënësin e tij të hutuar,
që kishte ardhur për ders.
Ashtu si duhet,
ai s’ishte përgatitur,
pasi që siç thuhet,
në haram syri i kishte ikur.
I kanë kujtuar: talebul ilm ti je,
të gjithë të kanë këshilluar,
përqëndrohu në fe,
në Xhennet ke për të shkuar.
I afrohet mësuesi,
o nxënësi im, ai i thot’,
në sytë e tu pakënaqësi,
unë po shoh sot.
Ç’farë ke kështu,
ti mua më trego,
unë jam për ty këtu,
të të këshilloj.
O i dashur mualim,
Jam fort i shqetësuar,
Disa hadithe unë kam harruar,
a mos ndodh kjo pse kam mëkatuar?
Mualimi i qetë,
mendjeprehtësi të madhe tregoi,
nxënësin e tij të urtë,
e mori dhe e këshilloi.
Ai me plot urtësi,
e mori e ia tha ca fjalë,
nxënësit të tij,
që do jetë një thesarë.
O biri im! Këtë që ti mëson,
Allahu gjithëkujt s’ia dhuron.
I tha: Mësuesit tanë,
kur na kanë mësuar,
një këshillë na kanë lënë,
e kur për të mos e harruar.
Ata ngritnin zërin me plot ton,
thonin dituria është dritë,
E mëkatari atë s’e meriton.
O nxënësi im,
që hadithit i shërben,
fytyra jote plot shkëlqim,
një mësim më len.
Te Allahu duhet penduar,
Ai ka për të na mëshiruar.
Allahu robërve të Vet të sinqertë,
shpërblime i ka premtuar,
Xhennetet në Përjetësi,
e fytyra të ndritura me plot nur e shkëlqësi.
Nga: Mirsim Maliqi, Kumanovë më 31.10.2007
P/S: Inspiruar nga ngjarja e Imam Shafiut dhe këshilla e mësuesit të tij, Vekiut… Me disa ndryshime, kështu si më lartë ngjajshëm qe rasti i Imam Shafiut, Allahu e pastë në mëshirën e Tij! Aty ku kam gabuar, lus Allahun azze ue xhele të më falë!